17 Janar 2023, 19:35
Nga k.m.
Antony Blinken
Shtetet e Bashkuara njoftuan për kufizime të vizave ndaj 25 personave në Bjellorusi, në përgjigje të nisjes së gjykimit në mungesë të lideres së opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, dhe aktivistëve të tjerë pro-demokracisë.
Ky vendim vjen pasi Tikhanovskaya, e cila shpalli fitoren ndaj liderit autoritar Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet e vitit 2020, po përballet me gjyq nën akuza për tradhti të lartë, “konspiracion për marrjen e pushtetit” dhe krijimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste.
“Këto gjykime të motivuara politikisht janë shembulli i fundit i përpjekjeve të regjimit të Lukashenkos për të frikësuar dhe shtypur ata që kërkojnë drejtësi, respektim të të drejtave të njeriut dhe një Bjellorusi demokratike”, tha përmes një deklarate për media sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Në mesin e të sanksionuarve janë edhe anëtarë të Asamblesë Kombëtare të cilët miratuan ligjin që autorizon dënimin me vdekje për personat që janë gjetur fajtorë për “akte të terrorizmit”.
SHBA-ja tha se kjo akuzë po përdoret për të shtypur anëtarët e opozitës dhe aktivistët e shoqërisë civile. Lukashenko, aleat i presidenti rus Vladimir Putin, ka udhëhequr me këtë shtet të ish-Bashkimit Sovjetik që nga viti 1994. Ai për vite me radhë ka qenë subjekt i sanksioneve amerikane.
Në mars të vitit të kaluar, SHBA-ja vendosi sanksione ekonomike ndaj Lukashenkos për shkak të korrupsionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Në Bjellorusi, edhe disa aleatë të Tikhonovskayas po gjykohen në mungesë. Me vendimin e së martës, SHBA-ja deri më tani ka vendosur kufizime të vizave ndaj 322 personave që sipas Uashingtonit minojnë demokracinë në Bjellorusi./REL
antony blinken
Bota
17 Janar 2023, 19:15
k.m.
Foto ilustruese
Ministri grek i Migracionit tha se numri i migratëve që kanë arritur në Greqi ka rënë në mënyrë...
Bota
17 Janar 2023, 19:06
A.B
Emmanuel Macron
FRANCË- Anëtarët e një grupi të ekstremit të djathtë, të cilët planifikonin të vrisn...
Bota
17 Janar 2023, 18:59
k.m.
Foto ilustruese
Agjencitë e qeverisë amerikane thonë se viti 2022 ishte viti i pestë ose i gjashtë më i nxehtë në h...
Bota
17 Janar 2023, 18:36
k.m.
Foto ilustruese
Të paktën tri agjenci ndërkombëtare të ndihmës kanë rinisur në mënyrë të pjesshme pu...
Bota
17 Janar 2023, 18:30
A.B
Andrew Tate
RUMANI- Shefi i sigurimit të Andrew Tate ka dhënë një rrëfim zhgënjyes për gratë që qënd...
Bota
17 Janar 2023, 18:17
A.B
Hashash
KANADA- Një dyqan që do të shesë heroinë dhe hashash do të hapet në Vankuver të Kanadasë, pë...
Bota
17 Janar 2023, 18:08
A.B
Matteo Messina Denaro
ITALI- Në apartamentin ku fshihej bosi i ‘Cosa Nostra’-s, Matteo Messina Denaro, janë gjetur shumë sende. ...
Bota
17 Janar 2023, 18:08
k.m.
Greta Thunberg
GJERMANI- Greta Thunberg është arrestuar nga Policia gjatë një demonstrate në Gjermani. Aktivisti mjedisor, 20 vje...
Bota
17 Janar 2023, 18:01
k.m.
Foto ilustruese
Përgjatë 15 vjetëve që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Qeveria në Beograd pretendon se 2...
Bota
17 Janar 2023, 17:58
k.m.
OXFAM
Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror vjetor po zhvillon punimet këtë javë në Davos të Zvicrës, shoqata e njohur bam...