Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pasi u lirua, Mogherini deklaroi në një njoftim të publikuar në faqen e Kolegjit se ka sqaruar pozicionin e saj para hetuesve të Prokurorisë Evropiane dhe shtoi se akademia ka zbatuar dhe do të vazhdojë të zbatojë standardet më të larta të integritetit dhe drejtësisë.
BRUKSEL- Ish-zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, diplomati Stefano Sannino dhe Cesare Zegrettit, të cilët akuzohen për mashtrim në tendera, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, iu përgjigjën pyetjeve për orë të tëra dhe më pas u lanë të lirë, por thelbi i hetimit mbetet i pandryshuar.
Pasi u lirua, Mogherini deklaroi në një njoftim të publikuar në faqen e Kolegjit se ka sqaruar pozicionin e saj para hetuesve të Prokurorisë Evropiane dhe shtoi se akademia ka zbatuar dhe do të vazhdojë të zbatojë standardet më të larta të integritetit dhe drejtësisë. Në deklaratë ajo shprehu besim të plotë te sistemi gjyqësor dhe se pret që korrektësia e veprimeve të institucionit të vërtetohet.
“E kam sqaruar pozicionin tim para hetuesve të Prokurorisë Evropiane. Akademia ka zbatuar dhe do të vazhdojë të zbatojë standardet më të larta të integritetit dhe drejtësisë,” deklaroi Mogherini në një njoftim të publikuar në faqen e Kolegjit.
Një deklaratë ngjashme bëri edhe Sannino, i cili siguroi bashkëpunim të plotë me autoritetet. Sipas hetuesve, ata u lanë të lirë dhe pa asnjë masë sigurie, pasi nuk ekziston rrezik arratisjeje dhe parimi i prezumimit të pafajësisë mbetet plotësisht në fuqi.
Megjithatë, përballë presionit dhe me paralelisht një hetim administrativ të OLAF-it mbi dyshime për favorizime në emërimet brenda EEAS, Stefano Sannino vendosi të japë dorëheqjen nga Komisioni Europian, ku prej fillimit të vitit drejtonte politikat për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin Persik. Dorëheqja iu komunikua stafit të Komisionit me anë të një letre.
Ndërkohë, një email nga përfaqësuesja e lartë aktuale, Kaja Kallas, e ka tensionuar më tej situatën. Ajo foli për akuza tronditëse dhe theksoi se integriteti dhe përgjegjshmëria duhet të përmirësohen nën mbikëqyrjen e saj, deklaratë që u interpretua si distancim i qartë nga Mogherini dhe Sannino./Dosja.al
AUSTRALI- Kompania “Meta” ka nisur heqjen e fëmijëve australianë nën 16 vjeç nga platformat Instagram, Facebook dhe Thr...
foto ilustruese SHBA- Që kur Donald Trump mori detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, ndalimet e emigrantëve janë...
foto ilustruese GJERMANI- Gjermania bëhet vendi i parë përveç Izraelit që integron sistemin Arrow 3 në mbro...
Udhëheqësit e shteteve anëtare të SCO-së gjatë samitit të bllokut në Tianjin të Kinës më 1 shtator 2025...
Foto ilustruese SHBA- Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së njoftoi se agjentë federalë do të dërgohen në New...
Studenti SHBA- Një student i Universitetit të Delaware u arrestua sot në Shtetet e Bashkuara me akuzën e planifikim...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Pothuajse e gjithë udhëheqja e partisë kryesore opozitare "Bashkimi Social Demokrat" (SDSM) paraqiti dor&...
Foto ilustruese Kushdo që ofron informacion të rremë apo të paplotë gjatë procesit të natyralizimit do t’i ndalohe...
Foto ilustruese SHBA- Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Komitetin Mbikëqyrës publikuan të mërkur&eu...
TURQI- Turqia po shqyrton hapjen e kufirit të saj tokësor me Armeninë brenda gjashtë muajve të ardhshëm, sipas bu...