LIVE UPDATES
Bota

Rikthimi i Trump në pushtet, cilat janë masat që do të ndërmarrë në Lindjen e Mesme?

Në komunikatë, ajo iu drejtuar Huthit si Ansar Allah, që është emri i përdorur nga grupi ekstremist, i cili ka luftuar që nga vitet e ’90-ta kundër qeverisë jemenase të njohur ndërkombëtarisht. Vendimi i administratës së presidentit Donald Trump nis një proces që me gjasë do të përfundojë brenda 45 ditëve për ta shpallur edhe zyrtarisht Huthin si organizatë terroriste në bazë të legjislacionit amerikan.

23 Janar 2025, 08:18 Nga M.B
Rikthimi i Trump në pushtet, cilat janë masat që do të
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur ta shpallin përsëri organizatë terroriste grupin rebel jemenas, Huthi, i cili mbështetet nga Irani.

“Të mbështetur nga Forca Qud e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC-QF), e cila armatos dhe stërvit organizatat terroriste në mbarë botën, rebelët huthi kanë shtënë ndaj luftanijeve të marinës amerikane dhjetëra herë prej vitit 2023, duke i vënë në rrezik gratë dhe burrat amerikanë në uniformë”, tha Shtëpia e Bardhë në një komunikatë më 22 janar.

Në komunikatë, ajo iu drejtuar Huthit si Ansar Allah, që është emri i përdorur nga grupi ekstremist, i cili ka luftuar që nga vitet e ’90-ta kundër qeverisë jemenase të njohur ndërkombëtarisht. Vendimi i administratës së presidentit Donald Trump nis një proces që me gjasë do të përfundojë brenda 45 ditëve për ta shpallur edhe zyrtarisht Huthin si organizatë terroriste në bazë të legjislacionit amerikan.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump e kishte shpallur Huthin si organizatë të huaj terroriste, por ai vendim u shfuqizua nga administrata Biden për shkak të shqetësimeve se një gjë e tillë mund të pengonte dërgimin e ndihmave të domosdoshme në Jemen. Presidenti Joe Biden më pas e shpalli Huthin entitet të posaçëm terrorist global, që është sanksionim i një shkalle më të ulët.

Veprimi i fundit, një nga të parat e Trumpit në mandatin e tij të dytë në fushën e marrëdhënieve të jashtme, mund të jetë hap fillestar në fushatën e “presionit maksimal” që ekipi i tij ka premtuar të ripërtërijë kundër Iranit, të cilin e fajëson për mbështetjen e aktiviteteve ekstremiste në Lindjen e Mesme.

Më 2014, rebelët huthi e morën kontrollin në pjesën më të madhe të veriut të Jemenit dhe kryeqytetin e tij, Sana, duke çuar në një luftë që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka krijuar një katastrofë humanitare në vendin më të varfër të botës arabe.

“Që nga marrja në kontroll me forcë i shumicës së qendrave të popullsisë së Jemenit nga qeveria legjitime e Jemenit në vitet 2014-2015, rebelët huthi kanë kryer sulme të shumta ndaj infrastrukturës civile, duke përfshirë sulme të shumta ndaj aeroporteve civile në Arabinë Saudite, sulmet vdekjeprurëse të janarit 2022 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më shumë se 300 raketa të lëshuara ndaj Izraelit që nga tetori 2023”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë shtoi se aktivitetet e grupit rebel “rrezikojnë sigurinë e civilëve dhe personelit amerikan në Lindjen e Mesme, sigurinë e partnerëve tanë më të afërt rajonalë dhe stabilitetin e tregtisë detare globale”. Rebelët huthi i shtuan sulmet ndaj transportit në rajonin e Gjirit dhe hodhën raketa drejt Izraelit, duke thënë e po e bënin këtë në mbështetje të lëvizjes Hamas të Gazës, e cila gjithashtu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Veprimet e tyre nxitën sulme ajrore nga ushtritë e SHBA-së dhe Izraelit, por rebelët kohët e fundit duket se janë tërhequr nga sulmet e tyre pas arritjes së armëpushimit në Gazë./ REL

shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës