LIVE UPDATES
Bota

Takimi i Merz me Erdogan, DW: Kultivim i marrëdhënieve gjermano-turke! Ja çështja ku ka mosmarrëveshje

Në konferencën e përbashkët për shtyp kancelari Friedrich Merz iu referua krizave gjeopolitike të dominuara nga fuqitë ndërkombëtare. Kjo kërkon partneritete më të ngushta strategjike për Gjermaninë dhe sipas Merz, Turqia nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë.

31 Tetor 2025, 08:00 Nga M.L
Takimi i Merz me Erdogan, DW: Kultivim i marrëdhënieve gjermano-turke!
Merz-Erdogan

Kancelari Friedrich Merz u takua me Presidentin turk Erdoğan. Ishte një vizitë e veçantë, e karakterizuar nga kultivimi i marrëdhënieve gjermano-turke. Vetëm lidhur me Lindjen e Mesme duket se ka mosmarrëveshje.

Në konferencën e përbashkët për shtyp kancelari Friedrich Merz iu referua krizave gjeopolitike të dominuara nga fuqitë ndërkombëtare. Kjo kërkon partneritete më të ngushta strategjike për Gjermaninë dhe sipas Merz, Turqia nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë.

Të dyja vendet janë të lidhura ngushtë si nga pikëpamja sociale edhe ekonomike, tha Merz, dhe se kjo përbën themelin e marrëdhënieve dypalëshe. Po ashtu si Gjermania dhe Turqia janë anëtare të NATO-s pra kanë lidhje edhe sa i përket politikës së sigurisë.

Turqia ka rol të rëndësishëm në konfliktet ndërkombëtare

Presidenti turk luan një rol kyç në konfliktet aktuale. Erdogani është i përfshirë ndjeshëm si në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, edhe në marrëveshjen për armëpushimin në Gazë. Kancelari Merz e falënderoi atë për këtë gjatë konferencës për shtyp. Merz diskutoi me Erdoganin se si ky proces paqeje mund të sigurohej më tej, edhe pse të dy kanë pikëpamje shumë të kundërta lidhur me organizatën terroriste Hamas si dhe qëndrime krejt të kundërta ndaj Izraelit.

I pyetur nga një gazetar turk për qëndrimin ndaj Izraelit Merz theksoi se Gjermania do të qëndrojë gjithmonë “me vendosmëri në anën e shtetit të Izraelit”. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Gjermania do të pranojë çdo vendim të marrë nga një qeveri izraelite.

Kurse Presidenti turk iu referua 60,000 njerëzve të vrarë në Rripin e Gazës nga sulmet dhe bombardimet izraelite dhe e akuzoi sërish Izraelin për “gjenocid” dhe për lënien e popullsisë palestineze që të vdesë nga uria.

Ukraina, migrimi dhe gjendja e të drejtave të njeriut në Turqi
Lufta në Ukrainë ishte gjithashtu temë e diskutimit: Turqia dëshiron të ndërmjetësojë dhe ka organizuar tashmë takime midis palëve ndërluftuese. Megjithatë deri tani nuk ka pasur shumë sukses. Erdogani po i mban të gjitha opsionet e tij të hapura: ai po furnizon me armë Ukrainën, por nuk po merr pjesë në paketat e sanksioneve evropiane kundër Rusisë. Merzi shpreson që në këtë çështje do të ketë përparime.

Kancelari gjerman gjithashtu dëshiron të arrijë marrëveshje me Erdoganin në çështjen e migracionit. Ai dëshiron që Turqia të mbështesë Gjermaninë për dëbimin e të huajve. Kjo nuk përfshin vetëm qytetarët turq, por edhe dëbimet në Siri. Merz beson se bisedimet për këtë temë janë në rrugën e duhur.

I pyetur për çështjen e të drejtave të njeriut në Turqi Merzi u përgjigj shkurt në konferencën për shtyp. Ai shpjegoi se në Turqi ka situata që nuk korrespondojnë me kuptimin tonë të sundimit të ligjit. Kancelari Merz tha se në diskutimet me Presidentin Erdogan, i kishte shprehur shqetësimin në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit, por nuk dha detaje./DW

friedrich merz rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës