28 Qershor 2022, 09:13
Nga d.d
Sri Lanka
AZIA JUGORE-Sri Lanka ka pezulluar shitjen e karburanteve për makinat jo të domosdoshme, pasi ky shtet po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në dekada. Sipas BBC, në dy javët e ardhshme, vetëm autobusët, trenat dhe makinat që shfrytëzohen për shërbime mjekësore dhe transportim të ushqimit, do të mund të blejnë karburante.
Shkollat në zonat urbane janë mbyllur dhe zyrtarët u kanë thënë 22 milionë banorëve që të punojnë nga shtëpitë.
Ky shtet i Azisë Jugore është duke negociuar marrëveshje për dalje nga kriza, pasi me vështirësi po paguan për importet e ushqimit dhe naftës. Qeveria në këtë shtet ka thënë se do të ndalojë shitjet e karburanteve për makinat private deri më 10 korrik.
Bandula Gunewardena, zëdhënës në Qeverinë e Shri Lankës, ka thënë se ky shtet “nuk është përballur kurrë në histori me një situatë të tillë”.
Ekonomia e Shri Lankës është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, rritja e çmimeve të energjisë dhe politikat populliste për taksat.
Përgjatë fundjavës, zyrtarët kanë thënë se Shri Lanka ka pasur vetëm 9.000 tonë të naftës dhe 6.000 tonë të benzinës për të ndarë për shërbimet thelbësore në ditët në vijim.
Është vlerësuar se rezervat mund të zgjasin një javë, nëse ka kërkesë të rregullt. Qeveria po kërkon gjithashtu ndihmë nga India dhe Kina për të importuar artikuj thelbësorë.
shri lanka
Bota
28 Qershor 2022, 08:57
d.d
Miroslav Lajçak
SERBI-Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se çështja e ...
Bota
28 Qershor 2022, 08:43
d.d
Dmitry Medvedev
UKRAINË-Ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar për shpërthimin e një lufte të m...
Bota
28 Qershor 2022, 08:48
j.c
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden, ka planifikuar të udhëtojë në Spanjë të martën për Samitin e NATO-s&n...
Bota
28 Qershor 2022, 08:19
d.d
Lufta ne Ukraine
UKRAINË-Lufta sot ka hyrë në ditën e 125.Sulmet ruse janë në progres çdo ditë, ato shkaktojn&eum...
Bota
28 Qershor 2022, 08:36
j.c
SHBA- Tre persona kanë vdekur dhe të paktën 50 janë plagosur pasi një tren doli nga shinat të hënën në ...
Bota
28 Qershor 2022, 08:13
Foto ilustruese
BJELLORUSI- Grave e burrave që ndodhen në burgjet e Bjellorusisë u duhet të bëjnë punë të rënd...
Bota
28 Qershor 2022, 08:09
A.B
Rusia
Rusia nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e jashtme për herë të parë që nga Revolucioni Bo...
Bota
28 Qershor 2022, 07:23
A.B
Ambulance
ITALI- Pierangelo Repanati, është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në kopshtin e shtëpisë s...
Bota
28 Qershor 2022, 07:17
A.B
Kamion
SHBA- Të paktën 46 persona, që besohet se janë emigrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të b...
Bota
27 Qershor 2022, 23:56
I.A
GJERMANI- Udhëheqësit e G7 dënuan sulmin e neveritshëm në një qendër tregtare në Ukrainë në një deklara...