Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kandidatura e tij do të ketë mbështetjen edhe të Lidhjes Social Demokrate (LSDM)në pushtet, e cila edhe e kishte zgjedhur si kandidat për president para pesë vjetësh.
SHKUP- Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të premten më 1 mars, shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill. Pendarovski tha se kandidaturën e shpalli pas mbështetjes publike që ka marrë nga qytetarë të shumtë dhe personalitete të ndryshme për t’u nominuar edhe për një mandat në krye të shtetit.
Kandidatura e tij do të ketë mbështetjen edhe të Lidhjes Social Demokrate (LSDM)në pushtet, e cila edhe e kishte zgjedhur si kandidat për president para pesë vjetësh.
“Arsyeja e parë e kandidimit është se po e përfundoj mandatin e presidentit pa asnjë aferë korruptive, pa asnjë gabim strategjik, asnjë rast të nepotizmit lidhur me familjen apo bashkëpunëtorët e mi”, tha Pendarovski.
“Isha koordinator nacional për NATO-n dhe gjatë mandatit tim të parë u bëmë anëtare e Aleancës Veriatlantike. Gjatë mandatit të dytë pres që të bëhemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.
Marrëdhëniet ndëretnike, sipas Pendarovskit, mbeten shtylla e kohezionit dhe e stabilitetit të brendshëm, andaj edhe kërkoi mbështetjen e të gjitha bashkësive etnike në zgjedhjet presidenciale.
“Unë jam maqedon, por në këto pesë vjet të mandatit tim nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që përkatësia ime etnike të ketë qenë arsyeje që dikë ta favorizoj apo degradoj”, theksoi Pendarovski.
Duke komentuar kërkesën e partive shqiptare që presidenti në të ardhmen të zgjidhet nga Kuvendi, Pandarovski tha se është kundër një kërkese të tillë, pasi zgjedhja e presidentit në Kuvend nuk do t’i jepte kreut të shtetit fuqinë që merr nga populli përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.
”Unë gjatë mandatit tim kam refuzuar disa kërkesa të partive politike dhe jam i bindur se sikur të isha zgjedhur në Kuvend, po atë ditë do të shkarkohesha nga pozita e presidentit”, tha Pendarovski.
Përveç Pendarovskit, kandidaturat për zgjedhjet presidenciale i kanë shpallur edhe tetë kandidatë të tjerë, por prej tyre deri tani 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për të marrë pjesë në garën zgjedhore i kanë grumbulluar Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arben Taravari, kandidat i opozitës së bashkuar shqiptare, Biljana Vankovska nga partia E Majta dhe Maksim Dimitrievski nga Partia ZNAM (Për Maqedoninë tonë).
VMRO DPMNE-ja, në opozitë, kandidaturën e Biljana Siljanovska-Davkovës do të shpallë të shtunën, më 2 mars. Afati i paraqitjes së kandidaturave për zgjedhjet presidenciale skadon më 8 mars. Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj./REL
Foto ilustruese RUSI- Rusia është duke e rritur bashkëpunimin me Kinën në teknologjinë satelitore dhe atë 5G, dhe di&cce...
Carlson dhe Putin SHBA- Në një podcast të organizuar nga gazetari amerikan Lex Fridman, ish-prezantuesi i Fox News, Tucker Carlson përs...
Rruga e vdekjes TURQI- Rruga më e rrezikshme në botë eshte ajo D915 rrugë e cila lidh Anadollin veri-lindore me Detin e Zi. Arsyej...
Foto ilustruese ANGLI- Më shumë se një miliard njerëz janë duke jetuar me obezitet në gjithë botën, sipas gjetjeve ...
ambasadoreyt RUSI- Diplomatët e huaj, përfshirë ambasadorët gjermanë, francezë dhe amerikanë, kanë mbërritur n...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ditën e sotme ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit të Sigu...
emmanuel macron FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron është parë i izoluar në skenën evropiane këtë javë...
Viktima dhe autori i vrasjes BRAZIL- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Brazil ku një burrë 49-vjeçar ka...
foto nga seanca GANË- Kompania shtetërore e Energjisë Elektrike e Ganës (ECG) të enjten ndërpreu furnizimin me energji pë...
Foto ilustruese TAJVAN- Një grup i vogël ishujsh të Tajvanit, që ndodhen direkt para bregdetit të Kinës, janë kthyer tan...