Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai gjithashtu tha se marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën hap të rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve të jashtme ndërkombëtare ndërmjet dy shteteve të pavarura.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me takimin e 27 shkurtit në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe dy zyrtarët e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Ai tregoi se me këtë datë ka zhvilluar dy lloje të takimeve, fillimisht atë bilateral me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe pastaj atë trilateral ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Në takimin e fundit Kurti tha se BE-së i ka ofruar nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes me Serbinë, por sipas tij ishte Vuçiç që e refuzoi i pari.
“Qëndrimi i përfaqësuesit Borrell është që ky dokument nuk do të diskutohet më. Ka një format të finalizuar dhe prandaj është publikuar në faqen zyrtare të BE-së. Refuzimi për ta nënshkruar këtë marrëveshje nga ana e Serbisë tregon se ata nuk janë darkord me përmbajtjen. Presidenti Vuçiç po refuzon ta pranojë marrëveshjen si kuadër i detyrimeve ndërkombëtare të obligueshme për palët. Arsyet e refuzimit të tij nuk meritojnë komentim nga ana ime”, u shpreh kreu i ekzekutivit kosovar.
Ai gjithashtu tha se marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën hap të rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve të jashtme ndërkombëtare ndërmjet dy shteteve të pavarura. Sipas tij, ajo bazohet në parimin e barazisë së sovranëve, respektin për integritetin territorial, heqjen dorë nga pengesat për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare, njohjen e simboleve shtetërore, pasaportave etj. Poashtu Kurti tha se i vetmi nen ku ka një problem në këtë marrëveshje është ai që lidhet me obligimet e trashëguara e për të cilat ka një konsensus ndërkombëtar që ato duhen zbatuar.
“Është neni 10 i marrëveshjes, fjalia e fundit. Përmban normën që të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhen zbatuar. Këtë duhet ta kuptoni si një detyrim ndaj tërësisë dhe paqartësisë që e shoqëron në tërësi e jo si diçka të veçantë ndaj një elementi të një marrëveshje, natyrisht e kam fjalën për marrëveshjen Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013 e të ratifikuar në këtë Kuvend e të zgjeruar me marrëveshjen Mustafa-Vuçiq më 25 gusht 2015 mbi Asociacionin. Pra, marrëveshja bazë nuk i veçon elementet, por i vendos ato në një normë të tipit kategori”, u shpreh mes tjerash kryeministri.
Takimi në Bruksel 27 shkurt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.
Olena Zelenska UKRAINË- Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska është duke mbajtur një fjalim në një samit në&...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbajtur një fjalin në Këshillin e të Drejtave ...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka anuluar vizitën e tij në rajonin e Stavropolit që do të zhvillohej sot. Laj...
Viktimat e aksidentit tragjik në Larisa GREQI- Në hekurudhën e Larisës aty ku 47 persona humbën jetën tragjikisht nga pë...
Aksidenti në Larisa GREQI- Më shumë se një duket se kanë qenë gabimet e stacionistit të Larisës që s...
Pamje nga aksidenti në Greqi GREQI- Një 60- vjeçar shqiptar i identifikuar meemrin Pavin Bozo ka ndërruar jetë pas aksidentit tr...
Pamje nga aksidenti në Greqi GREQI- Ekipet e emergjencave civile 'EKAV' në Greqi po vijojnë kërkimet në gërmallat e stacionit...
Mblidhet Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Deputetët e pranishëm në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovë...
Mimoza Kusari-Lila KOSOVË- Është shoqëruar me debate seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës. Shefja e Grup...
Mimoza Kusari-Lila KOSOVË- Është shoqëruar me debate nisja e seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës. M...