5 Shtator 2025, 21:09
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Tregu i punës në SHBA po ngadalësohet, sipas një raporti zyrtar të publikuar të mërkurën, edhe pse besueshmëria e tij u vu në pikëpyetje të fortë nga Presidenti Donald Trump muajin e kaluar.
Ekonomia më e madhe në botë shtoi vetëm 22,000 vende pune në gusht, shumë më pak se sa pritej, tha Departamenti i Punës. Analistët kishin pritur 75,000 vende pune, sipas MarketWatch. Papunësia, nga ana tjetër, u rrit në 4.3%, nga 4.2% në korrik dhe 4.1% në qershor. Kjo është shkalla më e lartë e regjistruar që nga vjeshta e vitit 2021.
Presidenti Trump nuk e komentoi drejtpërdrejt raportin në postimet e tij në Twitter në mëngjes. Por ai u përplas përsëri me Kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, duke këmbëngulur se "duhet t'i kishte ulur normat e interesit shumë kohë më parë".
Muajin e kaluar, pas publikimit të raportit të mëparshëm të punësimit - të cilin ai e përshkroi si zhgënjyes - Trump shkarkoi drejtorin e agjencisë statistikore. Ai pretendon se shifrat ishin të rreme dhe se qëllimi ishte të minonte punën e tij.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, nuk i kundërshtoi shifrat e sotme, por ajo fajësoi edhe Rezervën Federale.
“Programi i rritjes i administratës vazhdon të pengohet nga refuzimi i pamend i Jerome Powell Tepër Vonë për të pranuar se Presidenti Trump ka të drejtë për gjithçka”, shkroi ajo në një postim në platformën X.
Levitt siguroi gjithashtu se u krijuan vende pune, të gjitha për punëtorët e lindur në Shtetet e Bashkuara. Një këshilltar ekonomik i Trump pranoi se shifrat e gushtit ishin “pak zhgënjyese”, por se ai pret që ato të shkojnë sërish lart.
shba
Bota
5 Shtator 2025, 21:02
r.ll
donald trump
SHBA- Nëse udhëheqësit republikanë në Uashington kishin shpresuar se një pushim njëmujor i Kongresit do t&e...
Bota
5 Shtator 2025, 20:51
r.ll
foto ilustruese
LIBAN- Kabineti qeveritar i Libanit, i cili u mblodh ditën e sotme, mirëpriti planin e ushtrisë për të &...
Bota
5 Shtator 2025, 20:08
r.ll
mcgonigal, biden
SHBA- Zyrtari i dënuar i FBI-së, Charles McGonigal që drejtoi Divizionin e Kundërzbulimit të FBI-së në ...
Bota
5 Shtator 2025, 19:56
r.ll
starmer, rayner
LONDËR Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, bëri ndryshime në kabinetin e tij qeveritar t&eum...
Bota
5 Shtator 2025, 18:06
r.ll
mark penn
SHBA- Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore po përgatitet të lëshojë një ko...
Bota
5 Shtator 2025, 17:54
E. D
foo ilustruese
UKRAINË- Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se 26 vende janë gati të dërgojnë trupa në Ukrain&eum...
Bota
5 Shtator 2025, 17:47
r.ll
foto ilustruese
BOSNJE- Ministria e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës i ka dërguar të premten notë proteste Hungarisë pasi ministri ...
Bota
5 Shtator 2025, 17:35
dosja
foo ilustruese
GJERMANI- Superkompjuteri më i shpejtë i Evropës u përurua zyrtarisht në Qendrën Kërkimore Jülich. K...
Bota
5 Shtator 2025, 17:12
E. D
François Bayrou dhe Emmanuel Macron
FRANCË- Qeveria franceze, e udhëhequr nga kryeministri François Bayrou, ka të ngjar&...
Bota
5 Shtator 2025, 16:59
r.ll
putin, modi, jinping
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha ditën e sotme se India dhe Rusia duket se i kanë “humbur&rdquo...