LIVE UPDATES
Bota

Trump synon ujdi tregtare me Xi Jinping/ Takimi në Korenë e Jugut, çfarë pritet të diskutojnë dy udhëheqësit

Takimi ballë për ballë i 30 tetorit i pari mes dy liderëve që nga viti 2019 ka në qendër përpjekjet për ta zbutur luftën e ashpër tregtare, pasi të dyja palët që kanë dhënë sinjale pozitive në prag të bisedimeve.

29 Tetor 2025, 21:32 Nga E. D
Trump synon ujdi tregtare me Xi Jinping/ Takimi në Korenë e Jugut,
Donald Trump, Xi Jinping

KINË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se pret arritjen e një marrëveshjeje kur të takohet me liderin e Kinës, Xi Jinping, në Korenë e Jugut, midis një lufte tregtare disamujore me Pekinin.

“Shpresoj se ne do ta bëjmë një marrëveshje. Mendoj se do të kemi marrëveshje. Mendoj se do të jetë një marrëveshje e mirë për të dyja palët”, tha Trump më 29 tetor, një ditë para takimit të planifikuar me Xinë në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC).

Takimi ballë për ballë i 30 tetorit i pari mes dy liderëve që nga viti 2019 ka në qendër përpjekjet për ta zbutur luftën e ashpër tregtare, pasi të dyja palët që kanë dhënë sinjale pozitive në prag të bisedimeve.

Megjithatë, derisa Trumpi dhe Xija duket se janë gati ta shpallin një armëpushim tregtar, ekspertët që folën për Radion Evropa e Lirë thanë se një marrëveshje e qëndrueshme është e pamundur dhe se ka pak gjasa që bisedimet t’i ulin tensionet SHBA-Kinë për Tajvanin - ishullin vetëqeverisës që Pekini e konsideron territor të vetin - apo ta bindin Kinën ta kufizojë mbështetjen e saj për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe luftën e Moskës në Ukrainë.

Sekretari i Thesarit amerikan, Scott Bessent, tha se bisedimet përgatitore kanë sjellë marrëveshje për një “kornizë”, që përfshin pezullimin e kufizimeve kineze për mineralet e rralla, miratimin përfundimtar të një marrëveshjeje që lejon aplikacionin TikTok të vazhdojë të operojë në SHBA dhe zbutjen e disa tensioneve të tjera tregtare.

“Edhe pse takimi mund të projektojë një imazh të një zbutjeje mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, gara është larg përfundimit”, tha Claus Soong, analist në institutin gjerman MERICS. “Çështjet strukturore mbeten dhe asnjëra palë nuk është e gatshme të heqë dorë nga interesat e saj thelbësore”.

A mund Trump ta bindë Xinë të ushtrojë trysni ndaj Putinit?

Gjatë udhëtimit të tij në Azi - që përfshiu edhe ndalesa në Malajzi dhe Japoni - Trump u tha gazetarëve se dëshiron që Pekini ta ndihmojë Uashingtonin në përpjekjet për t’i ndërmjetësuar bisedime paqeje për t’i dhënë fund luftës më shumë se trivjeçare në Ukrainë.

Përpjekjet e tij deri tani nuk kanë dhënë rezultat, dhe Trump tha se shpreson që Xija ta përdorë ndikimin e tij si partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik i Putinit për ta sjellë liderin rus në tryezën e negociatave.

Në shenjë zemërimi, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj kompanive të mëdha ruse të naftës më herët këtë muaj, gjë që Ministria e Jashtme e Kinës e kundërshtoi, duke thënë se “nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare”.

Në avionin presidencial më 25 tetor, Trump tha se blerja e naftës ruse nga Kina mund të diskutohen, por shtoi se Pekini po i kufizon ato “në mënyrë të konsiderueshme”, duke iu referuar raporteve se kompanitë shtetërore kineze po pezullojnë importet ruse.

Dennis Wilder, ish-këshilltar për Kinën në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së George W. Bush, tha për REL-in se Pekini mund të bënte më shumë për t’i ulur importet e naftës nga Rusia, por se është skeptik se takimi në Korenë e Jugut do të çojë në ndarjen e Xi-së nga Putini.

“Trump nuk i ka bërë vërtet trysni Pekinin për këtë çështje, për shkak të prioriteteve të tjera që ka me Xi Jinping”, tha Wilder. “Kina nuk do ta zvogëlojë mbështetjen e saj për luftën e Rusisë. Strategjikisht, Xija është i rreshtuar me Putinin dhe kjo nuk do të ndryshojë”.

Armëpushim në luftën tregtare?

Bessent tha më 26 tetor se pret që Kina të rifillojë blerjen e sojës amerikane dhe t’i shtyjë kontrollet e reja mbi mineralet e rralla, një grup prej 17 elementësh thelbësorë për bateritë e automjeteve elektrike, telefonat inteligjentë dhe teknologjitë e mbrojtjes.

