LIVE UPDATES
Bota

Shefi i ushtrisë paralajmëron: Rumania duhet të përgatitet për Putinin

Rusia nisi pushimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke e sjell luftën në kufijtë veriorë të Rumanisë dhe në kufijtë në Detin e Zi.

2 Shkurt 2024, 14:11 Nga N.F
Shefi i ushtrisë paralajmëron: Rumania duhet të përgatitet
Foto ilustruese

RUMANI- Rumania duhet që në mënyrë urgjente të miratojë bazën ligjore që do të lejonte vullnetarët civilë që të ndjekin trajnime ushtarake, pasi që shteti ka nevojë të përgatitet më mirë në rast se lufta e Rusisë kundër Ukrainës zgjerohet. Kështu tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shefi i ri i ushtrisë së Rumanisë, gjenerali Gheorghita Vlad.

“Po, popullata e Rumanisë, sikurse e gjithë popullsia e Bashkimit Evropian, e Evropës, duhet të jenë të shqetësuar”, tha gjenerali Vlad gjatë intervistës për Shërbimin Rumun të REL-it.

“Personalisht, edhe pse jo nga aspekti i një ushtari të karrierës, mendoj se Federata Ruse nuk do të ndalet [në Ukrainë]. Nëse fiton në Ukrainë, synimi i tij kryesor do të jetë Moldavia. Ne do të shohim tensione edhe në Ballkanin Perëndimor. Jam më se i bindur se [presidenti rus, Vladimir] Putin do të përshkallëzojë politikat e tij në një të ardhme të afërt”.

Rusia nisi pushimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke e sjell luftën në kufijtë veriorë të Rumanisë dhe në kufijtë në Detin e Zi. Rumania ka shfuqizuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak më 2007, tre vjet pasi iu bashkua NATO-s dhe themeloi një ushtri profesioniste dhe trupa rezervë. Gjenerali Vlad tha se një projektligj i Ministrisë së Mbrojtjes aktualisht është në të dyja dhomat e Parlamentit rumun dhe debati për të pritet të zhvillohet pasi të përfundojnë zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen këtë vit.

“Në mesin e gjërave të tjera, ne duam të kemi një shërbim vullnetar ushtarak me afat të caktuar”, tha Vlad, duke shtuar se programi do të ishte i ndarë nga ushtarët profesionistë, por pjesëmarrësit në këtë program do të paguheshin po ashtu.

“Ne synojmë që të tërheqim moshat mes 18 dhe 35 vjeç pavarësisht gjinisë, kombësisë apo fesë, të cilët duan të veshin uniformën ushtarake. Ne duhet ta paguajmë këtë lloj shërbimi dhe të trajnojmë pjesëmarrësit për rregullat bazike të luftës”.

Shefi i ushtrisë rumune, Gheorghita Vlad, tha se një program i tillë është i nevojshëm pasi rezervistët aktualë po plaken dhe nuk do të jenë në gjendje të përballen me sfidat e një konflikti ushtarak.

“Imagjinoni një 50-vjeçar duke mbajtur në shpinë një çantë ushtarake prej 80 litrash”, tha ai.

Rumania, një anëtare kyçe e kahut juglindor të NATO-s, ndan një kufi prej 650 kilometrash me Ukrainën.
Aktualisht, në ushtrinë e këtij shteti janë 80.000 ushtarë profesionistë. Gjenerali Vlad, që mori udhëheqjen e ushtrisë rumune nëntorin e kaluar, tha se ky numër është i pamjaftueshëm duke pasur parasysh klimën aktuale gjeopolitike dhe duhet që numri i ushtarëve të rritet për 50 për qind.

“Një numër adekuat për një ushtri profesionale rumune do të ishte rreth 120.000”, tha ai.

Marrë nga REL

rumani putin gheorghita vlad

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi