LIVE UPDATES
Bota

“Të vazhdohen bisedimet Kosovë-Serbi”, deputeti gjerman për DW: Të lirohen tre policët kosovarë!

24 Qershor 2023, 08:42 Nga f.i
“Të vazhdohen bisedimet Kosovë-Serbi”, deputeti gjerman
Thomas Hacker

KOSOVË- Raportuesi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor i partisë FDP në Bundestagun gjerman, Thomas Hacker, flet në një intervistë për DW për sfidat në konfliktin Serbi-Kosovë.

Zoti Hacker, tensionet mes Serbisë dhe Kosovës po rriten dhe dialogu po ngec. Si anëtar i Bundestagut gjerman përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, ju i njihni të gjitha perspektivat. Si e vlerësoni situatën?Thomas Hacker: Fatkeqësisht, gjatë javëve dhe muajve të fundit, kemi parë herë pas here që njëra palë fajëson palën tjetër. Pas Krishtlindjeve kishim menduar se tensionet më të mëdha – bllokadat në veri të Kosovës – i kishim lënë pas. Tani po përballemi me tensione të reja. Policë rrëmbehen ose arrestohen, nga njëra anë thuhet se janë rrëmbyer në territorin e tyre, nga ana tjetër se janë kapur në territorin serb. Konfliktet sjellin me vete një dinamikë të rrezikshme që është pothuajse e pamundur të kontrollohet. Disa ushtarë të KFOR-it u plagosën rëndë gjatë protestave në fund të majit. Ky është një nivel i ri përshkallëzimi. Tani duhet të jetë vendimtare që të gjitha palët të kthehen në një proces normal të dialogut.

Por kur qeveria e Kosovës tenton të arrestojë protestuesit e dhunshëm, kjo interpretohet si provokim nga ana e Serbisë

Thomas Hacker: Sulmet ndaj trupave të KFOR-it duhet të ndiqen penalisht. Serbia duhet t’i lirojë tre policët kosovarë menjëherë dhe pa kushte. Besoj se vetëm atëherë do të mund të kthehemi në një fazë dialogu. Duhet të vazhdojmë rrugën e vetme të duhur atë të bisedimeve, të cilën Komisioni Evropian e ka treguar me propozimet e kompromisit. Duhet theksuar se Aleksandar Vuçiç është çdo gjë tjetër, por jo paqebërës në rajon. Ai prej vitesh e ka futur sistemin mediatik nën kontroll. Prej vitesh është lëkundur mes anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Rusisë. Ai duhet të marrë vendimin tani. Shumë qytetarë e shohin qartë të ardhmen e vendit të tyre në BE. Qeveria serbe dhe presidenti Vuçiç nuk mund ta injorojnë këtë fakt.

Çfarë prisni nga pala kosovare, e cila aktualisht po ndjen presionin më të madh?

Që të zbatojë marrëveshjet, veçanërisht në lidhje me komunitetin serb në veri të Kosovës. Janë katër komuna, ndoshta 45,000 banorë, nevojitet një formë e bashkëpunimit të organizuar që do të dëshmojë vlerën e saj në planin afatgjatë. Serbia i ka bërë të qarta kërkesat e saj. Ato sigurisht që nuk duhet të përmbushen të  tëra. Por edhe pala kosovare duhet të paraqesë një propozim, një model fillestar që mund të avancohet në bisedimet me Serbinë dhe me pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian. Është sfidë për të dyja palët – për Kurtin dhe Vuçiqin. E di që historia personale e të dyve e bën jashtëzakonisht të vështirë diskutimin konstruktiv. Por marrëdhëniet fqinjësore mund të zhvillohen vetëm nëse dikush është i vetëdijshëm për të kaluarën e tij, por i mban sytë nga e ardhmja. Shembulli më i mirë për këtë është marrëdhënia Gjermani-Francë pas Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht ishte një bashkëjetesë paqësore mes ish “armiqve të përbetuar” derisa me shumë punë dhe shkëmbime të rinjsh u zhvillua një miqësi e vërtetë.

Përpjekjet për dialog të deritanishëm kanë rezultuar vetëm në marrëveshje që nuk po zbatohen. Çfarë duhet të bëjnë BE-ja dhe Gjermania për këtë?

Thomas Hacker: Të dyja palët duhet të ndiejnë presion. Edhe pala serbe, duhet ta ndjejë presionin. Në rast nevoje, edhe duke vënë kushte për dhënien e fondeve. Nëse të dyja vendet duan seriozisht t’i bashkohen Bashkimit Evropian – e kjo është perspektiva qendrore për shumë vende të Ballkanit Perëndimor – atëherë kjo nuk do të jetë e mundur pa bashkëpunim dhe lëshime. Pastaj duhet të nënshkruhen, respektohen dhe zbatohen edhe marrëveshjet. Aleksandar Vuçiq ende nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit sepse padyshim që nuk mundet. Megjithatë, kjo marrëveshje është parakusht për të gjitha hapat e mëpasshëm.

Komisioni i BE-së dhe SHBA-të po bëjnë thirrje për zgjedhje të reja në veri të Kosovës. Çfarë kuptimi kanë këto zgjedhje të reja, nëse serbët nuk duan të marrin pjesë, siç ishte në zgjedhjet e fundit të 26 majit.

Thomas Hacker: Gjatë vizitës së saj të fundit në Berlin presidentja e Kosovës tha se i mbështet zgjedhjet e reja në katër komunitetet serbe të Kosovës nëse plotësohen kërkesat e Kushtetutës. Parakusht është që 20 për qind e votuesve të nënshkruajnë një peticion për zgjedhje të reja. Pastaj ato mund të kryhen. Megjithatë, është thelbësore që Aleksandar Vuçiq të mos ndikojë negativisht në këtë proces dhe që Lista Serbe të mund të marrë vendime të pavarura. Nëse pala serbe i bojkoton sërish këto zgjedhje, atëherë duhet gjetur një mënyrë se si të  vijohet pa ata. Bashkimi Evropian e mbështetet këtë dialog dhe mbështet të dyja palët në kapërcimin  e pengesave.

vijon...

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit