27 Shtator 2023, 18:44
Nga r.ll
donika gervalla
KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla publikoi identitetin e një prej të vrarëve të 24 shtatorit nga grupi i terroristëve, që është Bojan Mijailoviq i cili ka shërbyer si truprojë e shefit të Shërbimit Sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin, në vitin 2013.
Nëpërmjet një postimi në platformën "X", Gërvalla iu ka bërë thirrje ndërkombëtarëve ta pranojnë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Ministrja gjithashtu ka shkruar se nevojitet një ndryshim thelbësor pasi Vuçiç përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës.
POSTIMI I PLOTË:
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Nevojitet një ndryshim thelbësor. Regjimi i Vuçiçit përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës. Këtë herë, ne nuk mund të përballojmë t’i kthehemi biznesit si zakonisht.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
tensionet në veri të kosovës donika gërvalla
Bota
27 Shtator 2023, 18:39
a.l
Gjermani
GJERMANI- Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser njoftoi të mërkurën kontrolle të përkohshme në kuf...
Bota
27 Shtator 2023, 18:31
r.ll
pamje nga fshati Banjskë
KOSOVË- Gjurmë të shumta kanë mbetur pas në fshatin Banjskë të Zveçanit, aty ku m&e...
Bota
27 Shtator 2023, 18:31
a.l
Armeni
ARMENI- Mijëra armenë etnikë nxituan këtë të mërkurë të largoheshin nga rajoni i Nagorno Karabakut, pas...
Bota
27 Shtator 2023, 18:17
a.l
Britani e Madhe
SERBI- Ministri britanik për Çështjet Europiane, Leo Docherty ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në rajon,...
Bota
27 Shtator 2023, 18:17
I.A
Jeanne Shaheen
SHBA- Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerika...
Bota
27 Shtator 2023, 18:03
a.l
Vrasje në Itali
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku janë vrarë 3 pjesëtarë të një fam...
Bota
27 Shtator 2023, 18:01
r.ll
foto nga pikniku
MEKSIKË- Një video ka bërë xhiron e rrjet ku shihet një ari që i afrohet një tavoline dhe fillon të...
Bota
27 Shtator 2023, 17:44
a.l
Përmbytjet në Afrikën e Jugut
AFRIKA E JUGUT- Afrika Jugore është përballur me kushte ekstreme të motit me reshje të...
Bota
27 Shtator 2023, 17:46
I.A
Stevo Pendarovski
SHKUP- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se zvarritja procesit të zgjerimit të Bashkimit Evro...
Bota
27 Shtator 2023, 17:29
r.ll
BRITANI- Një 15-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur me thikë para një qendre tregtare në Kroydon, në pje...