12 Gusht 2023, 14:18
Nga k.m.

Një sulm i grupit militant, Shteti Islamik (IS) ndaj forcave të Qeverisë siriane ka lënë të vrarë 33 ushtarë, tha një grup monitorues të shtunën. Paraprakisht, numri i viktimave u raportua se ishte më i vogël. Sulmi i të enjtes mbrëma nga IS-i ndaj një autobusi të ushtrisë është sulmi më vdekjeprurës ndaj forcave qeveritare gjatë këtij viti, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.
Pavarësisht se kanë humbur kontrollin e territoreve në Siri më 2019, IS-i ende ka prani në shkretëtirën siriane prej ku kryen sulme.
“Numri i viktimave ndaj autobusit të ushtrisë është rritur në 33 ushtarë”, tha Rami Abdel Rahman, i cili udhëheq grupin monitorues me seli në Britani. Ky grup monitorues varet nga një rrjet burimesh brenda Sirisë.
Xhihadistët rrethuan autobusin në shkretëtirën afër Majadenit, në provincën Deir Ezor dhe më pas hapën zjarr, raportoi të premten Vëzhguesi.
Më 11 gusht, IS-i mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se luftëtarët e grupit kryen një sulm ndaj “dy autobusëve të ushtrisë”, duke sulmuar ushtarët me “armë të rënda dhe me granatahedhës”. Sipas grupit militant, njëri nga autobusët më pas u dogj.
Media shtetërore siriane, SANA, tha se në “sulmin terrorist” janë vrarë një numër ushtarësh. Abdel Rahman tha se IS-i “së fundmi ka përshkallëzuar sulmet vdekjeprurëse ndaj ushtrisë, me qëllim që të shkaktojë sa më shumë viktima”.
Javën e kaluar, IS-i raportoi se lideri i grupit, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, u vra në një përleshje në veriperëndim të Sirisë, duke shtuar se grupi ka emëruar pasardhësin e tij./REL
is
Bota
12 Gusht 2023, 14:03
f.i
John Kirby
SHBA- Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Komunikimet Strategjike, John Kirby,...
Bota
12 Gusht 2023, 13:49
k.m.
Dimitris Kostouros dhe Dimitris Orfanou
GREQI- Beteja për bashkinë e Nafplionit ka dalë jashtë kufijve me kryebashkiakun aktual të...
Bota
12 Gusht 2023, 13:48
k.m.
Foto ilustruese
Italia tha se ka rikthyer 266 artefakte antike në vlerë prej dhjetëra milionë euro nga Shtetet e Bashkuara, ku ishin d&...
Bota
12 Gusht 2023, 13:34
f.i
pamje nga vendngjarja
SERBI- Për shkak të uljes së numrit të nxënësve, në tri komunat në Luginë pritet t&...
Bota
12 Gusht 2023, 12:50
f.i
foto ilustruese
POLONI- Një seri posterash me logon e grupit mercenar rus Wagner janë shfaqur në rrugët e qytetit polak Krakowa. M...
Bota
12 Gusht 2023, 11:56
k.m.
Foto ilustruese
FRANCË- Një person humbi jetën dhe pesë janë në "gjendje të rëndë" pasi një varkë me...
Bota
12 Gusht 2023, 11:48
f.i
foto ilustruese
KOLUMBI- Babai i dy prej katër fëmijëve indigjenë të shpëtuar në xhunglën e Amazonës n&eu...
Bota
12 Gusht 2023, 11:41
f.i
foto ilusrtuese
RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj vranë rreth 600 ushtarë ukrainas në 24 orë.
Mediat e huaja s...
Bota
12 Gusht 2023, 11:36
k.m.
Pamje nga funerali
QUITO- Mbështetësit e kandidatit të vrarë presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio u mblodhën n&e...
Bota
12 Gusht 2023, 11:08
f.i
foto ilustruese
RUSI- Qeveria ruse i ka ndaluar punonjësit të përdorin iPhone dhe iPad, duke e lejuar përdorimin e tij vetëm ...