E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Ndërkohë që Uashingtoni është i shqetësuar se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë, Pekini po kritikon një vendim të administratës së Presidentit Biden për t’i shitur Tajvanit armë me vlerë prej 619 milionë dollarësh, ku përfshihen qindra raketa për avionët luftarakë F-16.
RUSI- Ndërkohë që Uashingtoni është i shqetësuar se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë, Pekini po kritikon një vendim të administratës së Presidentit Biden për t’i shitur Tajvanit armë me vlerë prej 619 milionë dollarësh, ku përfshihen qindra raketa për avionët luftarakë F-16.
Këtë javë administrata e Presidentit Biden njoftoi Kongresin për planet për t’i shitur Tajvanit armë që kapin vlerën prej 619 milionë dollarësh. Në paketë përfshihen edhe raketa për avionët luftarakë tajvanez F-16 dhe pajisje të tjera. Kjo marrëveshje shkel sovranitetin kinez, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning.
“SHBA të pretendojnë se respektojnë sovranitetin territorial, por kanë shkelur angazhimin ndaj çështjes së Tajvanit, madje i kanë shitur armë të avancuara rajonit tajvanez të Kinës”.
Shitjet e huaja ushtarake zakonisht realizohen ndërmjet dy shteteve, por administrata thotë se propozimi, që ka gjasa të marrë mbështetje dypartiake në Kongres, është në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet me Tajvanin.
Në bazë të ligjit Uashingtoni mund t’i shesë armë Tajvanit për të patur një vetëmbrojte të mjaftueshme përballë Kinës. Pekini e konsideron ishullin e vetëqeverisur si territor të vetin. Përfaqësuesi i Taipeit në Uashington thotë se e vlerëson angazhimin amerikan për forcimin e vetëmbrojtjes së Tajvanit.
Këshilli i Biznesit SHBA-Tajvan, një grup lobues për tregtinë, thotë se administrata po përpiqet të shtojë rezervat ushtarake në rast të një bllokade kineze ndaj ishullit, thotë për Zërin e Amerikës presidenti i këshillit, Ruper Hammond-Chambers.
“Tajvani furnizohet përmes ajrit ose detit. Nëse ushtria kineze ndërpret qasjen do të sillte probleme për furnizimin me municione. Pra ishulli duhet të parapërgatitet sa më shumë që të jetë e mundur”.
Qeveria amerikane i hedh poshtë kritikat se shitja e tendos edhe më tej industrinë amerikane të mbrojtjes, e cila po përpiqet të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione.
“Shitja e armëve është një proces dhe metodologji krejtësisht e ndryshme. Në bazë të një urdhëri presidencial ne po i ofrojmë Ukrainës armë dhe pajisje që janë në depot e ushtrisë amerikane. Është një proces krejt ndryshe”, tha John Kirby me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Propozimi për shitjen e armëve Tajvanit i thellon edhe më tej tensionet me Pekinin, mes drojës së Perëndimit se Kina po shqyrton mundësinë e furnizimit të Rusisë me armatime dhe shtimin e lidhjeve mes Moskës dhe Pekinit.
Në fillim të javës Kina shtroi tapetin e kuq për presidentin bjellorus Alexander Lukashenko, aleat i ngushtë i Kremlinit.
“A po përpiqet Kina t’i shesë armë Bjellorusisë? Nëse po, kufiri nga Bjellorusia në Rusi është tejet i përshtatshëm”, thotë për Zërin e Amerikës Patrick Cornin me Institutin Hudson.
Po ashtu është planifikuar një takim mes Presidentit kinez Xi Jinping dhe udhëheqësit rus Vladimir Putin./VOA
Dhuna ndaj fëmijëve ITALI- Një 16-vjeçar ka denoncuar nënën e tij në polici pasi ajo e goditi me shuplakë. S...
Tërmeti në Turqi TURQI- Qeveria turke ka paralajmëruar se do të vendosë masën e 'arrestit me burg' për ata që ...
Joe Biden dhe Olaf Scholz SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zhvillon të premten një takim privat në Shtëpin...
Masih Alinejad Revista amerikane ‘Time’ ka zgjedhur aktivisten iraniane të të drejtave të njeriut dhe prezantuesen e emisioneve ...
Pamje nga Kolumbia KOLUMBI- Një oficer policie u vra dhe 79 kolegë të tij u mbajtën peng gjatë protestave në provinc&eum...
Boris Johnson SHBA- Dëshmi të reja janë publikuar si pjesë e hetimit që do të përcaktojë nëse ish-kryemin...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zhvillon të premten një takim privat në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerm...
Foto ilustruese Ndërkohë që Uashingtoni është i shqetësuar se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë, Peki...
Rusi RUSI- Të ardhurat e naftës dhe gazit të Rusisë pothuajse u përgjysmuan në shkurt pasi kufizimet perëndimore p&...
Foto ilustruese Muharrem Nerjovaj i Bihaqit të Bosnjës dhe kushëriri i tij, Safet Temaj në Prizren, Kosovë, ende janë në...