11 Mars 2024, 20:22
Nga S.N
Foto Ilustrim
BRUKSEL- Komisioni Evropian pritet që në takimin e kolegjit që do të mbahet të martën në Strasburg, të miratojë rekomandimin për vendimin e Këshillit për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Bosnje e Hercegovinës.
Radio Evropa e lirë mëson nga burimet diplomatike në Bruksel se për këtë vendim janë pajtuar strukturat e Komisionit dhe në takimin e së martës me 12 mars ai do të formalizohet. Sipas procedurave të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian jep rekomandime ndërsa vendimet i merr Këshilli Evropian.
Në këtë rast, pasi të rekomandojë Komisioni, vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën duhet ta miratojnë liderët e 27 vendeve anëtare në samitin e BE-së, me 21 dhe 22 mars në Bruksel.
Liderët e BE-së, edhe në samitin e tyre në dhjetor të vitit të shkuar, kishin shprehur gatishmërinë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën por kishin përmendur edhe disa kushte që ky vend do të duhej t’i përmbushte deri në fund të muajit mars.
“Këshilli Evropian është i gatshëm të nisë negociatat e anëtarësimit në BE me Bosnje e Hercegovinën, kur niveli i nevojshëm i përputhjes me kriteret e anëtarësimit, të arrihet”, ishte thënë në konkluzat e atij samiti.
Vendimi i paralajmëruar për Bosnje e Hercegovinën konsiderohet nga diplomatët në Bruksel si shenjë e përkushtimit të BE-së për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe si përgjigje edhe ndaj sfidave gjeopolitike në Evropë, pas nisjes së invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Por burimet diplomatike tërheqin vërejtjen se deri te zhvillimi i samitit të liderëve të vendeve anëtare në Bruksel, Sarajeva duhet të bëjë edhe disa hapa në reforma, me të cilat rritë gjasat për një vendim më pozitiv të BE-së. Sipas të njëjtave burime, ende ka disa shtete që janë skeptike ndaj vendimit për nisjen e negociatave me Bosnje e Hercegovinën, apo që kërkojnë që ky vendim të ketë edhe disa kushte shtesë para se negociatat të nisin.
Në Procesin e zgjerimit ndodhen momentalisht 10 vende. Prej tyre, 9 kanë status kandidati dhe vetëm Kosova është vend i cili nuk e ka një status të tillë edhe pse ka aplikuar për anëtarësim në bllok.
Turqia, Mali i zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e veriut, Ukraina dhe Moldavia kanë edhe vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Status kandidati kanë edhe Bosnje e Hercegovina dhe Gjeorgjia, por deri tash nuk kanë vendim për hapjen e negociatave.
Marrë nga REL
komisioni evropian
Bota
11 Mars 2024, 20:05
S.N
Foto Ilustrim
KOSOVË- Një vajzë e mitur nga Malisheva në Kosovë, është përdhunuar nga dy persona të nj&e...
Bota
11 Mars 2024, 19:53
E. D
Pinguinët mblidhen në Gjeorgjinë Jugore
BRITANI- Gripi i shpendëve është konfirmuar në 10 pinguinë në Gje...
Bota
11 Mars 2024, 19:48
S.N
Foto Ilustrim
ITALI- Autoritetet policore të Italisë qendrore arrestuan tre palestinezë të akuzuar për veprimtar...
Bota
11 Mars 2024, 19:43
S.N
Mariana Katzarova
RUSI- Raportuesja e parë speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Rusi, Mar...
Bota
11 Mars 2024, 19:28
E. D
Bitcoin
MBRETËRIA E BASHKUAR- Bitcoin rritet në një nivel rekord prej më shumë se 72,000 dollarë pasi një rregullator f...
Bota
11 Mars 2024, 19:15
S.N
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Turqia dhe Turkmenistani kanë rënë dakort të bashkëpunojnë për një marrëveshje t...
Bota
11 Mars 2024, 19:08
E. D
PERU- Një udhërrëfyes peruan u vra dhe gjashtë turistë francezë u plagosën nga rrufeja në zonën turisti...
Bota
11 Mars 2024, 19:10
S.N
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden publikoi buxhetin e tij vjetor sot, duke parashtruar prioritetet e tij ambicioze ekonomike gjatë prezantim...
Bota
11 Mars 2024, 18:49
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rethymno, Greqi ku një vjazë 13-vjeçe ka nge...
Bota
11 Mars 2024, 18:53
S.N
Foto Ilustrim
KINË- Shtatë punonjës kanë vdekur dhe fati i dy të tjerëve nuk dihet ende, pas shpërthimit që ndodhi ...