LIVE UPDATES
Bota

Shumica e gjermanëve të pakënaqur me qeverinë/ Analiza e DW: A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?

Shumica e gjermanëve janë për zgjedhje të parakohshme. Ata janë të pakënaqur me qeverinë. Pak para zgjedhjeve në SHBA, gjermanët preferojnë Harris.

2 Nëntor 2024, 09:32 Nga r.ll
Shumica e gjermanëve të pakënaqur me qeverinë/ Analiza e DW:
Scholz, Habeck dhe Lindner

GJERMANI- Sipas sondazhit të ARD-Deutschlandtrend, gjermanët janë të pakënaqur me qeverinë e tanishme të partive SPD ,FDP dhe të Gjelbrit, e cila është në pushtet që nga 8 dhjetori 2021. Aktualisht janë rreth 85 për qind e gjermanëve të pakënaqur me performancën e qeverisë, ndërsa vetëm 14 për qind e vlerësojnë pozitivisht punën e këtij koalicioni.

ARD-Deutschlandtrend bën sondazhe të këtilla për punën e qeverisë federale që nga viti 1997. Sondazhi i tanishëm është më i keqi për qeverinë që nga qershori i vitit 2010 kur qeverisë CDU/CSU dhe FDP i besonin vetëm 12 për qind. Por edhe gjatë qeverisë SPD dhe të Gjelbërve, në 2003 dhe 2004, ka pasur një kënaqësi shumë të vogël të zgjedhësve me qeverinë  (11 dhe 13 për qind).

Qeveria e Gerhard Schröderit e përfundoi mandatin e saj me zgjedhje të parakohshme në vitin 2005, kur CDU/CSU u futën në koalicion me SPD-në dhe erdhi në pushtet Angela Merkel. Ndërsa tani në fund të tetorit 2024, shumica e gjermanëve janë të mendimit se Gjermania duhet të shkojë në zgjedhje të parakoshme, sepse 54 për qind i mbështesin zgjedhjet e parakohshme. Vetëm 41 për qind e të anketuarve mendojnë se koalicioni do të mbijetojë deri në zgjedhjet e rregullta në fund të shtatorit 2025.

Midis mbështetësve të partive SPD dhe të Gjelbërve në pushtet, shumica prej 77 dhe 76 për qind janë në favor të mbetjes së koalicionit deri në zgjedhje. Nga ana tjetër, pothuajse të gjithë mbështetësit e AfD (93 për qind) shpresojnë se qeveria do të bjerë dhe do të ketë zgjedhje të parakohshme. Në mesin e mbështetësve të Unionit (CDU/CSU), i cili prej muajsh kryeson në sondazhe, 69 për qind dëshirojnë një fund të parakohshëm të qeverisë, ndërsa 75 për qind e të anketuarve në Aleancën Sara Wagenknecht janë pro.

Nëse do të kishte zgjedhje të dielën

Nëse zgjedhjet parlamentare federale do të mbaheshin këtë të dielë, Unioni konservator CDU dhe CSU, do të merrte 34 për qind të votave. SPD do të fitonte 16 për qind, të Gjelbërit 11 për qind, ndërsa FDP do të mbetej jashtë parlamentit, sepse do të fitonte vetëm katër për qind. AfD do të merrte 17 për qind ndërsa Aleanca e Sara Wagenknecht gjashtë për qind. Partitë e tjera do të merrnin gjithsej 12 për qind.

Kur bëhet fjalë për vlerësimet personale, kancelari Olaf Scholz aktualisht ka mbështetjen e vetëm 19 për qind të votuesve. Në krahasim me te, vlerësimi më i ulët i Gerhard Schröder ka qenë 24 për qind, ndërsa Angela Merkel nuk ka pasur kurrë mbështetje më të ulët se 40 për qind gjatë mandateve të saja.

Nga qeveria nuk pritet shumë

Unioni CDU/CSU ka aktualisht mbështetjen më të madhe që nga zgjedhjet e vitit 2021. Megjithatë, vetëm 23 për qind e gjermanëve besojnë se një qeveri e mundshme e Unionit CDU/CSU do t'i përballonte sfidat më mirë se qeveria aktuale. Ndërsa 16 për qind mendojnë se do të ishte madje edhe më keq. Rreth 53 për qind e të anketuarve mendojnë se do të njëjtë.

Në fushën e politikës ekonomike dhe fiskale, rreth 83 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur me punën e koalicionit. Pakënaqësia drejtohet veçanërisht ndaj partive që drejtojnë ministritë përkatëse: FDP dhe të Gjelbërve.

Tre të katërtat e gjermanëve (73 për qind) janë të shqetësuar me situatën e tanishme ekonomike. Përveç kësaj, 44 për qind shqetësohen se nuk do të jenë në gjendje të ruajnë standardin e tyre të jetesës, ndërsa 18 për qind e punonjësve kanë frikë se mund të humbin vendin e tyre të punës.

Kur bëhet fjalë për subvencionet shtetërore për kompanitë që investojnë në Gjermani, 67 për qind e konsiderojnë këtë si rrugën e duhur. 54 për qind mbështesin uljen e taksave për kompanitë.

Shumica e gjermanëve preferojnë Kamala Harris

Para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, 74 për qind e gjermanëve mendojnë seKamala Harris duket më bindëse se Donald Trump, i cili mbështetet nga vetëm 11 për qind e të anketuarve.

Mbështetësit e të Gjelbërve (92 përqind), CDU/CSU dhe SPD (90 për qind secila) mbështesin në masë të madhe Harris. Në mesin e mbështetësve të Aleancës Sarah Wagenknecht, një shumicë (61 për qind) gjithashtu mbështesin Harris. Ndërsa 14 për qind janë mbështetës të Trumpit, por 25 për qind nuk janë të kënaqur me asnjërin nga kandidatët. Midis mbështetësve të AfD-së, 41 për qind mbështesin Trumpin, 26 për qind preferojnë Harrisin, ndërsa 28 për qind nuk favorizojnë asnjërin nga kandidatët.

Shumica e gjermanëve besojnë se presidentja Kamala Harris do të kishte një ndikim pozitiv në marrëdhëniet SHBA-Gjermani (82 për qind), në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike (78 për qind), sigurinë në Evropë (77 për qind) dhe ekonominë gjermane (75 për qind). Ata gjithashtu besojnë se si presidente ajo do të kishte një ndikim pozitiv në situatën në Ukrainë (70 për qind) dhe në Lindjen e Mesme (66 për qind). Vetëm 17 për qind besojnë se Donald Trump mund të jetë një zgjedhje më e mirë në këto fusha.

Kur bëhet fjalë për njohjen e rezultateve të zgjedhjeve, 80 për qind e gjermanëve besojnë se Trump nuk do ta njihte fitoren e Harrisit, ndërsa 14 për qind besojnë se Harris nuk do ta njihte fitoren e Trump. Këto janë rezultatet e sondazhit të ARD-Deutschlandtrend, i realizuar me 1333 votues nga data 28 deri më 30 tetor 2024./DW

zgjedhjet te parakohshme ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj