LIVE UPDATES
Bota

Senati amerikan bllokon propozimin për ta kufizuar autoritetin e Trumpit në luftën ndaj Iranit

Trump ka thënë më 4 mars se çdo zyrtar iranian që synon pozitat më të larta për t’i zëvendësuar liderët e vrarë, “do të përfundojë i vdekur”, dhe është zotuar se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do të vazhdojnë fushatën ushtarake kundër Iranit.

5 Mars 2026, 19:54 Nga E.d
Senati amerikan bllokon propozimin për ta kufizuar autoritetin e Trumpit
Foto ilustruse

Forcat amerikane dhe ato izraelite kanë vazhduar të sulmojnë Iranin, teksa Senati amerikan e ka hedhur poshtë një propozim që do ta kufizonte autoritetin e presidentit amerikan, Donald Trump për të vazhduar aksionin ushtarak kundër shtetit të Lindjes së Mesme pa miratim të Kongresit.

Trump ka thënë më 4 mars se çdo zyrtar iranian që synon pozitat më të larta për t’i zëvendësuar liderët e vrarë, “do të përfundojë i vdekur”, dhe është zotuar se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do të vazhdojnë fushatën ushtarake kundër Iranit.

“Jemi në pozicion shumë të fuqishëm tani, dhe udhëheqja e tyre po largohet shpejt. Secili që dëshiron të bëhet lider, do të përfundojë i vdekur”, ka thënë Trump në një takim me liderë të sektorit të teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë më 4 mars.

“Po ia dalim mirë në frontin e luftës, nëse e them butë këtë. Dikush më ka pyetur se deri në numrin 10 sa do ta vlerësoja? Do të thosha 15”, ka deklaruar Trump.

Presidenti është zotuar se nuk do të lëshojë pe në fushatën e përbashkët ushtarake me Izraelin, që e ka lënë të vrarë liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei dhe shumë zyrtarë tjerë të sigurisë, ushtrisë dhe politikës.

Trump ka thënë se arsenali i raketave balistike të Teheranit “po zhduket me shpejtësi”.

Presidenti amerikan ka thënë se e ka urdhëruar sulmin për t’ia parandaluar këtij shteti krijimin e armës bërthamore, por ka thënë se dëshiron që Teherani të mos ketë as program të raketave balistike, që t’i japë fund dhunës kundër protestuesve anti qeveritarë, mijëra prej të civilëve janë vrarë në një shtypje brutale shtetërore në javët e fundit.

Duke tentuar t’i ulë shqetësimet për prezencën e trupave ushtarake amerikane në tokën iraniane, Shtëpia e Bardhë ka thënë më 4 mars se angazhimi i trupave tokësore në Iran “nuk është pjesë e operacionit në këtë moment”.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se dy aleatët kanë shënuar “arritje historike” në luftën e tyre – e cila ka hyrë në ditën e gjashtë – kundër Iranit.

Një zëdhënës i tij ka thënë se sulmet ndaj Iranit kanë qenë të domosdoshme pasi Teherani ka qenë duke rindërtuar programin e armëve bërthamore në “bunkerët nëntokësorë” dhe që ka pasur sinjale se ka planifikuar të sulmojë “Izraelin dhe forcat amerikane në rajon” por pa ofruar më shumë hollësi.

Republikanët kundërshtojnë kufizimet për kompetencat e luftës

Një propozim i paraqitur në Senatin amerikan parashihte që çdo sulm i mëtejshëm ushtarak të autorizohej nga Kongresi.

Por, shumica e republikanëve e kundërshtuan atë, duke argumentuar se presidenti, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, e ka autoritetin t'i drejtojë operacionet ushtarake.

Demokratët thanë se votimi është provë për rendin kushtetues. Senatori nga Nju Jorku, Chuck Schumer, tha se ligjvënësit duhet të vendosin nëse do t’i dërgojnë “bijtë dhe bijat” e amerikanëve në rrezik.

