30 Gusht 2023, 20:43
Nga a.l
Foto ilustruese
Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, një zyrtar i emëruar nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka zbatuar ndalimin e konsumit të alkoolit në vende publike si parqe, plazhe dhe zona pikniku.
“Vendimi u mor për të mbrojtur mjedisin natyror dhe për të parandaluar personat që mund të shkaktojnë ndonjë sherr teksa janë të alkoolizuar", tha guvernatori Davut Gul.
Ai tha se ata që nuk respektojnë këtë gjë do të gjobiten me 617 lira turke (26 euro). Përfaqësuesi i autoriteteve qendrore në provincën e Stambollit nuk dha një bazë ligjore për vendimin, raportojnë mediat e huaja.
Në Turqi, nuk ka asnjë ligj që ndalon në mënyrë eksplicite konsumimin e alkoolit në vende publike. Rregullorja e vetme në fuqi është neni 35 i Ligjit për Kundërvajtje, i cili parashikon gjoba për “individët që prishin qetësinë e të tjerëve nën ndikimin e alkoolit”.
Lajmi ka sjellë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku shumë e cilësojnë këtë censurim si nisjen e aplikimit të ligjit të fortë islamik të Sharias në Stamboll.
Sharia është një fjalë arabe që do të thotë "rruga" ose "rruga drejt ujit". Për shekuj me radhë, studiuesit myslimanë kanë dhënë një përkufizim të gjerë të Sheriatit duke pasqyruar shumëllojshmërinë e interpretimeve se si muslimanët janë përpjekur të kuptojnë dhe praktikojnë më së miri besimin e tyre.
rexhep taip erdogan
Bota
30 Gusht 2023, 20:35
a.l
Det i Zi
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar veçmas për alternativat e marrëveshjes për eksportin e drithërave ng...
Bota
30 Gusht 2023, 20:26
a.l
Foto ilustruese
MAL I ZI- Një kredi gjigande kineze për të ndërtuar një autostradë i hapi telashe Malit të Zi. Por kjo n...
Bota
30 Gusht 2023, 20:10
a.l
Antonio Gutteres
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënon përpjekjen për grusht shteti në Gabon. S...
Bota
30 Gusht 2023, 20:02
a.l
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin
SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, n&...
Bota
30 Gusht 2023, 19:44
a.l
Mykhailo Podolyak
UKRAINË- Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se sulmet e fundit me dron&eu...
Bota
30 Gusht 2023, 19:57
m.s
foto ilustruese
IRAN- Një gazetare iraniane e cila u lirua me kusht në mes të gushtit, u arrestua sërish sot nga autoritetet...
Bota
30 Gusht 2023, 19:12
a.l
James Cleverly
BRITANI E MADHE- Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly ka mbërritur në Pekin. Menjëherë pa...
Bota
30 Gusht 2023, 19:12
m.s
fenomen i rrallë i motit
Një fenomen i rrallë i motit është regjistruar në SHBA, nga pilotët kur ndodheshin n&...
Bota
30 Gusht 2023, 18:53
m.s
foto ilustruese
Në ritmin e shpejtë në të cilin jetojmë të gjithë, celulari ynë është zakonisht gjë...
Bota
30 Gusht 2023, 18:55
a.l
Gabon
Bashkimi Afrikan dënoi tentativën për grusht shteti në Gabon dhe i kërkoi ushtrisë të garantojë integritetin ...