Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shtetet perëndimore kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Hamasit dhe aleatëve të tij që kur ky grup palestinez kreu sulmin e paprecedent ndaj Izraelit më 7 tetor.
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë njoftuar për sanksione të reja ndaj figurave të Xhihadit Islamik Palestinez dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Ky është vendimi i tyre i fundit i koordinuar sa i përket ngrirjes së aseteve dhe vendosjes së ndalesave për udhëtim, që kanë më shënjestër luftëtarët e grupeve rajonale.
Pesë “figura kyçe” dhe një entitet, që thuhet se janë të përfshirë në udhëheqjen dhe financimin e rrjeteve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez, janë sanksionuar, tha Qeveria britanike.
Masat “do të ndihmojnë në ndërprerjen e fondeve që mbështesin këto grupe terroriste, përfshirë nga Irani”, u tha në njoftim.
Shtetet perëndimore kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Hamasit dhe aleatëve të tij që kur ky grup palestinez kreu sulmin e paprecedent ndaj Izraelit më 7 tetor.
Luftëtarët e Hamasit vranë 1.200 persona, shumica civilë, dhe morën afër 250 pengje. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë mbi 25.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.
“Këto sanksione dërgojnë mesazh të qartë te Hamasi se Britania dhe partnerët tanë janë të përkushtuar që të sigurohemi që nuk do të ketë vende për t’u fshehur këto aktivitete financuese për terroristët”, tha sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, përmes një deklarate.
Britania dhe SHBA-ja kanë njoftuar për disa runde sanksionesh të koordinuara që nga fundi i vitit të kaluar. Sanksionet kanë shënjestruar Hamasin dhe Iranin, që mbështet këtë grup radikal palestinez.
Në mesin e të sanksionuarve është edhe Zuheir Shamlakh, që sipas Londrës, që nga viti 2019, ai ka reputacionin si “këmbyesi kryesor i parave” për Hamasin.
Sipas Britanisë, ai është figura kyçe që ka zhvendosur operacionet e grupit në kriptovaluta dhe kishte shfrytëzuar monedhat digjitale dhe sistemet jozyrtare të transferimit të parave “për të dërguar shuma të mëdha parash nga Irani te Hamasi”, para 7 tetorit, tha Londra.
Po ashtu është sanksionuar Ahmed Sharif Abdallah Odeh që dyshohet se është operatori kyç i rrjetit financiar të Hamasit dhe Ismail Barhoum, anëtar i byrosë politike në Gaza.
Hassan Al-Wardian, që thuhet se është lider i Hamasit në Bregun e pushtuar Perëndimor, dhe Jamil Yusuf Ahmad Aliyan, zyrtar i lartë i Xhihadit Islamik Palestinez në Gazë, sipas Britanisë, janë në listën e sanksioneve./REL
autoret dhe viktima KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, Artiol Abdullahut...
foto nga catia e rene KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se lidhur me rastin e rënies së çatisë t&...
Steven Harper ITALI-Një çiklist i raportuar i zhdukur në Evropë pasi hëngri kërpudha të egra është gjetur i ...
foto ilustruese TURQI- Parlamenti turk do të votojë këtë javë për hyrjen e Suedisë në Organizatën e Traktatit ...
Droga e kapur EKUADOR- Një sasi rekord prej 22 tonësh kokainë u kap gjatë një operacioni ushtarak në Ekuador,&...
aleksander vuçiç SHKUP- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk ka pranuar të japë përgjigje pyetjes s&e...
Elon Musk GJERMANI- Elon Musk ka vizituar kampin e shfarosjes së Aushvicit, pas kritikave të rënda për mënyrën se s...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian vendosi sot sanksione të reja ndaj Hamasit pasi sipas Ministres së Jashtme të Gjermanisë, An...
Foto ilustruese KAMERUN- Programi i parë rutinë i vaksinës në botë kundër malaries ka filluar në Kamerun. Me kët&eu...
christopher hill SERBI- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që të mos...