14 Shkurt 2023, 18:30
Nga k.m.
Dritan Abazoviç
Kryeministri dhe koordinatori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se nuk ka informacion se individë nga Mali i Zi po planifikojnë të destabilizojnë Moldavinë për nevojat e Rusisë. Këtë përgjigje, Abazoviç ia ka dhënë Radios Evropa e Lirë më 14 shkurt.
Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, më 13 shkurt tha se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorin këtë në luftën kundër Ukrainës. Sipas saj, ky plan përfshin qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi.
“Ne do të përpiqemi të kontaktojmë me zyrën e tyre për sqarime shtesë. Nëse është e nevojshme, shërbimet tona të sigurisë do të kryejnë kontrolle shtesë. Nëse ata kanë ndonjë informacion më shumë, ne jemi të gatshëm ta dëgjojmë atë”, tha Abazoviç.
Ai tha gjithashtu se deklarata të tilla nuk duhet të ndërlidhen me politikat e Qeverisë dhe shtetit, por nëse personat e tillë ekzistojnë, bëhet fjalë për individë të papërgjegjshëm.
“Më dukej pak e ashpër, sepse krijohet përshtypja se Mali i Zi po merr pjesë në problemet që ekzistojnë në Moldavi. Mali i Zi ka mjaft probleme të veta, por ne jemi këtu nëse mund t’i ndihmojmë”, tha Abazoviç.
Abazoviç kujtoi se Mali i Zi është tërësisht në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe ka ndihmuar Ukrainën dhe refugjatët ukrainas.
“Ne japim kontribut nga i cili nuk do të turpërohej asnjë vend evropian”, tha ai. Krahasuar me numrin e banorëve, Mali i Zi mori një përqindje të lartë të refugjatëve ukrainas, si dhe ka dhënë ndihma financiare dhe ushtarake për Ukrainën./ REL
dritan abazovic
Bota
14 Shkurt 2023, 18:18
a.l
Joe Biden dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar let&eum...
Bota
14 Shkurt 2023, 18:13
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Një rritje e nivelit të deteve po kërcënon "një eksod masiv në shkallë biblike". Këtë n...
Bota
14 Shkurt 2023, 18:04
a.l
Bakhmut
SHBA- Në vijën e parë të vijës së parë të Bakhmut, Rajoni i Donetskut, mbeten më pak se 5000 bano...
Bota
14 Shkurt 2023, 17:59
a.l
Kherson
RUSI- Gjatë vitit të parë të luftës, Rusia ka pushtuar dhe ka humbur pjesë të mëdha të Ukrainës d...
Bota
14 Shkurt 2023, 17:55
A.B
Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX tha përmes raportit më të fundit se në janar u evidentuan më shumë se 13....
Bota
14 Shkurt 2023, 17:35
k.m.
Jihan dhe Abdullah
TURQI- Omar Rahal dëgjoi një zë që vinte nga rrënojat, aq i dobët saqë u përpoq të kuptonte...
Bota
14 Shkurt 2023, 17:30
a.l
Balona kineze
SHBA- Ushtria amerikane ka njoftuar se në Oqeanin Atlantik janë gjetur sensorët nga balona e parë e dyshuar kineze e spiu...
Bota
14 Shkurt 2023, 17:19
a.l
Gazeta turke 'Harriyet'
GREQI-Nën titullin “Efharisto poli file” gazeta “Hurriyet” shpreh falënderimet e saj për ndi...
Bota
14 Shkurt 2023, 17:22
k.m.
Recep Tajip Erdogan
TURQI- Tërmeti vdekjeprurës në Turqi ka nxjerrë në dritë korrupsionin e regjimit të Erdoganit ...
Bota
14 Shkurt 2023, 17:12
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Kur pyet kryetarin e bashkisë së Bielefeldit, Pete Clausen, se si po e trajton situatën me shumë refugjat&eum...