Nga ana tjetër, udhëheqës republikanë mbrojtën presidentin Trump. Senatori nga Dakota e Jugut, John Thune, tha se Trump po vepron për t’i mbrojtur forcat amerikane, ndërsa senatori nga Karolina e Jugut, Lindsey Graham, e quajti propozimin jokushtetues.

Situata në rajonin e Lindjes së Mesme

Ndërkohë, trafiku ajror në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë i bllokuar teksa Irani vazhdon kundërpërgjigjen duke lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit dhe vendeve të tjera të rajonit ku gjenden baza ushtarake amerikane.

Shumë vende perëndimore po përpiqen t’i evakuojnë mijëra shtetas të tyre që kanë mbetur të bllokuar në rajon pas nisjes së fushatës së gjerë ajrore nga Uashingtoni dhe Tel Avivi më 28 shkurt.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se fluturimi i parë për evakuimin e shtetasve amerikanë u realizua nga Lindja e Mesme më 5 mars, por nuk dha hollësi të tjera.

NATO-ja dënon Iranin

Aleanca ushtarake e NATO-s dënoi Iranin pasi sistemet e aleancës perëndimore ndaluan një raketë balistike iraniane para se ajo të hynte në hapësirën ajrore të Turqisë.

“NATO qëndron në krah të të gjithë aleatëve, përfshirë Turqinë, teksa Irani i vazhdon sulmet pa dallim në gjithë rajonin”, tha zëdhënësja e aleancës, Allison Hart, më 4 mars.

Ajo shtoi se kapacitetet e parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s mbeten të forta në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe atë nga raketat.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, foli me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, për zhvillimet e fundit në Iran dhe në gjithë Lindjen e Mesme.

Sipas tij, Rubio i tha Fidanit se sulmet ndaj territorit sovran të Turqisë janë të papranueshme dhe premtoi mbështetje të plotë nga Shtetet e Bashkuara.

Arabia Saudite rrëzon raketa

Ndërkohë, Saudi Arabia njoftoi në orët e para të 5 marsit se kishte kapur tri raketa lundruese që po niseshin drejt vendit.

“Tre raketa lundruese u kapën dhe u shkatërruan jashtë qytetit të Al‑Kharj”, njoftoi Ministria saudite e Mbrojtjes në rrjetin X - dikur Twitter. Nuk u raportuan viktima apo dëme.

Fundoset një nëndetëse iraniane

Më herët, shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, konfirmoi se një nëndetëse amerikane kishte fundosur një anije luftarake iraniane pranë brigjeve të Shri Lankës.

Hegseth e përshkroi sulmin - ku humbën jetën të paktën 87 marinarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën ose u zhdukën - si një “vdekje të heshtur”. Autoritetet e Shri Lankës thanë se 32 marinarë iranianë shpëtuan.

Macron paralajmëron Izraelin

Ndërkohë, Izraeli i rriti sulmet kundër pozicioneve të grupit Hezbollah në Liban, pasi ky i fundit lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit. Hezbollahu konsiderohet organizatë terroriste nga SHBA-ja.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha më 4 mars se i kishte kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të përmbahet nga nisja e një ofensive tokësore në Liban.

“Ritheksova nevojën që Hezbollahu t’i ndalë menjëherë sulmet ndaj Izraelit dhe më gjerë. Kjo strategji përshkallëzimi është një gabim i rëndë që rrezikon gjithë rajonin”, shkroi Macron në X.

Ai shtoi se i kishte bërë thirrje Netanyahut të respektojë integritetin territorial të Libanit dhe të shmangë një ofensivë tokësore, duke theksuar se është e domosdoshme që palët t’i kthehen marrëveshjes së armëpushimit.

Ka raportime se forcat tokësore izraelite mund të kenë kaluar tashmë kufirin me Libanin, megjithëse hollësitë mbeten të paqarta./REL

shba iran sulme

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë