18 Gusht 2022, 22:43
Nga DOSJA
Foto ilustruese
FRANCË- Stuhitë e fuqishme kanë goditur disa rajone në qendër dhe jug të Evropës, duke lënë të vdekur të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë. Vdekjet, që janë shkaktuar kryesisht nga rënia e drunjve, janë raportuar në Itali, Austri dhe ishullin francez, Korsika.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat kanë shkatërruar zonat e kampeve në këtë ishull francez, derisa për dëme është raportuar edhe në qytetin italian, Venecia. Stuhitë vijnë pas disa javëve të të nxehtit ekstrem dhe thatësisë nëpër kontinentin evropian. Në Korsika, erërat me shpejtësi në deri 224 kilometra katrorë kanë shkulur drunjtë dhe kanë dëmtuar shtëpitë mobile.
Autoritetet kanë thënë se një vajzë 13-vjeçare ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një druri në kamp. Një burrë ka vdekur në një aksident të ngjashëm, ndërsa një grua në moshë ka vdekur pasi makina e saj është goditur nga një çati e shkëputur nga shtëpia. Dy persona tjerë kanë vdekur në det.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka arritur në Korsikë për të inspektuar dëmet dhe ka konfirmuar vdekjen e gjashtë në atë zonë. Dhjetëra njerëz tjerë janë plagosur në tokë dhe det.
“Ne nuk kemi parë kurrë stuhi sikurse këto, duken sikurse stuhi tropikale”, ka thënë pronari i një restoranti në Korsika për agjencinë e lajmeve Reuters.
Valët e të nxehtit dhe stuhitë janë bërë më intensive dhe më të shpeshta në vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike të nxitura nga njeriu. Bota tashmë është ngrohur për 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale, dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, në rast se qeveritë në botë nuk marrin hapa për të ndalur emetimet e karbonit dhe gazrave tjerë.
Marrë nga REL
vdekjet nga stuhite ne evrope gerald darmanin
Bota
18 Gusht 2022, 22:20
I.A
DASH
SHBA- Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun, pasi takimi ...
Bota
18 Gusht 2022, 21:45
I.A
Arme
SHBA- Pas një numri incidentesh me armë, Shtetet e Bashkuara po përpallen me mesazhe kontradiktore për çështjen e rreg...
Bota
18 Gusht 2022, 20:37
e.k
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve takimi i mbajtur në Bruksel mes kryemi...
Bota
18 Gusht 2022, 20:04
e.k
Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë në takim me zyrtarët e lartë në Bruksel
PRISHTINË- Ka përfunduar pa...
Bota
18 Gusht 2022, 19:25
e.k
Olaf Scholz
BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Solz njoftoi uljen e përkohshme të TVSH-së për gazin natyror nga 19% në ...
Bota
18 Gusht 2022, 19:19
e.k
Rexhep Tajip Erdogan
UKRAINË- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se bota nuk dëshiron një tjetër &...
Bota
18 Gusht 2022, 18:42
I.A
Aleksandar Vuçiç
BRUKSEL- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka caktuar një takim nga Brukseli me serbët e Kosovës...
Bota
18 Gusht 2022, 18:43
e.k
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres
UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i k...
Bota
18 Gusht 2022, 18:18
s.s
Lija e majmunëve
Më shumë se 80 vende ku lija e majmunëve nuk është endemike kanë raportuar shpërthime të s&eu...
Bota
18 Gusht 2022, 18:04
e.k
Richard Grenell
KOSOVË- Richard Grenell, ka reagur menjëherë pas përfundimit të takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër ...