LIVE UPDATES
Bota

Putin nuk dorëzohet, kërkon një mandat tjetër presidencial

Më 7 Maj të vitit 2000, Vladimir Putin bëri betimin e parë si President i Rusisë.

8 Dhjetor 2023, 16:48 Nga h.k
Putin nuk dorëzohet, kërkon një mandat tjetër presidencial
Vladimir Putin

RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të premten se do të kandidojë për një mandat të ri gjashtëvjeçar si President i Rusisë në zgjedhjet që do të mbahen më 2024. Zoti Putin ende gëzon mbështetje të gjerë pas gati një çerek shekulli në pushtet, pavarësisht se filloi një sulm ushtarak në Ukrainë që u ka marrë jetën mijëra bashkatdhetarëve të tij. Megjithësi përballet me një kundërshtim simbolik në fletën e votimit, dhe gjasat për tu rizgjedhur janë pothuajse të garantuara, zoti Putin tanimë është udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që nga udhëheqësi komunist Josef Stalin.

Më 7 Maj të vitit 2000, Vladimir Putin bëri betimin e parë si President i Rusisë.

Pothuajse 24 vjet më pas ai njoftoi se dëshiron të mbesë udhëheqës i Federatës Ruse edhe për një mandat të ri duke shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm.

Ai u emërua president në detyrë në natën e Vitit të Ri më 1999, kur Presidenti Boris Yeltsin dha dorëheqjen papritur.

“Betohem në ushtrimin e kompetencave të Presidentit të Rusisë për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut”, tha Presidenti i sapo zgjedhur rus Putin ndërsa bënte betimin më 7 maj të vitit 2000.

“Kërcënimi kryesor për zotin Putin dhe ky kërcënim vetëm sa po rritet me kalimin e kohës, është vetë Putini. Jo ai që është sot, por zoti Putin nga viti 2000 ose 2004, kur ishte shumë më i ri, proaktiv dhe energjik. Në këtë aspekt ai po humbet gjithnjë e më shumë në krahasim me versionin e tij më të ri”, thotë Nikolay Petrov, studiues në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Një rebelim jetëshkurtër në qershor të këtij viti nga udhëheqësi mercenar Yevgeny Prigozhin nxiti spekulime se Presidenti Putin mund të humbiste kontrollin dhe imazhin e tij si udhëheqës të fortë do të dëmtohej.

Por duket se ai doli nga kjo situatë pa dëme të përhershme. Vdekja e Prigozhinit në një aksident të pasqaruar plotësisht me avion, dy muaj më vonë, përforcoi pikëpamjen se Presidenti Putin ka kontroll absolut.

Rreth 80% e popullsisë vazhdon ta përkrahë atë, sipas organizatës së pavarur për hulumtimin e publikut ‘Qendra Levada’.

Kjo mbështetje mund të jetë e sinqertë ose mund të pasqyrojë nënshtrimin ndaj një udhëheqësi, goditja e të cilit ndaj opozits i ka bërë të rrezikshme edhe kritikat relativisht të buta.

Qoftë për shkak të mbështetjes së vërtetë apo të detyruar, zoti Putin përballet me një kundërshtim simbolik në fletën e votimit për zgjedhjet e marsit të vitit 2024.

Vladimir Putin, tani në moshën 71 vjeçare, ka ndryshuar dy herë kushtetutën, në mënyrë që teorikisht të mund të qëndrojë në pushtet deri në mesin e të 80-tave. Ai tashmë është udhëheqësi më jetëgjatë i Kremlinit që nga udhëheqësi komunist Josif Stalini.

Sundimi i Presidentit Putin përfshin kohën përgjatë pesë presidentëve amerikanë, nga Bill Clinton deri te Joe Biden.

Në vitin 2008, ai u largua nga Presidenca për t'u bërë Kryeministër për shkak të kufizimeve kushtetuese, megjithatë mbeti forca kryesore politike e Rusisë. Në këtë kohë mandatet presidenciale u zgjatën nga katër në gjashtë vjet.

Ndryshime të tjera kushtetuese, që ai i miratoi tre vjet më parë, krijuan mundësinë që të vazhdonte të udhëhiqte edhe për dy mandate të tjera presidenciale.

Në kohën e këtyre ndryshimeve shqetësimi në rritje i tij për humbjen e pushtetit mund të jetë rritur: sondazhet e ‘Qendrës Levada’ tregonin se kishte rënie të përkrahjes popullore për të në 60%.

“Vendosa të kryej një operacion special ushtarak (në Ukrainë)”, njoftoi Presidenti rus më 24 shkurt të vitit 2022.

Sipas mendimit të disa analistëve, kjo rënie e popullaritetit mund të ketë qenë një ndër shtytësit kryesor të sulmit ndaj Ukrainës, në përpjekje për të konsoliduar mbështetjen për rizgjedhjen e tij.

Por lufta ka krijuar një pengesë rraskapitëse pasi asnjëra palë nuk bën përparim të konsiderueshëm, duke krijuar sfida të rënda ndaj ekonomisë, që ndikon në popullaritetin e zotit Putin dhe prirjes së rusëve për të lënë mënjanë shqetësimet rreth politikës së korruptuar dhe tkurrjes së tolerancës ndaj mospajtimit.

“Unë mendoj se ai e ka vënë veten, shumë kohë më parë, në një gjendje të tillë, ku e vetmja garanci e besueshme e sigurisë dhe e jetës për të është ruajtja e pushtetit. Më duket se Presidenti Putin nuk po shqyrton asnjë mundësi për t'u larguar nga pushteti. Në këtë kuptim, si reforma kushtetuese ashtu edhe të gjitha zhvillimet e mëvonshme kanë treguar se ai do të qëndrojë në pushtet për aq kohë sa të mundet”, thotë studiuesi Nikolay Petrov nga Instituti Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Edhe pse Presidenti Putin ka kohë që ka braktisur publikimin e imazheve ku ndër të tjera ai shihej duke ushtruar xhudo në dhjetorin e vitit 1999 apo gjysmë i zhveshur duke peshkuar si ajo nga gushti i vitit 2007, që dikur argëtonin dhe impresiononin botën, ai tregon pak shenja të ngadalësimit.

Pamjet filmike të vitit 2022 që e tregonin me fytyrë të fryrë dhe të ulur në një qëndrim të përkulur, çuan në spekulime se ai ishte i sëmurë rëndë, por së fundmi në paraqitjet publike, ai duket sërish në formë të pandryshuar.

“Kremlini është mjaft i kënaqur me ‘status quo’-në dhe nëse kjo vazhdon, ai do të zgjidhet lehtësisht në muajin mars”, thotë analisti Petrov./VOA

putin

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!