Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Takimet e shpeshta ballë për ballë të Putinit me guvernatorë rajonalë, drejtues të agjencive shtetërore dhe të tjerë në zyrën e tij në Pallatin e Senatit në Kremlin, janë pjesë e përhershme e programeve të lajmeve në televizionet shtetërore, si pjesë e një përpjekjeje për t’iu treguar rusëve se ai po i menaxhon vazhdimisht punët në gjithë vendin dhe po i mban zyrtarët nën kontroll.
RUSI- Rafti i librave mund të tregojë shumë për pronarin. Në rastin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, rregullimi më i fundit i librave në një dollap pas tavolinës së tij tregon se Kremlini i ka paraqitur pamjet e vjetra të takimeve në zyrën e tij si video të reja të paktën pesë herë këtë vit, ka zbuluar njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë, Systema.
Takimet e shpeshta ballë për ballë të Putinit me guvernatorë rajonalë, drejtues të agjencive shtetërore dhe të tjerë në zyrën e tij në Pallatin e Senatit në Kremlin, janë pjesë e përhershme e programeve të lajmeve në televizionet shtetërore, si pjesë e një përpjekjeje për t’iu treguar rusëve se ai po i menaxhon vazhdimisht punët në gjithë vendin dhe po i mban zyrtarët nën kontroll.
Por, pesë takime të paraqitura si ngjarje të ditës në prill dhe maj, në fakt ishin incizuar muaj më parë, ka gjetur Systema.
Librat në dollapin me dyer prej xhami e tradhtuan atë: në pesë raste, pamjet tregojnë një renditje librash që ishte përdorur para se të ndryshohej në fund të shkurtit.

Ndër ndryshimet e tjera të bëra në rirregullimin e shkurtit, një kopje e lidhur e Kushtetutës ruse, e vendosur me ballë përpara, u zhvendos nga ana e djathtë e dollapit në anën e majtë.
Përveçse hedhin dritë mbi praktikat e Kremlinit, këto mashtrime ngrenë pyetje për vendndodhjen e Putinit – dhe çfarë po bënte ai – në ditët përkatëse. Ka kohë që gazetarët janë të vetëdijshëm se administrata e Putinit mban pamje të gatshme për t’i përdorur më vonë.
Kremlini ruan me fanatizëm të dhënat për shëndetin dhe jetën private të Putinit, 72 vjeç, dhe kur ai zhduket nga sytë e publikut për disa ditë, raportet televizive shqyrtohen me kujdes për shenja nëse po fshihen gjurmët e vendndodhjes së tij.
Katër nga rastet e përdorimit të pamjeve të vjetra këtë vit ndodhën në ditët para se Putini të takohej në Shën Petersburg më 11 prill me Steve Witkoff, një i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka shkuar disa herë në Rusi për të biseduar për përpjekjet e Trumpit për ta ndërmjetësuar përfundimin e luftës në Ukrainë, e cika ka hyrë në vitin e katërt pasi Putini urdhëroi pushtimin e plotë në shkurt 2022.
Pamje të publikuara më 2 dhe 7 prill tregonin Putinin duke u takuar me kreun e rajonit Buryatia dhe shefin e Aeroflot-it, përkatësisht, ndërsa video të 9 dhe 10 prillit e shfaqnin atë duke u takuar veçmas me dy zyrtarë të tjerë. Të gjitha këto pamje shfaqnin dollapin e librave në renditjen e para shkurtit.
Putini nuk u shfaq në publik apo në ndonjë takim grupor ose aktivitet më të madh nga 2 deri më 10 prill.
Një tjetër përdorim i pamjeve të para shkurtit ndodhi më 12 maj, kur Kremlini publikoi video që e shfaqte Putinin në zyrën e tij duke u takuar me guvernatorin e rajonit Ivanovo, Stanislav Voskresensky.
Dymbëdhjetë maji ishte 42-vjetori i ditëlindjes së Alina Kabayevas, fitueses së medaljes së artë olimpike në gjimnastikën ritmike në vitin 2004, për të cilën thuhet bujshëm se është partnerja e kamotshme e Putinit dhe nëna e të paktën dy fëmijëve të tij.
Putini dhe gruaja e tij, Lyudmila, u shkurorëzuan në vitin 2014. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, nuk iu përgjigj një pyetjeje të Systema në Telegram për të marrë një koment./REL
foto ilustruese SHBA- Prindërit e një djali 16-vjeçar nga Kalifornia, i cili vdiq pasi bëri vetëvrasje, kanë ushtruar padi ...
Papa Leoni XIV VATIKAN- Papa Leo i bëri një "apel të fortë" komunitetit global të mërkurën për t'i dh&eum...
Steve Witkoff dhe Vladimir Putin SHBA - I dërguari special i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff , konfirmoi se do të takohet me ...
kryeministri francez FRANCË- Një valë e re paqëndrueshmërie politike në Francë kërcënon të pris...
valentina gomez SHBA -Kandidatja republikane për në Kongres nga Teksas, Valentina Gomez, ka shkaktuar zemërim në internet pasi publikoi...
Karol Nawrocki POLONI- Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, e ka përdorur veton kundër një projektligji për ndihma për refu...
foto ilustruese SEUL- Koreja e Jugut ka miratuar një projektligj që ndalon përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve inteligjente ...
raketa SHBA- SpaceX nisi me sukses të martën në mbrëmje lançimin e 10-të provë të raketës së ...
Foto nga djegia e flamurit amerikan SHBA - Një burrë u arrestua pranë Shtëpisë së Bardhë pasi i vuri flakën një...
donald trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish e ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë takimi s&eu...