LIVE UPDATES
Bota

Planet për zgjerimin e luftës në Gaza, Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë

Netanyahu do të mbledhë kabinetin e sigurisë pas një takimi triorësh këtë javë me shefin e ushtrisë, të cilin zyrtarët izraelitë e përshkruan si të tensionuar, duke thënë se kreu i ushtrisë kishte kundërshtuar zgjerimin e fushatës ushtarake.

7 Gusht 2025, 14:05 Nga M.B
Planet për zgjerimin e luftës në Gaza, Netanyahu mbledh sot
Benjamin Netanyahu

LINDJE E MESME- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet sot me një grup të vogël ministrash të lartë për t’i shqyrtuar planet që ushtria izraelite t’i marrë nën kontroll më shumë territore në Rripin e Gazës, me gjithë kundërshtimet në rritje brenda dhe jashtë vendit për luftën që ka zgjatur pothuajse dy vjet. Netanyahu do të mbledhë kabinetin e sigurisë pas një takimi triorësh këtë javë me shefin e ushtrisë, të cilin zyrtarët izraelitë e përshkruan si të tensionuar, duke thënë se kreu i ushtrisë kishte kundërshtuar zgjerimin e fushatës ushtarake.

Sondazhet tregojnë se shumica e izraelitëve duan që lufta të përfundojë me një marrëveshje që do të çonte në lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë. Qeveria e Netanyahut ngul këmbë në fitore të plotë kundër Hamasit - grupit militant palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Synimi që forcat izraelite të futen në zona që nuk i kontrollojnë ende në enklavën e shkatërruar palestineze ka shkaktuar shqetësim në Izrael.

Forumi i Familjeve të Pengjeve, që përfaqëson të afërmit e të rrëmbyerve që mbahen në Gazë, i kërkoi shefit të shtabit të ushtrisë, Eyal Zamir, ta kundërshtojë zgjerimin e luftës dhe i bëri thirrje Qeverisë ta pranojë një marrëveshje që do ta përfundonte luftën dhe do ta siguronte lirimin e pengjeve të mbetura. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, theksoi të mërkurën se ushtria do t’i zbatojë vendimet e Qeverisë deri në arritjen e të gjitha synimeve të luftës.

Udhëheqësit izraelitë kanë kërkuar prej kohësh që Hamasi të çarmatoset dhe të mos ketë më asnjë rol në një Gazë të demilitarizuar dhe që pengjet të lirohen. OKB-ja i ka quajtur raportimet për një zgjerim të mundshëm të operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë si “thellësisht shqetësuese”. Ushtria izraelite thotë se kontrollon rreth 75 për qind të Gazës. Shumica e popullsisë prej rreth 2 milionë banorësh është zhvendosur disa herë gjatë 22 muajve të fundit dhe organizatat humanitare paralajmërojnë se banorët janë në prag të urisë ekstreme.

Rreth 200 palestinezë kanë vdekur nga uria që nga fillimi i luftës, gati gjysma prej tyre fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Netanyahu përballet me trysni të madhe ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje armëpushimi, por përballet gjithashtu edhe me trysni të brendshme nga koalicioni i tij për të vazhduar luftën. Disa aleatë të ekstremit të djathtë në Qeverinë e tij kanë kërkuar që Gaza të pushtohet plotësisht dhe që Izraeli t’i rivendosë vendbanimet hebraike atje, dy dekada pas tërheqjes.

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, u tha gazetarëve të mërkurën se shpreson që Qeveria të miratojë marrjen nën kontroll të pjesës tjetër të Gazës nga ushtria. Lufta nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, në sulmin e 7 tetorit 2023 dhe morën peng 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar përmes armëpushimeve ose marrëveshjeve të tjera. Nga rreth 50 që mbeten ende në Gazë, besohet se rreth 20 janë ende gjallë. Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila nuk specifikon se sa prej tyre ishin luftëtarë apo civilë, por thotë se rreth gjysma ishin gra dhe fëmijë./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale