21 Dhjetor 2022, 07:55
Nga a.l
Forcat Eulex
KOSOVË- Situata paraqitet e tensionuar në veri. Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojnë me orar të zgjatur, pothuajse në të gjitha lagjet e veriut ku jetojnë komunitetet e përziera. Më herët u raportua se shumë prej tyre po shërbeheshin me ushqime nga banorët shqiptarë.
Në kushtet e vështira të punës, forcat policore të Kosovës kanë kërkuar furnizim me ushqime e veshmbathje në pikat kufitare të Jarinës. Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se ky mision do të kryhet së shpejti.
“Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës, EULEX-i më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Rudnicë/Jarinjë u ka dorëzuar furnizime esenciale, duke përfshirë ushqime, veshmbathje si dhe mjete higjienike”, shkroi përmes një postimi në Twitter.
Më herët u raportua se Policia e Kosovës ka njoftuar se ka 9 pjesëtarë të saj, janë transportuar nga pikat kufitare në veri të vendit për në jug të Kosovës falë bashkëpunimit me misionin e KFOR-it .
“Bashkëpunim dhe kontakte të vazhdueshme Policia e Kosovës mban edhe me KFOR-in, të cilët sot kanë përkrahur transportimin e 9 zyrtarëve policorë, të cilët për shkaqe shëndetësore kronike janë transportuar nga veriu në jug”, ka thënë Baki Kelani.
Policët në veri të Kosovës sot hynë në ditën e 12 të bllokimit në pikat kufitare përtej barrikadave, kjo gjë ka ngritur shqetësimet e Sindikatës së Policëve dhe partive opozitare.
tensione në veri të kosovës lars-gunnar wigemark
Bota
21 Dhjetor 2022, 08:00
Zvonko Veselinoviç
KOSOVË- Zvonko Veselinoviç, u lind në Mitrovicë. Që në fillim të viteve 2000 është...
Bota
21 Dhjetor 2022, 07:58
Xhelal Sveçla
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka akuzuar kryetarin e Listës S...
Bota
21 Dhjetor 2022, 07:57
Foto Ilustruese
AFGANISTAN- Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë dënuar vendimin e qeverisë së Afganistanit të udhëhequr nga...
Bota
21 Dhjetor 2022, 07:49
KOSOVË- Kosova e ka në agjendë dhe po zhvillon punime për çështjen e blerjeve të dronëve të prodhimit turk, Bayra...
Bota
21 Dhjetor 2022, 07:46
Donald Trump
TIRANË- Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të publikojë dosjet pjes&...
Bota
21 Dhjetor 2022, 07:31
a.l
Shpërthim në veri
KOSOVË- Orët e para të mëngjesit të sotëm janë raportuar dy shpërthime me bomba të...
Bota
20 Dhjetor 2022, 22:00
A.B
Antarktida
SHBA- Nëse mendoni se pak ajër i ftohtë dhe borë mund të forcojnë humorin tuaj për pushime, NASA thot&eu...
Bota
20 Dhjetor 2022, 21:15
A.B
FTX
SHBA- Rënia e platformës së tregtimit të kriptomonedhave FTX prej 32 miliardë dollarësh i ka dh&...
Bota
20 Dhjetor 2022, 20:15
A.B
Turistet
PERU- Autoritetet peruane kanë transportuar me avion turistët e bllokuar nga kalaja e Machu Picchu në majë të malit ...
Bota
20 Dhjetor 2022, 20:06
d.a.
Putin dhe Lukashenko
BJELLORUSI- Të hënën, gjatë takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin në Minsk të Bjellorusi...