Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sulmi me 15 dronë ishte një prej sulmeve më të mëdha të Huthëve që nga nëntori kur rebelët nisën të shënjestronin me raketa dhe dronë anijet në zonën e Detit të Kuq, që është një rrugë kyçe për tregtinë botërore.
LINDJE E MESME- Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve kanë rrëzuar 15 dronë që u lansuan nga lëvizja rebele jemenase, Huthi, në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, tha ushtria amerikane më 9 mars. Sulmi me 15 dronë ishte një prej sulmeve më të mëdha të Huthëve që nga nëntori kur rebelët nisën të shënjestronin me raketa dhe dronë anijet në zonën e Detit të Kuq, që është një rrugë kyçe për tregtinë botërore.
Huthët, që mbështeten nga Irani, thonë se kryejnë sulme në solidaritet me palestinezët, pas nisjes së luftës me Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, në Rripin e Gazës. Komanda Qendrore amerikane, e njohur me shkurtesë CENTCOM, tha se sulmi i Huthëve ndodhi pak para agimit në Detin e Kuq dhe Gjirin e Ademit.
CENTCOM dhe forcat e koalicionit vlerësuan se dronët “paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm ndaj anijeve tregtare, Marinës amerikane dhe anijeve të koalicionit në rajon”. Në njoftim u tha se “anijet e Marinës amerikane, së bashku me avionët dhe disa anije të marinave të shteteve të koalicionit dhe avionë rrëzuan 15” dronë.
“Këto veprime u ndërmorën për të ruajtur lirinë e navigimit dhe për t’i bërë më të sigurta ujërat ndërkombëtare”.
Më 9 janar, forcat amerikane dhe britanike kishin rrëzuar 18 dronë dhe tri raketa që u lëshuan nga rebelët drejt anijeve në Detin e Kuq, kishte njoftuar atëbotë Ushtria amerikane. Në dhjetor, SHBA-ja njoftoi për një nismë të sigurisë detare për të mbrojtur anijet në Detin e Kuq nga sulmet e Huthëve. Sulmet e rebelëve jemenas kanë detyruar anijet komerciale të ndryshojnë rrugëtimin e tyre për të shmangur Detin e Kuq ku kalon 12 për qind e tregtisë globale. Që nga janari, SHBA-ja dhe Britania kanë kryer sulme të vazhdueshme ndaj caqeve të Huthëve në Jemen në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve. Por, rebelët kanë vazhduar sulmet ndaj anijeve tregtare dhe po ashtu kanë shënjestruar anije amerikane dhe britanike./ REL
Ndërtesa e Kongresit amerikan. SHBA- Senatorët amerikanë të premten mbrëma i dhanë dritën jeshile një pakete pë...
Joe Biden dhe Anthony Blinken SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka harruar mikrofonin ndezur pas fjalimit t&e...
Vladimir Putin RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin ditën e djeshme në kuadër të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të ...
Foto ilustruese SHBA- Ekonomia e Amerikës po lulëzon. Atëherë pse janë të shqetësuar shefat e kompanive? Tri nga forcat ...
Foto ilusruese BRUKSEL- Një tabelë pranë selisë së Komisionit Europian në Bruksel tregon disa punëtorë që po v...
foto ilustruese KANADA- Qeveria kanadeze ka konfirmuar se do të rivendosë fondet për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndi...
Juan Orlando Hernandez SHBA- Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, u shpall të premten në një gjykatë federale...
foto ilustruese IZRAEL- Hamasi thotë se nuk do të ketë kompromis për kërkesën e tij që Izraeli të tërhiqet nga...
Lara Trump SHBA– Ish-presidenti Donald Trump konsolidoi të premten kontrollin e tij mbi Komitetin Kombëtar Republikan pasi bashkëshort...
German Galushchenko UKRAINË- Siguria në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia ZNPP nga Rusia në Ukrainë po përkeq&eum...