The Wall Street Journal raportoi se Uashingtoni po shqyrton pezullimin e një tarife të re prej 100 për qind, që pritet të hyjë në fuqi më 1 nëntor, si dhe uljen e tarifës prej 20 në 10 për qind ndaj Kinës për rolin e saj në krizën e fentanilit në SHBA.

Në këmbim, Kina pritet të angazhohet për më shumë kontrolle mbi eksportin e kimikateve të përdorura për prodhimin e fentanilit, i cili është fajësuar për qindra mijëra vdekje nga mbidoza.

Pekini dhe Uashingtoni mund gjithashtu t’i ulin tarifat portale për anijet e njëri-tjetrit.

Sipas Sari Arho Havren, studiues i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Londër, marrëveshja e propozuar para bisedimeve ngjan me “një marrëveshje armëpushimi” në luftën tregtare.

Një lëvizje e tillë mund t’i ulë tensionet që kanë tronditur tregjet globale dhe ta lërë Kinën me një tarifë mesatare amerikane prej rreth 45 për qind, e cila është më në përputhje me partnerët e tjerë kryesorë tregtarë të SHBA-së.

“Si Uashingtoni ashtu edhe Pekini duan të fitojnë kohë”, tha Arho Havren. “Tregtia përbën vetëm një pjesë të vogël të përplasjes më të gjerë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.”

A do të flasin Trump dhe Xi për Tajvanin?

Një nga pikat e kamotshme më të ndjeshme midis Pekinit dhe Uashingtonit është Tajvani, një demokraci vetëqeverisëse për të cilën Kina pretendon se është e vetja.

Trump tha se Tajvani do të jetë një nga temat që do t’i flasë me Xinë.

Sipas politikës së kamotshme, Uashingtoni e ndjek një politikë “një Kinë” që e njeh Pekinin si qeverinë e vetme legjitime të Kinës dhe e pranon qëndrimin e tij se Tajvani është pjesë e territorit të saj, por nuk e miraton këtë pretendim. Kjo politikë bazohet në të ashtuquajturat “tri komunikata” që themeluan marrëdhëniet diplomatike SHBA-Kinë.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu i ofrojnë armë Tajvanit për vetëmbrojtje në bazë të Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin.

Gjatë fushatës, Trump ka qenë i paqartë për angazhimin ndaj ishullit dhe e ka goditur Tajvanin me tarifa, duke i kërkuar gjithashtu të investojë më shumë në mbrojtje dhe të zhvendosë më shumë prodhim të gjysmëpërçuesve në SHBA.

Në prag të takimit, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përjashtoi mundësinë që SHBA-ja të bëjë lëshime për Tajvanin në këmbim të një marrëveshjeje tregtare me Kinën.

“Nëse njerëzit shqetësohen se do ta marrim një marrëveshje tregtare në këmbim të braktisjes së Tajvanit, askush nuk po e shqyrton këtë”, tha ai për gazetarët.

Wilder, ish-këshilltar i presidentit Bush për politikën ndaj Kinës, tha se pret që Xija të përfitojë nga lodhja e Trumpit gjatë takimit dhe të përpiqet ta largojë atë nga linja e kujdesshme diplomatike e SHBA-së ndaj Tajvanit dhe Pekinit.

“I jepja presidentit Bush një kartë me shënime për t’u siguruar që e përdorte formulimin e saktë”, tha ai.

“Nëse thua se respektojmë ‘tri komunikatat’ para se ta përmendësh Aktin e Marrëdhënieve me Tajvanin, në sytë e Tajpeit dhe Pekinit dukesh sikur anon nga Kina”.

Nëse arrihet marrëveshja, çfarë ndodh më pas?

Shumëçka do të varet nga se për çfarë do të pajtohen realisht Trump dhe Xi në Korenë e Jugut. Derisa zyrtarët amerikanë kanë folur për shtyrjen e kufizimeve kineze për mineralet e rralla, mbetet e paqartë se sa do të zgjasë kjo dhe nëse përfshin edhe një ndalim tjetër të shpallur në prill.

Trump ka thënë se planifikon të udhëtojë në Pekin në fillim të vitit 2026 për t’u takuar me Xinë, dhe se kjo do të pasohet nga një vizitë e liderit kinez në SHBA më vonë gjatë atij viti.

Shumica e ekspertëve mendojnë se çdo marrëveshje e arritur në Korenë e Jugut do të përfaqësojë një armëpushim të përkohshëm që mund të hapë rrugën për dialog më të lartë diplomatik midis dy liderëve, megjithëse do të jetë shumë më e vështirë të zgjidhen tensionet më të larta gjeopolitike.

“Kina nuk ka gjasa të bëjë lëshime që dëmtojnë përpjekjet e saj për statusin e fuqisë së madhe apo për të fituar më shumë ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare”, theksoi Soong./REL

donald trump xi jinping

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje