7 Dhjetor 2022, 07:41
Nga DOSJA
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me intensifikimin e sulmeve në veri, që sipas tij po kryhen nga “banda kriminale” të cilat "paguhen dhe dirigjohen nga Serbia", do të ketë edhe shtim të pranisë policore në këtë pjesë të shtetit.
Policia e Kosovës konfirmoi se më 6 dhjetor ka pasur disa incidente në kohën kur zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.
“Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë”, shkroi Kurti në Facebook.
Zyrtarët komunalë zgjedhorë, nën përcjelljen e policisë, kishin tentuar sot të shkonin në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, por sipas autoriteteve, atyre iu pamundësua që të kryenin detyrat zyrtare.
Policia tha se zyrat e KQZ-së në veri janë dëmtuar me mjete të rrezikshme, përfshirë edhe "granata dore të prodhimit jugosllav".
Këto incidente vijnë në kohën kur KQZ-ja po vazhdon përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – pasi ato kanë mbetur pa kryetarë.
Kryetarët e këtyre katër komunave u dorëhoqën në nëntor, si shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe.
Zgjedhjet janë caktuar që të mbahen më 18 dhjetor. Por, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se incidentet e sonte dëshmuan se institucioni që ai udhëheq ka “qasje të kufizuar” në veri të vendit. Ai shtoi se nuk mund të rrezikojë jetën e zyrtarëve zgjedhorë, teksa kërkoi që atyre t’u ofrohet siguri.
Ndryshe, pjesëtarët e komunitetit serb që ishin pjesë e Policisë së Kosovës po ashtu u larguan nga puna në nëntor, së bashku edhe me gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët serbë në institucionet qendrore.
Marrë nga REL
albin kurt tensione në veri të kosovës
Bota
7 Dhjetor 2022, 07:38
Cristina Fernández de Kirchner
ARGJENTINË- Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernández de Kirchner, u dënu...
Bota
7 Dhjetor 2022, 07:37
Josep Borrell
TIRANË- Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të martën në Tiranë se ...
Bota
7 Dhjetor 2022, 07:34
Ukrainë
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të martën një qytet në lindje të vendit, pranë vij...
Bota
7 Dhjetor 2022, 00:00
I.A
Donald Trump
SHBA- Kompania e zotit Donald Trump është gjetur fajtore për mashtrime tatimore në një çështje të ha...
Bota
6 Dhjetor 2022, 22:37
I.A
Aleksandër Vuçiç
TIRANË- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk ka firmosur marrëveshjen për sanksionet...
Bota
6 Dhjetor 2022, 22:05
I.A
Izmir Zeqiri
KOSOVË- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka rrëfyer për Top Ch...
Bota
6 Dhjetor 2022, 21:28
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth reagimit që ka pasur ndaj përfaqësuesit të lartë...
Bota
6 Dhjetor 2022, 21:17
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për situatën e krijuar në Veri pas shpërthimeve të s...
Bota
6 Dhjetor 2022, 21:08
A.B
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për “Balkan Talks” në ...
Bota
6 Dhjetor 2022, 21:02
A.B
Vucic dhe Kurti
KOSOVË- Plani franko-gjerman mendohet të jetë ai që do t’i japë zgjidhje situatës me Prishtinës e ...