Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Drejtori i përgjithshëm i përkohshëm, Rhodri Talfan Davies, nuk e përjashtoi as mundësinë e mbylljes së kanaleve apo të shërbimeve të tëra dhe e quajti këtë një "lajm vërtet të vështirë”. Sindikatat britanike paralajmëruan për rënie të cilësisë.
BRITANI- BBC-ja njoftoi në faqen e saj zyrtare se planifikon të shkurtojë deri në 2.000 vende pune. Në BBC punojnë rreth 21.500 vetë. Drejtori i përgjithshëm i përkohshëm, Rhodri Talfan Davies, nuk e përjashtoi as mundësinë e mbylljes së kanaleve apo të shërbimeve të tëra dhe e quajti këtë një "lajm vërtet të vështirë”. Sindikatat britanike paralajmëruan për rënie të cilësisë.
Shkurtimi i vendeve të punës është pjesë e përpjekjeve për të kursyer në tri vitet e ardhshme 10% të shpenzimeve. BBC ndodhet prej kohësh nën presion të madh financiar dhe është detyruar vazhdimisht të bëjë shkurtime të dhimbshme.
Probleme me të ardhurat dhe padia e Donald Trumpit
BBC financohet përmes një takse për mediat publike. Çdo shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar duhet të paguajë rreth 210 euro në vit. Megjithatë kohët e fundit të ardhurat kanë rënë. Qeveria e mëparshme konservatore, e cila e akuzonte BBC-në për prirje të majta, e pezulloi rritjen e kësaj takse për dy vjet. Gjithashtu kishte edhe plane për ta hequr krejtësisht këtë taksë dhe për ta zëvendësuar me një model abonimi, si ai i shërbimit të transmetimit Netflix. Me qeverinë aktuale të Partisë Laburiste po zhvillohen bisedime për një përshtatje të kësaj takse.
BBC-në e vë gjithashtu nën presion ekonomik edhe një padi për shpifje e presidentit amerikan Donald Trump . Ai kërkon të paktën 10 miliardë dollarë dëmshpërblim për një dokumentar të transmetuar nga BBC-ja, në të cilin pjesë nga fjalimi i tij i 6 janarit 2021 ishin montuar në mënyrë të tillë që krijonin përshtypjen se ai i kishte nxitur drejtpërdrejt mbështetësit e tij që të sulmonin Kapitolin./DW
Peter Magyar Kur intelektualët hungarezë e përshkruanin sistemin e kryeministrit të rrëzuar Viktor Orbán si 'mafioz', v&eum...
Mark Rutte, Marco Rubio SHBA- Udhëtimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtetet e Bashkuara më 8&n...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar në një postim në platformën Truth Social, se&...
EKUADOR- Njëmbëdhjetë persona u vranë dhe njëzet të tjerë u plagosën të mërkurën kur një autobus r...
Sergei Lavrov dhe Xi Jinping Presidenti kinez Xi Jinping solli rëndësinë e traktatit të miqësisë midis ...
Foto ilustruse IRAN- Irani mund të shqyrtojë mundësinë e lejimit të anijeve të lundrojnë lirisht nëpër pj...
Një sulm izraelit goditi një automjet në jug të Bejrutit LIBAN- Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet, pasi Izraeli dhe Lib...
Armando Lilo TIRANË- Zjarri që përfshiu pallatin e tij në Tiranë dhe shpallja në kërkim nga policia nuk janë n...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij është i përgati...
Foto ilustruse IRAN- Mediat iraniane kanë raportuar se vendi ka pezulluar eksportet e të gjitha produkteve petrokimike deri në një njof...