Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sistemet e mbrojtjes ajrore arritën t'i rrëzojnë tri prej këtyre raketave, ndërsa e katërta ra në det. Më shumë se dy muaj pasi forcat amerikane dhe izraelite filluan sulmet ndaj Iranit, Ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kërcënimeve të Teheranit, gjë që ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë dhe ka tronditur ekonominë globale.
SHBA- Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë një pretendim të Iranit se forcat iraniane e goditën një luftanije amerikane që po përpiqej të hynte në Ngushticën e Hormuzit, si dhe kanë nisur përpjekje të reja për ta rikthyer qarkullimin e anijeve tregtare në këtë rrugë jetike detare. Mes armëpushimit të brishtë amerikan, Irani i lëshoi katër raketa përtej Gjirit Persik drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi ushtria e këtij vendi më 4 maj.
Sistemet e mbrojtjes ajrore arritën t'i rrëzojnë tri prej këtyre raketave, ndërsa e katërta ra në det. Më shumë se dy muaj pasi forcat amerikane dhe izraelite filluan sulmet ndaj Iranit, Ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kërcënimeve të Teheranit, gjë që ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë dhe ka tronditur ekonominë globale.
Uashingtoni është kundërpërgjigjur duke vendosur bllokadë detare ndaj porteve iraniane. Qindra anije dhe mijëra marinarë kanë mbetur të bllokuar në det qëkurse Irani bëri kërcënime lidhur me transportin detar pas ofensivës amerikano-izraelite. Deri javën e kaluar, më shumë se 900 anije tregtare ndodheshin në Gjirin Persik, sipas firmës së inteligjencës detare AXSMarine.
Gjatë fundjavës, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se anijet luftarake amerikane do t’i shoqërojnë anijet që janë “bllokuar” dhe nuk po mund ta kalojnë ngushticën, duke filluar nga 4 maji. Dy anije tregtare me flamur amerikan kaluan nëpër ngushticë “si hap i parë”, tha më 4 maj Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila mbikëqyr forcat amerikane në rajon.
Më herët, media gjysmëzyrtare shtetërore iraniane pretendoi se dy raketa kishin goditur një luftanije amerikane pranë Jaskut, afër hyrjes së ngushticës. Megjithatë, Komanda Qendrore e SHBA-së e mohoi këtë.
“Asnjë anije e marinës amerikane nuk është goditur”, thuhet në një postim të saj në X.
Në një deklaratë, Qendra e Përbashkët e Informacionit Detar një koalicion prej gati katër duzinash vendesh që synon të ndajë informata mbi rrugët detare në Lindjen e Mesme tha se SHBA-ja ka krijuar një “zonë të përforcuar sigurie” në jug të rrugëve të zakonshme të transportit në ngushticë për të ndihmuar kalimin e anijeve. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit publikoi një hartë të re navigimi që përcakton një zonë të re ujore që, sipas tyre, është nën kontrollin iranian.
Garda, e njohur si IRGC, është degë e fuqishme e ushtrisë iraniane. Ajo i ka kërcënuar anijet që nuk i zbatojnë udhëzimet e reja të navigimit. Anijet që nuk bashkëpunojnë do të përballen me “rreziqe serioze”, përfshirë ndalimin me forcë, tha IRGC-ja.
Një armëpushim i shpallur nga Trump më 7 prill vazhdon të jetë në fuqi, teksa po vazhdojnë gjithashtu përpjekjet për të negociuar një marrëveshje më të gjerë paqeje. Ndër pengesat kryesore është çështja e ambicieve bërthamore të Iranit.
Uashingtoni kërkon që Teherani të heqë dorë nga uraniumi i tij, përfshirë uraniumin e pasuruar në nivel të lartë, i cili mund të përdoret për ndërtimin e armës bërthamore. Teherani tha më 3 maj se po shqyrtonte propozimin më të fundit amerikan për një marrëveshje paqeje.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baqaei, u citua të ketë thënë se aktualisht nuk ka bisedime mbi kapacitetet bërthamore të Iranit. Duke folur në Fox Neës më 4 maj, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se bllokada detare është pjesë e një embargoje më të gjerë ekonomike.
“Ne po e ngufatim regjimin, dhe ata nuk janë në gjendje t’i paguajnë ushtarët e tyre. Kjo është një bllokadë e vërtetë ekonomike dhe përfshin të gjitha nivelet e qeverisë”, tha ai./REL
GJERMANI- Një incident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte në qendër të Leipzigut, në rrugën Grimm...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump paralajmëroi sërish sot Teheranin, pasi njoftoi se anijet do të çliroheshin nga Gjiri Pers...
Foto Ilistruse ARABIA SAUDITE- Irani ka goditur me dronë një objekt nafte në Oman. Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se katër dron&...
Foto ilustruse ARABIA SAUDITE- Makthi i sulmeve me raketa duket se po kthehet në Dubai, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e Emi...
Vladimir Putin RUSI- Kremlini ka rritur sigurinë rreth Presidentit Vladimir Putin, duke instaluar sisteme mbikëqyrjeje në sht...
Kokaina e sekuestruar SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë kryer një megaoperacion policor, ku kanë sekuestruar rreth 40 ton lëndë n...
Foto ilustruse LINDJA E MESME- Bllokimi i Ngushgticës së Hormuzit ka rritur ndjeshëm çmimet e naftës, ndësa ka goditur gjit...
Foto ilustruse LIBAN- Kryetari i Parlamentit libanez, Nabih Berri, ka deklaruar se negociatat me Izraelin nuk janë të mundura pa ndërprerjen...
Një ndërtesë shumëkatëshe pas asaj që kryebashkiaku i Moskës e quajti sulm me dron më 4 maj Një dron e ka godi...
Donald Trump Presidenti Trump planifikon të tërheqë edhe më shumë trupa nga Gjermania. Sipas deklaratave të fundit t&eum...