15 Prill 2023, 22:35
Nga I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Zëdhënësi i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, ka reaguar pas raportimeve të shumta lidhur me pasaportën diplomatike që posedon dizajneri Valdrin Sahiti dhe deklarimeve se atë pasaportë ia ka dhënë presidentja Vjosa Osmani.
Kupina ka thënë se Presidentja Osmani s’i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt përfshirë edhe Valdrin Sahitin. Ai ka shtuar se këto pasaporta janë dhënë gjatë qeverisjes së kaluar.
Postimi i Plotë:
Emri i Valdrin Sahitit është përmendur gjatë ditëve të fundit, pasi ka pasur raportime se ai është ndaluar nga autoritetet turke. Megjithatë Sahiti është lajmëruar nga Dubai, derisa avokati i tij Besnik Berisha ka mohuar gjitha raportimet dhe ndërlidhjen e Sahitit me situatën në Turqi. Presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar nje gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar. Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur.
Në media u raportua disa ditë më parë se Valdrin Sahiti ishte arrestuar në Turqi, pasi iu gjend një sasi droge. Këto akuza i ka hedhur poshtë avokati i tij, Besnik Berisha, i cili ka treguar se ka kontaktuar me Valdrinin dhe se stilisti ndodhet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
valdrin sahiti
Bota
15 Prill 2023, 22:24
I.A
Ukraine
UKRAINË- Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur pas sulmeve të së premtes n&eu...
Bota
15 Prill 2023, 22:18
I.A
Foto Ilustruese
LITUANI- Qindra mijëra rusë, kundërshtarë të luftës së Putinit në Ukrainë, janë larguar n...
Bota
15 Prill 2023, 21:58
I.A
Johns Hopkins
SHBA- Profesori nga Johns Hopkins University, Edward Joseph, vlerëson se të Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap...
Bota
15 Prill 2023, 21:53
I.A
Ukraine
UKRAINË- Ukrainasit po luftojnë kundër agresionit rus për të mbrojtur tokat e tyre. Por në disa nga qytetet ku jan&eu...
Bota
15 Prill 2023, 21:43
I.A
Dritan Abazoviç
MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u pyet edhe për marrëveshjen e arr...
Bota
15 Prill 2023, 21:39
I.A
Te rinjte
IZRAEL- Në Izrael, ultra-ortodoksët, të cilët respektojnë rreptësisht ligjin hebraik, përbëjnë aktua...
Bota
15 Prill 2023, 21:34
I.A
Dritan Abazoviç
MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi se ka pasur përpjekje për...
Bota
15 Prill 2023, 21:09
I.A
Robotet
SHBA- Robotët tani do të zënë vendin e tyre pranë oficerëve të Policisë së New Yorkut. Kryebashki...
Bota
15 Prill 2023, 20:58
I.A
Dritan Abazoviç
MALI I ZI- Kryeministër në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç, ka zhvilluar një vizitë tredit...
Bota
15 Prill 2023, 20:50
I.A
Janet Yellen
SHBA- Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se ka të ngjarë që bankat të shtrëngojnë masat për ...