Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sulmi ndaj ndërtesës në Harkiv ndodhi vonë më 9 maj, disa orë pas përfundimit të paradës vjetore të Rusisë në Sheshin e Kuq.
Një dron rus goditi një ndërtesë banimi shumëkatëshe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, thanë autoritetet, duke plagosur të paktën pesë persona dhe duke sfiduar armëpushimin treditor të shpallur për kremtimet e Ditës së Fitores.
Sulmi ndaj ndërtesës në Harkiv ndodhi vonë më 9 maj, disa orë pas përfundimit të paradës vjetore të Rusisë në Sheshin e Kuq.
Ngjarja, e cila ishte dukshëm më e kufizuar krahasuar me vitet e kaluara, u zhvillua mes kërcënimeve të tërthorta nga Ukraina për ta penguar atë dhe kërcënimeve të hapura e të zemëruara nga Moska për hakmarrje ndaj Kievit.
Presidenti i Ukrainës publikoi një deklaratë tallëse para ngjarjes, duke thënë se ai po autorizonte mbajtjen e paradës së Kremlinit. Autoritetet ukrainase thanë se dhjetera dronë rusë u vërejtën mbi Ukrainë gjatë natës.
Zyrtarët rusë, ndërkaq, raportuan për gati 100 dronë ukrainas mbi rajonin e Kurskut, që kufizohet me Ukrainën. Aleksandr Hinshtejn, guvernatori rajonal, tha se nuk ishte raportuar për të lënduar.
Në Belgorod, një rajon tjetër që kufizohet me Ukrainën, të paktën tetë persona u raportuan të plagosur nga sulmet me dronë ukrainas, sipas guvernatorit rajonal Vjaçesllav Gladkov.
Armëpushimi është paraparë zyrtarisht të përfundojë më 11 maj. Këshilltari i Kremlinit për politikë të jashtme, Juri Ushakov, u tha gazetarëve se nuk ka diskutime në vazhdim për ta zgjatur armëpushimin.
Po ashtu, tha Ushakov, nuk ka plane për rifillimin e bisedimeve të paqes, të cilat Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë përpara.
Duke folur gjithashtu para gazetarëve më 9 maj, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se mendon që lufta në Ukrainë po i afrohet fundit dhe sinjalizoi se dëshiron të negociojë marrëveshje të reja sigurie për Evropën.
Bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës së plotë, tashmë në vitin e saj të pestë, kanë ngecur pjesërisht për shkak të kërkesave të ashpra të Rusisë, të cilat përfshijnë tërheqjen e trupave ukrainase nga territoret në rajonin lindor të Donbasit që ato ende i kontrollojnë./REL
Këmbësorë ecin pranë një imazhi të liderit aktual të Iranit Lufta në Iran dhe në Lindjen e Mesme më gjer&...
Foto ilustruese LIBAN- Izraeli ka sulmuar sërisht Libanin, ku si pasojë e tij kanë humbur jetën 39 persona. Forcat Mbrojtëse...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio KATARI- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kata...
Bjeshka e Araratit shihet pas monumentit Nënë Armenia në Jerevan Duket se diçka po mungon nga pasaporta e re biometrike e Armenis&eum...
Pamje nga vendngjarja FRANCA- Një zjarr i madh ka shpërthyer në një depo pranë Aeroportit Charles de Gaulle në Paris. Ai...
Pamje nga vendngjarja PAKISTAN- Militantët shpërthyen një makinë-bombë në një pikë kontrolli të policisë ...
Foto ilustruse IRAN- Irani ka kërcënuar se do të shënjestrojë objektet amerikane në Lindjen e Mesme nëse vazhdojnë ...
Foto ilustruse SPANJA- Anija turistike MV Hondius, ku u zbulua një shpërthim i Hantavirusit, mbërriti pranë portit të Granadill&eu...
Foto Ilistruse Kompanitë amerikane të teknologjisë janë të përfshira në valë pushimesh nga puna. Oracle, një k...
Foto ilustruse SHBA- Presidenti Donald Trump dhe lideri kinez Xi Jinping pritet të takohen javën e ardhshme në Pekin, në një samit...