LIVE UPDATES
Bota

Pezullimi i programeve të USAID-it, a do të përpiqet Kina të mbushë boshllëkun e krijuar?

USAID-i kishte një buxhet vjetor prej më shumë se 40 miliardë dollarësh dhe ofronte ndihma anembanë botës, duke përfshirë një program që kishte të bënte me Kinën dhe që është bërë objekt kritikash nga Shtëpia e Bardhë.

7 Shkurt 2025, 21:03 Nga r.ll
Pezullimi i programeve të USAID-it, a do të përpiqet Kina të
foto ilustruese

SHBA- Agjencia amerikane e ndihmave për botën e jashtme (USAID), programet e së cilës janë pezulluar nga administrata Trump, është kritikuar prej kohësh nga Pekini. Ndërsa projektet e USAID-it marrin fund, a do të ndërhyjë Pekini në përpjekje për të krijuar ndikim? Disa analistë thonë se pavarësisht që Kina do të dëshironte të mbushte boshllëkun e krijuar, problemet e saj ekonomike mund ta kufizojnë ta bëjë një gjë të tillë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili tani ushtron detyrën e administratorit të USAID-it, tha se do të rikthehen vetëm programet që janë në përputhje me politikat e qeverisë së re.

“Fjala është për paratë e taksapaguesve dhe ne jemi të detyruar t’i ofrojmë garanci popullit amerikan se çdo dollar që po shpenzojmë jashtë vendit çon përpara interesin tonë kombëtar”, u tha ai gazetarëve ndërsa vizitoi El Salvadorin në fillim të javës.

USAID-i kishte një buxhet vjetor prej më shumë se 40 miliardë dollarësh dhe ofronte ndihma anembanë botës, duke përfshirë një program që kishte të bënte me Kinën dhe që është bërë objekt kritikash nga Shtëpia e Bardhë.

Në një dokument mbi “humbjet e parave dhe abuzimin” nga USAID-i të publikuar me 3 shkurt, Shtëpia e Bardhë tha se agjencia kishte dhënë miliona dollarë për ‘EcoHealth Alliance’, një organizatë amerikane që punon për mbrojtjen kundër sëmundjeve infektive. Organizata është akuzuar se ka punuar me Institutin e Virologjisë në Wuhan të Kinës në studimet mbi koronavirusin që kishte shkaktuar pandeminë COVID-19. Si ‘EcoHealth Alliance’ ashtu edhe qeveria kineze i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Agjencia e ka shfrytëzuar financimin si strategji për ndikim

Vitet e fundit, USAID-i e ka përshtatur gjithnjë e më shumë financimin e tij për programet e lidhura me Kinën si një strategji për të frenuar zgjerimin global të Kinës përmes ndihmës dhe investimeve.

Arkivi i faqes së internetit tashmë të mbyllur të USAID-it tregon se agjencia mburrej se “Fondi i saj Kundër Ndikimit Kinez” ishte një nga “arritjet kryesore” të saj. Fondi “do të avancojë qëllimet e sigurisë kombëtare” për të “siguruar partnerë më elastikë që janë në gjendje të përballojnë trysninë nga Kina dhe aktorë të tjerë keqdashës”.

Michael Schiffer, ish-ndihmës administrator i USAID-it për Azinë, i tha një Komisioni të Kongresit në vitin 2023 se agjencia kishte mbështetur për më shumë se një dekadë mbledhjen e të dhënave për investimet e huaja të Kinës. Informacioni ishte mbledhur përmes ‘AidData’, një grup studiuesish në Kolegjin ‘William dhe Mary’ në shtetin e Virxhinias në Shtetet e Bashkuara.

Ndalimi i financimit ka krijuar vështirësi financiare për të paktën një projekt të tillë të financuar nga USAID-i. Brian Eyler, studiues në Qendrën Stimson në Uashington, shkroi në rrjetin social ‘Facebook’ se projekti i tij, ‘Mekong Dams Monitor’, ka vështirësi për të vazhduar funksionimin për shkak të ndalimit të financimit.

“Ne jemi urdhëruar të ndalojmë punën për 90 ditë në pritje të shqyrtimit të mëtejshëm. Kjo do të thotë se programi ynë i Azisë Juglindore mund të mos jetë në gjendje të vazhdojë punën”, shkroi ai.

Projekti i zotit Eyler filloi nga Departamenti i Shtetit gjatë administratës së parë Trump për të studiuar se si digat e ndërtuara nga Kina dhe vendet e tjera në lumin Mekong në Azinë juglindore kanë ndikuar negativisht në komunitete. Sipas asaj që zoti Eyler shkroi, projekti kishte financim si nga Departamenti i Shtetit ashtu edhe nga USAID-i.

