LIVE UPDATES
Bota

"Qëndroni të fortë, nuk do të jetë e lehtë"! Tarifat 10% hyjnë në fuqi, Trump thirrje amerikanëve: Është revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë

Presidenti amerikan pranon se nuk do të jetë një periudhë e lehtë, përballë rreziqeve inflacioniste. Tarifat 10% janë një goditje për tregtinë globale.

6 Prill 2025, 07:57 Nga E. D
"Qëndroni të fortë, nuk do të jetë e
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteve të Bashkuara u bëri thirrje amerikanëve që të qëndrojnë të fortë pas hyrjes në fuqi të tarifave shtesë prej 10% që ai vendosi për pjesën më të madhe të importeve në SHBA. Presidenti amerikan pranon se nuk do të jetë një periudhë e lehtë, përballë rreziqeve inflacioniste. Tarifat 10% janë një goditje për tregtinë globale.

“Ky është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë. Mbahuni fort, kjo nuk do të jetë e lehtë”, tha Tarump në platformën e tij Truth Social duke premtuar se megjithatë, rezultati përfundimtar do të jetë historik.

Tarifat e reja të Trump kanë sjellë shok për ekonominë globale dhe tregjet financiare në mbarë botën kanë pësuar humbje të mëdha. Vetëm në Wall Street, 6 trilion dollarë u humbën në dy ditët e fundit, sipas të dhënave të Dow Jones. Në fakt, dje presidenti i Bankës Federale të SHBA-së, Jerome Powell bëri një parashikim të trishtë lidhur me perspektivën e ekonomisë amerikane pas tarifave të reja dhe efektet ekonomike përfshijnë inflacion më të lartë, rritje të ngadaltë dhe rritje të papunësisë.

Tarifat të cilat tanimë kanë hyrë në fuqi, përjashtojnë disa produkte të tilla si nafta, gazi natyror, ari, bakri, argjendi, lëndë druri ndërtimi, gjysmëpërçuesit, farmaceutikët dhe mineralet që nuk ndodhen në SHBA. Tarifat nuk prekin gjithashtu makineritë e çelikut, aluminit dhe ato të importuara, të cila tashmë i nënshtrohen tarifave 25%.

Fatura do të jetë edhe më e rëndë nga 9 prilli për vendet që eksportojnë më shumë mallra në SHBA se sa importojnë prej saj. Tarifat për importet nga Kina do të arrijnë në 54%, për ato nga BE 20%, për Vietnamin 46% dhe për Japoninë 24%.

Sipas dokumentit zyrtar të paraqitur nga qeveria amerikane dje, tarifat e reja kanë prekur rreth 80 shtete dhe rajone, duke përfshirë 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Edhe Kanadaja e Meksika po paguajnë një çmim nga lufta tregtare që presidenti i SHBA ka zhvilluar që kur filloi mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa miliarderi Elon Musk, një aleat i ngushtë i Trump dhe përgjegjës për Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (Doge), tha se SHBA dhe Evropa mund të lëvizin drejt një situate me tarifa zero, e cila mund të krijojë një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut.

Komentet e tij, të bëra teksa udhëtonte për të takuar ministrat e qeverisë në Itali, erdhën disa ditë përpara se administrata Trump të vendosë tarifa deri në 50% për mallrat më 9 prill, për ata që i quan "shkelësit më të këqij" për çekuilibrat tregtarë me SHBA.

Gjithashtu në Uashington DC dhe në të gjithë SHBA-në, rreth 1200 demonstrata pritej të mbaheshin të shtunën, duke shënuar ditën më të madhe të protestës kundër Presidentit Trump dhe Musk që kur Shtëpia e Bardhë njoftoi ndryshimet e politikës në mënyrën se si drejtohet qeveria amerikane duke zgjeruar fuqinë e degës ekzekutive. Por Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende për protestat.

donald trump tarifat

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit