LIVE UPDATES
Bota

Trump zgjat armëpushimin me Iranin dhe mban në fuqi bllokadën ndaj porteve iraniane, çfarë pritet të ndodhë

Trump kishte paralajmëruar paraprakisht se nuk donte ta zgjaste armëpushimin e përkohshëm me Iranin, i cili pritej të skadonte sot, pasi Uashingtoni priste të kuptonte nëse bisedimet me Teheranin do të vazhdonin.

22 Prill 2026, 08:28 Nga E. D
Trump zgjat armëpushimin me Iranin dhe mban në fuqi bllokadën
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën vonë se do ta zgjatë njëanshëm armëpushimin me Iranin, por shtoi se bllokada e porteve iraniane, e cila e ka zemëruar Teheranin, do të mbetet në fuqi.

“Bazuar në faktin se Qeveria e Iranit është seriozisht e përçarë, gjë që nuk është e papritur, dhe me kërkesë të marshallit Asim Munir dhe kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, na është kërkuar ta pezullojmë sulmin tonë ndaj Iranit deri në momentin kur udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre të mund të dalin me një propozim të unifikuar”, shkroi Trump në Truth Social të martën vonë.

Trump shtoi se do ta “zgjasë armëpushimin deri në momentin kur propozimi i tyre të dorëzohet dhe bisedimet të përfundojnë, në një mënyrë apo tjetër”. Ai nuk dha ndonjë afat të saktë kohor. Nuk është ende e qartë nëse Teherani do ta zgjasë armëpushimin nga ana e vet.

Një këshilltar i kryetarit të fuqishëm të Parlamentit të Iranit e quajti zgjatjen e armëpushimit “manovër për të fituar kohë për një sulm të befasishëm” dhe theksoi se Teherani duhet ta marrë iniciativën, pa dhënë hollësi. Zëdhënësi shtoi gjithashtu se bllokada e tanishme amerikane e porteve iraniane është “e njëjtë me bombardim dhe përgjigja ndaj saj duhet të jetë ushtarake”.

Trump kishte paralajmëruar paraprakisht se nuk donte ta zgjaste armëpushimin e përkohshëm me Iranin, i cili pritej të skadonte sot, pasi Uashingtoni priste të kuptonte nëse bisedimet me Teheranin do të vazhdonin.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë më vonë njoftoi se nënpresidenti, JD Vance, nuk do të udhëtonte për në Islamabad të martën, për një rund të dytë negociatash të ndërmjetësuara nga Pakistani. Ai nuk tha nëse po shqyrtohej ndonjë datë e re për udhëtimin e tij.

Bllokada mbetet në fuqi

Trump shtoi në postimin e tij se SHBA-ja do ta vazhdojë bllokadën ndaj porteve iraniane, e cila deri tani ka çuar në sekuestrimin e të paktën dy anijeve nga Marina amerikane. Teherani ka thënë se nuk do t’i rifillojë bisedimet pa u hequr bllokada, ndërsa SHBA-ja ka deklaruar se nuk do ta heqë atë derisa të nënshkruhet një marrëveshje paqeje.

Pakistani u ka bërë thirrje si SHBA-së ashtu edhe Iranit që ta zgjasin armëpushimin, por thuhet se Teherani po shqyrton mundësitë dhe po pret të shohë nëse kushtet e tij përfshirë heqjen e bllokadës dhe njohjen e të drejtës për pasurim të uraniumit i do të plotësohen.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, e dënoi ndalimin e një cisterne iraniane nga forcat amerikane të hënën, si dhe sekuestrimin e një anijeje tjetër një ditë më parë, duke i quajtur “pirateri detare dhe terrorizëm shtetëror” dhe tha se këto veprime ngrenë pikëpyetje për përkushtimin e Uashingtonit ndaj bisedimeve serioze. Irani e ka bllokuar hyrjen në Ngushticën e Hormuzit për të gjitha anijet, përveç të vetave ose atyre që Teherani i lejon të kalojnë.

“Kartat e reja” të Iranit

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, i cili është gjithashtu negociatori kryesor i Iranit, shkroi në X të hënën se Teherani është “i gatshëm të zbulojë karta të reja” në luftën me SHBA-në dhe Izraelin, duke e akuzuar Trumpin për “rrethim dhe shkelje të armëpushimit”, sepse po përpiqet t’i shndërrojë bisedimet në “dorëzim ose ta arsyetojë rifillimin e luftës”.

Trump ka kërcënuar se do ta rifillojë luftën dhe do ta sulmojë infrastrukturën civile iraniane, si ura dhe centrale elektrike, nëse Teherani nuk i pranon kushtet e tij. Rundi i parë i bisedimeve në Islamabad më 11-12 prill nuk arriti të prodhojë marrëveshje për përfundimin e plotë të luftës, e cila filloi më 28 shkurt kur sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit goditën caqe në gjithë Iranin.

Tensionet në rajon mbeten të larta, ndërsa anijet e mallrave janë grumbulluar në Gjirin Persik për shkak të bllokadës. Teksa trafiku detar është ngadalësuar pothuajse plotësisht, disa anije thuhet se kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Të dhënat nga platforma e gjurmimit të anijeve MarineTraffic treguan se një anije e quajtur Ean Spir, pa flamur dhe pa pronësi të njohur, kaloi nëpër këtë rrugë ujore të martën, pasi më parë ishte ankoruar në një port irakian. Një anije e tjetër pa flamur, Lian Star, gjithashtu duket se ka kaluar përmes ngushticës, sipas të dhënave. Sipas analistëve të transportit detar, zakonisht rreth 140 anije kalojnë nëpër këtë ngushticë, e cila përbën rreth 20 për qind të transportit global detar të naftës dhe gazit./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë