LIVE UPDATES
Bota

Rubin: Rusia përdor mediat për të zbehur mbështetjen e Ballkanit për NATO-n

Rubin, koordinator për SHBA-në në Qendrën Globale e Angazhimit të Departamentit të Shtetit, u bëri thirrje mediave në rajon t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për identifikimin e dezinformatave ruse dhe dallimin e tyre nga informacioni i vërtetë.

2 Qershor 2023, 11:16 Nga a.l
Rubin: Rusia përdor mediat për të zbehur mbështetjen e
James Rubin

RUSI- Kremlini po përdor “informacionin si mjet lufte” për të përçarë aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan dhe mediat në rajon duhet të rrisin përpjekjet për të zbuluar dezinformimin rus dhe për ta dalluar atë nga e vërteta, tha diplomati amerikan James Rubin, më 1 qershor në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Rubin, koordinator për SHBA-në në Qendrën Globale e Angazhimit të Departamentit të Shtetit, u bëri thirrje mediave në rajon t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për identifikimin e dezinformatave ruse dhe dallimin e tyre nga informacioni i vërtetë.

Sipas tij, Kremlini e sheh këtë si një komponent të një strategjie më të madhe, pasi Rusia e di se nuk mund të mbizotërojë ideologjikisht sa i përket luftës në Ukrainë me mënyra konvencionale apo tradicionale.

“Ata po përpiqen të përdorin çdo teknikë që munden për të ndarë Perëndimin në mbështetjen e tij për Ukrainën”, tha ai.

Rubin foli për shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë në Sofje, në një nga ndalesat gjatë turneut të tij aktual evropian. Qëllimi i tij gjatë këtij turneu është të angazhohet me qeveritë dhe t’i inkurajojë ato të kultivojnë vendosmërinë për të identifikuar dezinformimin dhe të kenë aftësinë për të ndërmarrë veprime efektive kundër tij.

Ai tha se teksa çdo vend ka të drejtën e lirisë së shprehjes dhe mediat kanë të drejtë të raportojnë deklaratat e qeverive të huaja, ato duhet të përmbahen nga përhapja e dezinformatave të qeverive të huaja pa zbuluar burimin e tyre.

Në një shoqëri demokratike, është thelbësore të përdoren të gjitha mjetet në dispozicion për të bërë dallimin midis rrëmujës së informacionit dhe veprimeve të orkestruara nga Kremlini që synojnë të shkaktojnë ndarje. Këto veprime kanë për qëllim prishjen e procesit demokratik dhe minimin e mbështetjes për NATO-n”, tha ai.

Ai deklaroi se roli i tij është të sigurojë transparencë dhe të zbulojë çdo lidhje me mediat ruse, duke lejuar çdo qeveri të vendosë se si të përgjigjet. Ai vuri në dukje se Bullgaria, së bashku me Sllovakinë dhe Malin e Zi, janë ndër vendet ku Rusia ka ushtruar ndikim financiar dhe ka korruptuar politikanë dhe media.

Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të vetëdijshme për shpenzimet e rëndësishme të Kinës, që arrijnë në miliarda dollarë, për zhvillimin e atyre që ai i quajti “sistemet e manipulimit të dezinformimit” global. Megjithatë, taktikat e Kinës ndryshojnë nga ato të Rusisë.

Autoritetet kineze ofrojnë shërbimin e tyre të lajmeve “Xinhua” për mediat në vende të caktuara, pa pagesë, por ato i kufizojnë gazetat nga përdorimi i agjencive të tjera të pavarura të lajmeve perëndimore.

Pra, kjo do të thotë që një gazetar afrikan që shkruan një artikull për botën, po e shkruan atë nga një këndvështrim kinez, ku thuhet se gjëra të tmerrshme ndodhin në Amerikë, e gjëra të mrekullueshme ndodhin në Kinë”, tha ai.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të sigurojnë transparencë në situata të tilla. Në këtë mënyrë, lexuesit do të jenë të vetëdijshëm se lajmet e marra nga gazeta e kanë origjinën nga Kina./ REL

james rubin

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen