LIVE UPDATES
Bota

Sekretari Blinken fillon takimet në Pekin me zyrtarët kinezë, pritet nga homologu i tij në Kinë

Ai është kryediplomati i parë amerikan që viziton Kinën që nga viti 2018, për takime me ministrin e jashtëm kinez Qin Gang, kryediplomatin kinez Wang Yi, dhe ndoshta edhe me Presidentin kinez Xi Jinping.

18 Qershor 2023, 14:55 Nga I.A
Sekretari Blinken fillon takimet në Pekin me zyrtarët kinezë,
Antony Blinken dhe Qin Gang

KINË- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nisi sot takime me zyrtarët kinezë në kuadër të një vizite dy ditore me pritshmëri të larta për uljen e tensioneve mes Pekinit dhe Uashingtonit. Ai u takua me ministrin e jashtëm kinez Qin Gang për të diskutuar rreth shqetësimeve të rëndësishme që kanë Shtetet e Bashkuara për një seri çështjesh të sigurisë dhe për t’u siguruar se konkurenca me Kinën nuk do të shndërrohet në një përplasje apo konflikt. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Pekin. Ai është kryediplomati i parë amerikan që viziton Kinën që nga viti 2018, për takime me ministrin e jashtëm kinez Qin Gang, kryediplomatin kinez Wang Yi, dhe ndoshta edhe me Presidentin kinez Xi Jinping.

Ministri i jashtëm kinez Qin Gang e mirëpriti të dielën Sekretarin Blinken dhe delegacionin që e shoqëron në hyrjen e vilës qeveritare Diaoyutai në Pekin. Ata shkëmbyen përshëndetje të shkurtra në anglisht, ndërsa shtrënguan duart përpara flamurit kinez dhe atij amerikan. Pasi u drejtuan tek salla e takimit, as Sekretari Blinken dhe as zoti Qin nuk bënë komente për gazetarët, të cilët u lejuan për pak momente të filmonin në sallë.

Ndihmës ministri i jashtëm kinez, i cili mori pjesë në takim, ndërsa postoi në Twitter një foto të takimit të dy zyrtarëve shkruajti se shpresonte që ky takim t'i rikthente marrëdhëniet mes dy vendeve në pikën që ranë dakord dy presidentët kur u takuan në Bali. Zyrtarët amerikanë dhe ata kinezë kanë pranuar nevojën për të stabilizuar marrëdhënien mes dy vendeve dhe për të patur kanale komunikimi mes zyrtarëve të lartë.

Por, pritshmëritë janë të ulëta për shkak të marrëdhënieve të tensionuara në lidhje me të drejtat e njeriut, Tajvanin, teknologjinë dhe çështje të tjera të sigurisë. Pak përpara se të nisej për në Kinë, zoti Blinken tha gjatë një konference për shtyp në Uashington se delegacioni amerikan do të bisedonte në mënyrë të drejtpërdrejtë me palën kineze për “shqetësime shumë reale” për një seri çështjesh.

Gjatë një vizite të mëparshme në Singapor dhe ndërsa gjendej përkrah ministrit të jashtëm të Singaporit, Vivian Balakrishnan, Sekretari Blinken u shpreh se Shtetet e Bashkuara duan të sigurohen që “konkurenca që kemi me Kinën nuk do të kalojë në përplasje apo konflikt”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin tha përpara vizitës se “Shtetet e Bashkuara e shohin Kinën si një ‘rivale parësore’ dhe si ‘sfidën më domethënëse gjeopolitike’. Ky është një gjykim i gabuar strategjik”, tha zëdhënësi kinez.

Presidenti amerikan Joe Biden tha dje përpara nisjes për një takim elektoral në Filadelfia, se shpreson të takohet me Presidentin kinez Xi Jinping gjatë muajve të ardhshëm.

Marrë nga VOA

antony blinken qin gang antony blinken ne kine

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë