LIVE UPDATES
Bota

Turqia nën mbikqyrje për shmangien e sanksioneve ndaj Rusisë

17 Janar 2024, 18:46 Nga I.A
Turqia nën mbikqyrje për shmangien e sanksioneve ndaj Rusisë
Turqi

TURQI- Uashingtoni po shton përpjekjet për të forcuar sanksionet ndaj Rusisë, përmes një pakete të dytë masash ndëshkimore, që synojnë të ndalojnë Turqinë të ndihmojë Moskën dhe partnerët e saj tregëtarë të shmangin sanksionet e vendosura për shkak sulmit ndaj Ukrainës.

Siç njofton nga Stambolli, korrespodenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, analistët thonë se suksesi i sanksioneve, apo dështimi i tyre, do të varet nga fakti se deri në cilën pikë janë të gatshme vendet, që të humbasin për shkak të kufizimit të lidhjeve tregtare me Rusinë.

Anija Grande Italia është një vizitore e rregullt e porteve turke, që shkarkon aty automjete italiane. Njësoj si me vende të tjera europiane, marrëdhëniet tregtare mes Italisë dhe Turqisë janë forcuar që kur nisi lufta në Ukrainë, çka përkon edhe me një rritje të tregtisë mes Rusisë dhe Turqisë.

Turqia është përdorur si një vend për të anashkaluar sanksionet, pasi Ankaraja thotë se nuk preket nga kufizimet.

“Turqia, është ende një importues i rëndësishëm i gazit rus dhe një destinacion i rëndësishëm për naftën bruto dhe lëndët djegëse, është një portë hyrëse për shumë transaksione financiare, furnizime me pajisje dhe gjithçka tjetër për Rusinë”, thotë Tatiana Mitrova, eksperte tregtie.

Që nga vendosja e sanksioneve kundër Moskës, shumë nga fqinjët e Rusisë kanë regjistruar gjithashtu rritje të tregtisë dypalëshe me vendet evropiane.

“Ka të bëjë me interesin kombëtar. Vendet që vetë mund të blejnë lëndë djegëse nga Rusia, kritikojnë të tjerët se e lehtësojnë këtë tregëti dhe të vazhdojnë të akuzojnë Turqinë për shmangie të sanksioneve. Pra, unë mund të kuptoj se ky është realiteti dhe kjo ndodh. Në këtë rast, çështja është nëse këto vende, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, do të ishin të gatshme të shtrëngonin sanksionet”, thotë Mustafa Aydin, nga Këshilli i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Turqi.

Muajin e kaluar, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden firmosi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e një pakete të dytë sanksionesh që kanë si objektiv institucionet financiare që bëjnë biznes me Rusinë. Masat mund të dëmtojnë ekonominë turke, e cila po përjeton vështirësi. Ankaraja thotë se sanksionet po dështojnë.

“Rusia po përfiton nga kjo situatë. Pse? Rusia po furnizon me naftë dhe gaz Indinë, Kinën, madje dhe shumë aleatë evropianë”, shprehet Mesut Casin, Këshilltar i Presidentit të Turqisë.

Autoritetet turke besojnë se duke mos u bërë pjesë e sanksioneve vendi i tyre mund të luajë një rol ndërmjetësues midis Rusisë dhe Ukrainës. Por analistët thonë se Ankaraja po mban shpresë që aleatët e saj perëndimorë të vënë në plan të parë interesat e tyre ekonomike dhe të votojnë kundër sanksioneve të tjera.

“Nëse e bëjnë këtë, jo vetëm që do të dëmtojnë Turqinë ose vende të tjera, por do të dëmtojnë veten dhe ekonomitë e tyre, ndaj dhe po e shmangin një gjë të tillë”, shton zoti Aydin.

Për momentin, nuk ka shenja të ndonjë ngadalësimi në portet dhe rrugët e ngarkuara detare të Turqisë, pasi tregtia mes Evropës dhe Turqisë, dhe Turqisë e Rusisë, vazhdon të lulëzojë, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për t’i shtrënguar Moskës lakun ekonomik.

Marrë nga VOA

turqi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës