LIVE UPDATES
Bota

“Si mund të japësh tokë falas”/ Opozita serbe kundër investimeve të Kushner në Beograd: Turp për vendin

Kushner, i cili ishte një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë në administratën e Trump, është bashkuar me një ish-ndihmës të dytë të Trump, Richard Grenell, për këtë plan.

21 Mars 2024, 08:34 Nga r.ll
“Si mund të japësh tokë falas”/ Opozita serbe
foto ilustruese

SERBI- Presidenti i Serbisë hodhi poshtë të hënën çdo sugjerim se mund të ishte përpjekur qëllimisht të nxiste një projekt me vlerë, pasurish të paluajtshme, në kryeqytetin e Serbisë, të Jared Kushner, dhëndrit të Donald J. Trump, si një përpjekje për të ndikuar tek Trump nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë vdiqa së qeshuri” – tha lideri serb, Aleksandar Vuçiç, në një tubim, duke iu referuar me tallje lajmeve se Kushner ishte afër një marrëveshjeje për të investuar 500 milionë dollarë në rizhvillimin e një vendi në qendër të kryeqytetit, Beograd. “Kam lexuar në disa gazeta se e kam përdorur këtë për një ndikim politik te Trump, që kam korruptuar Amerikën apo dikë në Amerikë. Unë jam një mrekulli. Është e pabesueshme ajo që mund të bëj”.

Kushner, i cili ishte një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë në administratën e Trump, është bashkuar me një ish-ndihmës të dytë të Trump, Richard Grenell, për këtë plan. Marrëveshja në tentativë midis ekipit Kushner dhe qeverisë serbe do t’i jepte firmës së investimeve të Kushner një qira 99-vjeçare, pa pagesë, dhe të drejtën për të ndërtuar një hotel luksoz, një kompleks apartamentesh dhe një muze në vendin e ish-selisë qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes Jugosllave në Beograd, e cila u bombardua nga NATO në 1999.

Lajmi për propozimin provokoi kundërshtime të forta nga krerët e partive opozitare në Serbi gjatë një mbledhjeje të parlamentit. Udhëheqësit e partive opozitare thanë se nuk ishin informuar siç duhet për planin dhe e quajtën të papërshtatshme që një kompani amerikane në pronësi të një anëtari të familjes Trump të lejohej të fitonte nga një vend që një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara e bombardoi 25 vjet më parë.

“Kjo tregon mungesën e madhe të dinjitetit, ndjenjës për vendin. Është një turp dhe një shuplakë në fytyrë” – tha Aleksandar Paviç, një deputet nga një parti opozitare që nuk rreshtohet në krah të Vuçiç. Pavic tha se ai dhe kolegët e partisë së tij mund të mos mbështesin zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit serb të propozuar nga Vuçiç duke protestuar kundër propozimit.

Vuçiç, në aktivitetin e tij të veçantë, tha se ishte “njohur pjesërisht” me propozimin e zotit Kushner. Por ai tha se specifikat e marrëveshjes po trajtoheshin nga ministri i financave, Sinisa Mali. “Unë e di se kur ai bën diçka, ai e bën punën në mënyrë të sigurt, me zgjuarsi, seriozitet dhe përgjegjësi” – tha Vucic për Malin, të cilin Grenell e ka përshkruar si një mik personal.

“Gjithmonë kohë e mirë me Sinisa Mali në Bograd” – shkroi Grenell në vitin 2021 në mediat sociale, pranë një fotoje me Malin në një bar në Beograd. Fotoja u shfaq të hënën nga një tjetër deputet, Aleksandar Jovanoviç, i cili u tall me miqësinë mes zotit Grenell dhe zotit Mali.

“U kërkoj të gjithë deputetëve që janë në favor që Shtabi i Përgjithshëm të dhurohet për kompanitë amerikane offshore, ju lutem ngrini dorën”, – tha Jovanoviç, duke iu referuar anëtarëve të parlamentit dhe godinës së Shtabit të Përgjithshëm, që është emri i përdorur në Serbi për ish-shtabin ushtarak. Asnjë nga deputetët nuk u pa duke ngritur duart.

Dragan Djilas, lideri kryesor i partisë opozitare në Serbi dhe ish-kryetar i bashkisë së Beogradit, tha në një intervistë të hënën se “ne do të përpiqemi ta ndalojmë këtë”, – duke iu referuar projektit të propozuar. “Si mund t’i japësh dikujt tokë, plotësisht falas?” – tha ai.

Kushner dhe Grenell, në intervista, thanë se projekti ishte një mënyrë për Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në adresimin e plagëve të lëna nga bombardimet e NATO-s, duke shtuar se fitimet nga rizhvillimi i vendit në pronësi të qeverisë do të ndaheshin me Serbinë.

“Mundësia që investitorët amerikanë të rizhvillojnë ish-selinë ushtarake të qeverisë së Jugosllavisë simbolizon përparimin e jashtëzakonshëm që është bërë për të shëruar plagët nga e kaluara” – tha Grenell. “Ky projekt do ta kthejë një simbol të konfliktit të mëparshëm, në një urë miqësie dhe rinovimi”.

Projekti në Serbi është një nga tre që Kushner dhe Grenell po përpiqen të zhvillojnë në rajon, me dy të tjerë të planifikuar në Shqipëri. Investimi i tyre total në rajon për hotelet luksoze dhe projektet e lidhura me to do të vlejnë rreth 1 miliard dollarë, kanë thënë zyrtarët e kompanisë.

Marrë nga New York Times.

jared kushner opozita ne serbi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës