26 Shtator 2024, 07:40
Nga r.ll

SHBA- Kryediplomati francez tha të mërkurën se Parisi dhe Uashingtoni po punojnë mbi një propozim për një armëpushim 21-ditor çka do të mundësonte negociatat mbi konfliktin e përshkallëzuar mes Izraelit dhe Hezbollahut që ka lënë mbi 600 të vrarë në Liban gjatë ditëve të fundit.
Jean-Noël Barrot i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë një takimi mbi konfliktin, se propozimi do të publikohej së shpejti. “Ne po llogarisim që të dyja palët ta pranojnë atë pa vonesë”, tha ai.
Zoti Barrot tha se Franca dhe SHBA-të ishin konsultuar me palët lidhur me "parametrat përfundimtarë për një rrugëdalje diplomatike nga kjo krizë", duke shtuar se "lufta nuk është e pashmangshme".
Më herët të mërkurën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se qeveria amerikane ishte “angazhuar intensivisht me një numër partnerësh për të ulur tensionet në Liban dhe për të punuar për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi që do të kishte shumë përfitime për të gjitha palët”.
Zoti Blinken dhe këshilltarë të Presidentit Biden kanë zhvilluar takime me përfaqësues të vendeve të tjera për siguruar mbështetje për planin, ndërsa udhëheqësit botërorë takohen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, thanë disa zyrtarë amerikanë në kushte anonime.
Shtetet e Bashkuara shpresojnë se një armëpushim i tillë mund të çojë në një stabilitet afatgjatë në kufirin mes Izraelit dhe Libanit.
Shkëmbimet disa mujore të zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë detyruar largimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre në të dy anët e kufirit. Sulmet e kësaj jave kanë shtuar frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.
Këshilltari i Presidentit Biden për Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan dhe këshilltarët e lartë Brett McGurk dhe Amos Hochstein janë takuar në Nju Jork me aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme dhe kanë qenë në kontakt me zyrtarët izraelitë lidhur me propozimin në fjalë, tha një nga zyrtarët amerikanë.
Një zyrtar izraelit tha në kushte anonime se Kryeministri Netanyahu është pajtuar lidhur me përpjekjet për arritjen e një marrëveshje të mundshme, por vetëm nëse ajo përfshin kthimin e popullsisë izraelite në shtëpitë e tyre. Po ashtu, një zyrtar libanez i cilësoi përpjekjet për ndalimin e luftimeve si shumë serioze./VOA
izrael hezbollah
Bota
25 Shtator 2024, 22:50
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Vladimir Putin ka përshkallëzuar retorikën e tij të kërcënimeve me armë bërthamore, duke i th&...
Bota
25 Shtator 2024, 22:38
M.B
Keir Starmer
BRITANI- Britania ka vendosur të dërgojë trupa në Qipro që të ndihmojë në evakuimin e shtetasve t...
Bota
25 Shtator 2024, 22:24
E. D
Mira Murati
SHBA- Shefja e Teknologjisë e OpenAI e mbështetur nga Microsoft, Mira Murati ka njoftuar se do të largohet nga firma e Inteligje...
Bota
25 Shtator 2024, 21:43
E. D
SHBA- Një oficere policie në Texas ka mbetur e verbër pasi u qëllua në fytyrë nga një sulmues që vrau kolegun e saj of...
Bota
25 Shtator 2024, 21:30
E. D
foto ilustruese
LIBAN- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha kryeministrit libanez Najib Mikati të mërkurën se komuniteti ndërkomb...
Bota
25 Shtator 2024, 21:23
Donald trump
SHBA- Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati republikan Donald trump tha se Presidenti Biden duhet të kërcënoj&eu...
Bota
25 Shtator 2024, 21:19
E. D
Emmanuel Macron
NEW YORK- Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se po dërgonte ministrin e tij të jashtëm n&eum...
Bota
25 Shtator 2024, 21:13
E. D
Donald Trump
SHBA- Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë informuar Donald Trump për një komplot të dyshuar iranian pë...
Bota
25 Shtator 2024, 21:07
E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia ka krijuar një program armësh në Kinë për të zhvilluar dhe prodhuar dronë sulmues me rreze t...
Bota
25 Shtator 2024, 21:06
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban, tha m&eu...