LIVE UPDATES
Bota

Protesta e fermerëve në Francë, Parisi rrethohet nga traktorët

Fermerët përdorën automjetet e tyre për të bllokuar autostradat që çojnë drejt kryeqytetit francez.

29 Janar 2024, 16:29 Nga M.B
Protesta e fermerëve në Francë, Parisi rrethohet nga
Bujqit francez e bllokojnë autostradën A6 në jug të Parisit, 29 janar 2024, gjatë protestave për rregulloren, taksat dhe pagesat.

FRANCA- Fermerët francezë kanë rrethuar të hënën Parisin duke i vendosur traktorët si barrikadë dhe duke vozitur ngadalë, në përpjekje për ta shtuar trysnin ndaj Qeverisë franceze për të ardhmen e industrisë së tyre, e cila ka marrë goditje të rëndë nga pasojat e luftës në Ukrainë. Fermerët përdorën automjetet e tyre për të bllokuar autostradat që çojnë drejt kryeqytetit francez. Protesta në Paris, mikpritës i Lojërave Olimpike Verore pas gjashtë muajve, si dhe protestat në qytetet e tjera franceze, bëjnë që kryeministri i ri, Gabriel Attal, të përballet me një javë të vështirë një muaj pasi e mori postin. Attali nuk ia doli t’i ndalë protestat e bujqve, megjithëse mori masa në favor të bujqësisë javë e kaluar, pasi bujqit i cilësuan ato si të pamjaftueshme për kërkesat e tyre që prodhimi i ushqimit duhet të jetë më fitimprurës, më i lehtë dhe më i drejtë.

Protestuesit u përgjigjën me zhvendosjen e qindra traktorëve, rimorkiove dhe madje kombajnave për ta bllokuar dhe ngadalësuar komunikacionin, duke e përshkruar këtë si “rrethim” për ta shtyrë Qeverinë e Attalit të lëshojë pe. Disa protestues mbërritën me rezerva ushqimi dhe uji, si dhe tenda për të qëndruar pranë barrikadave, nëse Qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre. Protestuesit thanë se ndihen të shpërfillur nga ministrat qeveritarë, të cilët i akuzuan se rrallëherë guxojnë t’i vizitojnë bujqit dhe t’i baltosin këpucët e tyre. Qeveria njoftoi se i ka zhvendosur 15.000 zyrtarë policorë, kryesisht në rajonin e Parisit, për të mos lejuar futjen e protestuesve në kryeqytet. Në disa prej autostradave që i bllokuan, protestuesit vendosën në traktorët e tyre afishe me mbishkrimin: “Pa bujq, nuk ka ushqim”, dhe “Fundi ynë nënkupton krizë urie për ju”.

“Synimi ynë nuk është ta shqetësojmë apo rrënojmë jetën e popullit francez”, tha Arnaud Rousseau, president i shoqatës bujqësore me ndikim, FNSEA.

“Synimi ynë është t’i bëjmë trysni Qeverisë që sa më shpejt ta gjejë një zgjidhje për krizën tonë”, shtoi ai për radion RTL.

Protestat në Francë janë dëshmi shtesë për krizën ushqimore në gjithë botën, e cila është përkeqësuar nga lufta mbi 2-vjeçare e Rusisë në Ukrainë, vendin i cili është prodhues i madh i ushqimit. Bujqit francezë ngulin këmbë se rritja e çmimeve të plehut, rrymës dhe gjërave të tjera të nevojshme për rritjen e të mbjellave dhe ushqyerjen e bagëtive, ua kanë harxhuar të hyrat, duke e bërë të pamundshme marrjen me bujqësie për shumë prej tyre./ REL

franca fermeret proteste

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit