Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Raportimet për sulmet vijnë teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se marrëveshja për armëpushim mund të arrihet brenda javës tjetër.
GAZË- Të paktën 34 persona janë vrarë në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të Gazës. Sulmet është raportuar të kenë nisur të premten dhe kanë vazhduar në mëngjesin e së shtunës. Në mesin e të vrarëve janë 12 persona në stadiumin e qytetit të Gazës, ku po strehoheshin njerëzit, sipas stafit të spitalit Shifa.
Raportimet për sulmet vijnë teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se marrëveshja për armëpushim mund të arrihet brenda javës tjetër. Duke pranuar pyetje nga gazetarët në Zyrën Ovale të premten, presdidenti ka thënë se “po punojmë në Gazë dhe po përpiqemi të kujdesemi për të”.
Një zyrtar në dijeni me zhvillimet i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se ministri izraelit për Çështje Strategjike, Ron Dermer, do të arrijë të Uashington javën e ardhshme për të diskutuar armëpushimin në Gazë, situatën me Iranin dhe tema tjera.
Bisedimet janë ndalur dhe kanë vazhduar disa herë prej kur Izraeli ka thyer armëpushimin e fundit në mars dhe ka vazhduar fushatën ushtarake në Gazë, duke e përkeqësuar edhe më tej krizën humanitare.
Rreth 50 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, dhe më pak se gjysma e tyre besohet se janë gjallë. Ata janë pjesë e rreth 250 pengjeve që janë marrë nga Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – në sulmin kundër Izraelit, më 7 tetor 2023, duke nxitur kështu luftën që vazhdon tash e 21 muaj.
Si pasojë e luftës janë vrarë mbi 56.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës. Prej tyre, shumica besohet se janë gra dhe fëmijë.
Shpresat për marrëveshje janë rritur me përfshirjen e Trumpit në këtë çështje. Hamasi ka thënë se është i gatshëm t’i lirojë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës në Gazë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do t’i japë fund luftës vetëm pasi të çarmatoset Hamasi, diçka që grupi e ka hedhur poshtë.
Ndërkohë, palestinezët e uritur janë duke jetuar në situatë të përshkruar si katastrofike. Pas bllokimit të të gjitha ndihmave për dy muaj e gjysmë, Izraeli e ka lejuar një pjesë të vogël të ndihmave në territorin e Gazës në mesin e muajit maj./REL
droga e kapur BRITANI E MADHE- Një sasi kokaine me vlerë gati 100 milionë paund është sekuestruar në një port të Br...
grate ne afganistan AFGANISTAN- Që nga rikthimi i talibanëve në pushtet gati katër vjet më parë, shumica e grave i kanë ...
pamje nga funeralet IRAN- Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e qendrës së Teheranit ditën e sotme për funeralin e kr...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një fitore para Gjykatës së Lartë në mosmarrëveshj...
donald trump dhe xi jinping SHBA- Sipas informacioneve të të dyja palëve, Kina dhe SHBA kanë rënë dakord ...
foto ilustruese GJERMANI- Një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 8-vjeçare, të cilët ishin zhdukur që nga viti 2...
aksidenti EGJIPT- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në veri të Egjiptit të premten duke lënë të...
foto ilustruese IZRAEL- Familjarët e pengjeve izraelite do të protestojnë në Tel Aviv të shtunën për të kërkua...
friedrich merz GJERMANI- Rrugë të vjetëruara, ura që kanë nevojë për rivitalizim, ndërtime shkollash, trena të...
donald trump SHBA- Gjykata Supreme i dha të premten një fitore të rëndësishme Donald Trump dhe presidentëve të ardhsh&eu...