20 Prill 2023, 14:27
Nga k.m.
Rack
GREQI- Reperi i njohur Rack, i cili u arrestua me akuzën e përdhunimit të një shqiptarje ka "thyen" heshtjen. Për herë të parë, në një intervistë që dha për ANT1.
“Kam shkuar në një koncert në Rethymno. Para se të shkonim në hotel morëm diçka për të ngrënë. Qëllimi im ishte të shkoja në hotel, të haja dhe të flija. Kështu shkuam në hotel, një miku im kishte një lidhje me një vajzë nga klubi, ai e ftoi, por e kuptuam të gjithë që ai nuk ishte në humor të bënte asgjë me shoqen. Kur u arrestova, kam falur namazin gjithë natën, kam folur me avokatët e mi, të shohim si do ta bëjmë. Nuk doja të më shihnin me reputacionin e përdhunuesit, pa qenë i tillë. Jam falenderues se po vazhdoj të ndjek ende ëndrrat e mia,"-tha ai.
Për mënyrën se si ndihej në lidhje me akuzat, ai tha: Kam rënë nga retë, sepse e di që nuk kam bërë kurrë një gjë të tillë dhe nuk do ta bëj. Nuk ka nevojë të tillë, unë nuk jam një person i tillë dhe ata që më njohin personalisht e dinë se sa shumë i dua dhe respektoj gratë dhe sa i mbroj ato. Pas vdekjes së babait, u rrita me tre gra: gjyshen, nënën dhe motrën, të cilat i dua dhe i respektoj me gjithë qenien time. Gjatë gjykimit të rastit tim, gjyshja merrte droga psikotrope, po ashtu edhe mamaja e motra. Ishin nën stres. Ky është përdhunim, unë jam i “përdhunuari” në këtë rast, kështu ndihem të paktën psikologjikisht pas asaj që kam kaluar. Kjo gjë mund ta shkatërronte karrierën time. Nuk kam bërë asgjë dhe këtë e tregon shumë qartë analiza e ADN. Kjo situatë më rrezikoi dhe lidhjen time Unë i them këto gjëra dhe dua të qaj.
Por rrëfimi i tij u mbyll edhe më errët pasi tregoi se shumë herë ka menduar që të vetëvritet, kjo pasi nuk e duronte dot presionin e akuzave që ishin ngritur ndaj tij.
"Po sikur të vrisja veten, si do i zinte gjumi? Me çfarë ndërgjegjie? Tre ditë në qendrën e paraburgimit, duke mos pasur asnjë komunikim, duke mos ditur se çfarë do të ndodhë, duke mos ditur se çfarë thonë njerëzit jashtë... sigurisht që më ka shkuar mendja dhe mua,"-e mbylli ai.
Ngjarja u pretendua se kishte ndodhur në fillim të muajit prill. E reja shqiptare tregoi se ka qenë duke u argëtuar në një klub të njohur, ku këndonte reperi. Më pas një bashkëpunëtor i tij e ka marrë në gjendje të dehur dhe e ka çuar në hotel në orët e para të së hënës. Aty, 23-vjeçari i ka ofruar një sasi kanabisi, duke bërë që vajza të humbasë kontrollin. Nga ky moment ajo pretendoi se ishte përdhunuar, por analizat treguan të kundërtën./Newsbomb.gr
rack
Bota
20 Prill 2023, 13:49
f.i
Mbreti Charles III
BRITANI E MADHE- Pasuria e Mbretit Charles III vlerësohet me shifrën marramendëse prej pothuajse 2 miliardë paund.&n...
Bota
20 Prill 2023, 14:24
a.l
Foto ilustruese
INDI- Temperatura rekord po regjistrohen në të gjithë rajonin e Azisë jugore dhe juglindore. Banorët nu...
Bota
20 Prill 2023, 14:17
A.B
Pasagjeret
SHBA- Kjo video tregon një pasagjer në një fluturim të Southwest Airlines për në Orlando&...
Bota
20 Prill 2023, 14:18
a.l
Kryeministri hungarez, Viktor Orban
HUNGARI- Shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulias njofton se Hungaria ka ndaluar impo...
Bota
20 Prill 2023, 14:05
a.l
26-vjeçarja në Kinë
KINË- Një 26-vjeçare nga Kina, e cila u arrestua pasi mori pjesë në një protest&...
Bota
20 Prill 2023, 13:37
a.l
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron mund të ketë shtyrë reformën e tij jopopullore të pensioneve...
Bota
20 Prill 2023, 13:29
f.i
foto ilustruese
MALI I ZI- Mali i Zi është vendi i parë në botë që 'Rakuten Viber' ka zgjedhur për të vën...
Bota
20 Prill 2023, 13:11
A.B
Mat Gaetz
SHBA- Kongresmeni republikan Mat Gaetz ishte i ashpër gjatë seancës dëgjimore të Kongresit amerikan, në ...
Bota
20 Prill 2023, 13:13
a.l
FOTOJA e shkrepur nga lufta në Mariupol fiton çmimin “Fotografia e Vitit të Shtypit Botëror”
UKRAINË...
Bota
20 Prill 2023, 13:07
a.l
Tulipanët në Holandë
HOLANDË- Një nga kopshtet më të mëdha të tulipanëve në botë, Keukenh...