Media shtetërore kineze e kishte akuzuar projektin për njollosje të Kinës.

Zëri i Amerikës, shërbimi në gjuhën mandarin, kontaktoi qendrën ‘Stimson’ për më shumë detaje, por nuk mori përgjigje.

Të mërkurën, Sekretari Rubio tha se administrata Trump është në procesin e identifikimit të programeve që janë të përjashtuara nga ndalimi i financimit.

“Kjo nuk ka të bëjë me dhënien fund të ndihmave për botën e jashtme. Ka të bëjë me strukturimin e saj në një mënyrë që çon përpara interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara”, tha Sekretari Rubio gjatë udhëtimit të tij disaditor në Amerikën Latine.

Kritikët e USAID-it

USAID-i gjithashtu ka qenë objektiv i zemërimit të Pekinit. Ministria e Jashtme e Kinës publikoi një raport vitin e kaluar duke akuzuar programet e USAID-it për korrupsion dhe që u japin përparësi interesave të Shteteve të Bashkuara.

Pezullimi i programeve të USAID-it është pritur mirë në faqet e internetit në Kinë, ku mbizotërojnë ndjenjat kundër Shteteve të Bashkuara. Shumë përdorues vlerësuan zotin Elon Musk, miliarderin dhe kreun e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë amerikane, për pezullimin e programeve të agjencisë.

Zoti Musk në një postim në rrjetin social X e ka cilësuar USAID-in si “një organizatë kriminale” dhe se është koha “që ajo të vdesë”.

Kritikët e pezullimit të aktiviteteve të USAID-it shqetësohen se Pekini do ta shohë këtë si një mundësi për të mbushur boshllëkun e krijuar.

“Kina ka shpenzuar triliona dollarë në shumë vende, sepse është e interesuar t'i tërheqë ato në sferën e saj të ndikimit”, shkroi senatori demokrat Chris Coons në gazetën ‘The Washington Post’.

Steven Balla, profesor i shkencave politike dhe çështjeve ndërkombëtare në Universitetin ‘George Washington’ në Uashington i tha shërbimit të Zërit të Amerikës në gjuhën mandarin, se ai pajtohet me vlerësimin. Megjithatë, ai tha se plani i Kinës për të zgjeruar ndihmat për botën e jashtme ka të ngjarë të pengohet nga problemet e saj të brendshme të vazhdueshme.

“Fjala është për papunësinë e të rinjve; për krizën e pasurive të paluajtshme e kështu me radhë”, tha ai. “Kjo mund ta bëjë të vështirë për administratën e Presidentit Xi që të zgjerohet në mënyrë agresive në pjesë të reja të botës, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara”.

Disa aktivistë shqetësohen se edhe nëse Kina përpiqet të mbushë boshllëkun, zona të caktuara ku dikur kishte programe të ndihmës amerikane nuk do të sigurojnë të njëjtin lloj financimi apo, ndoshta nuk do të kenë ndihma fare.

Një ish-avokate që merrej me çështje mjedisore në Kinë, e cila tani jeton në Shtetet e Bashkuara, i tha Zërit të Amerikës se krahasuar me programet e ndihmës amerikane, ndihma e Kinës është më shumë e kushtëzuar dhe kërkon përfitimet monetare për Kinën. Ajo dëshiron të mbetet anonime sepse i frikësohet sulmeve apo kërcënimeve nga Pekini.

Një raport i vitit 2021 i publikuar nga Kina tregon se mes viteve 2013 dhe 2018, Kina kishte shpenzuar 376 miliardë dollarë për ndihma për botën e jashtme. Prej këtyre ndihmave, 45% shkuan në Afrikë në fusha të tilla si bujqësia, ndihma mjekësore, furnizimi me ushqim, kontrolli i sëmundjeve dhe ndryshimet mjedisore.

Ish-avokatja kineze mbi mjedisin tha se nëse i lihet tërësisht Kinës për të ofruar ndihmë, fusha të tilla si të drejtat e grave dhe menaxhimi i burimeve natyrore do të humbasin një pjesë të madhe të financimit, sepse Kina nuk është e interesuar të përmirësojë qeverisjen vendore.

“Sigurisht që do të ketë një ndikim shumë të rëndë te populli afrikan”, tha ajo, “gjë që nuk do të shihet brenda një ose dy ditësh”./VOA

usaid kina

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë