6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjatë bisedës telefonike të martën, dy liderët nuk arritën ta arrijnë synimin e Uashingtonit për një armëpushim 30-ditor, pasi në komunikatën e Kremlinit pas telefonatës thuhej se Putini u pajtua për ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të mërkuërn se Rusia e sulmoi infrastrukturën energjetike të Ukrainës vetëm disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit amerikan, Donald Trump, se do t'i ndërpriste sulmet e tilla gjatë bisedimeve për një armëpushim të mundshëm në luftën kundër Ukrainës.
Gjatë bisedës telefonike të martën, dy liderët nuk arritën ta arrijnë synimin e Uashingtonit për një armëpushim 30-ditor, pasi në komunikatën e Kremlinit pas telefonatës thuhej se Putini u pajtua për ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.
Formulimi në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë dalloi, pasi ajo iu referua një “armëpushimi për energjinë dhe infrastrukturën”. Ajo u pajtua gjithashtu për gjetjen e një armëpushimi në Detin e Zi si hap drejt një marrëveshjeje më të gjerë për armëpushim.
Megjithatë, në fushën e betejës duket se shumë pak ka ndryshuar, pasi Ukraina dhe Rusia ende po e akuzojnë njëra-tjetrën për sulme.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i dënoi "sulmet direkte ndaj infrastrukturës civile", duke theksuar se një spital në qytetin verilindor Sumi ishte ndër ndërtesat e goditura në sulmet ruse të mërkurën.
"Këto sulme të natës nga Rusia po shkatërrojnë sektorin tonë të energjisë, infrastrukturën tonë dhe jetën normale të ukrainasve. Dhe fakti që edhe kjo natë nuk ishte përjashtim tregon se trysnia mbi Rusinë duhet të vazhdojë për hir të paqes", tha Zelensky.
Zelensky nuk përmendi infrastrukturën specifike të energjisë së sulmuar nga Rusia pas telefonatës Trump-Putin. Por, Hekurudhat Shtetërore të Ukrainës thanë të mërkurën në këto sulme u godit infrastruktura e energjisë që lidhet me sistemin hekurudhor në rajonin Dnipropetrovsk.
"Disa segmente kanë mbetur pa energji, por trafiku i trenave vazhdon sipas orarit. Ndërkohë që po punonim për të eliminuar pasojat, armiku kreu një tjetër sulm", thanë Hekurudhat Ukrainase në Telegram, duke shtuar se nuk ka viktima.
Gjatë luftës, Rusia ka shkatërruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës në përpjekje për t’i demoralizuar qytetarët e vendit duke i privuar ata nga energjia elektrike dhe ngrohja në mes të dimrit.
Në deklaratën e Kremlinit për telefonatën Trump-Putin, thuhej se Putini kishte "përgjigjur pozitivisht" ndaj iniciativës së Trump për një pauzë 30-ditore në sulmet ndaj kësaj infrastrukture, "dhe menjëherë lëshoi urdhrin përkatës për ushtrinë ruse."
Ndërkohë, dronët ukrainas goditën një depo nafte në rajonin Krasnodar të Rusisë gjatë natës, duke ndezur një zjarr dhe dëmtuar një tubacion, konfirmuan zyrtarët rusë të emergjencës, duke shtuar se nuk ka pasur viktima.
Derisa Trumpi e përshkroi telefonatën e tij me Putinin si "shumë të mirë dhe produktive" në një postim në Truth Social, Zelensky shprehu zhgënjim për rezultatin e saj, duke thënë se kjo tregon që Putini nuk është e interesuar për paqe dhe është i vendosur "ta zvarrisë luftën".
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se shkatërroi 57 dronë ukrainas që fluturonin mbi disa rajone të ndryshme ruse mëngjesin e së mërkurës. Aktiviteti i dronëve rusë u raportua në disa rajone të Ukrainës, përfshirë rreth kryeqytetit Kiev, ukrainas./REL
Arben Taravari MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Arben Taravari ka folur sot sërish p&e...
Astronautët FLORIDA- Astronautët e NASA-s Butch Wilmore dhe Sunny Williams pas nëntë muajsh në hapësirë, janë kthye...
Millosh Vuçeviç SERBIA- Kryeministri në dorëheqje i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se i ka dërguar një ...
Zelensky, Trump, putin UKRAINË - Rusia sulmoi Ukrainën me dronë kamikaze dhe raketa S-300 tokë-ajër gjatë natës, kan&eum...
Imamoglu TURQI - Autoritetet turke e kanë arrestuar të mërkurën rivalin kryesor të presidentit Recep Tayyip Erdogan, Ekrem Imamogl...
Foto nga vendi i ngjarjes MAQEDONIA E VERIUT- Pamje të tjera janë publikuar në media nga nata tragjike në diskotekën në ...
Foto nga vendi i ngjarjes MAQEDONIA E VERIUT- Katër personat e lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan janë tra...
Foto ilustruese SHBA - Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara vendosi që Departamenti për Efikasitet Qeveritar (DOGE) me gjas...
Foto ilustruese EUROPA- Vetëm dy javë pas një samiti të Bashkimit Evropian ku udhëheqësit e bllokut u zotuan t'i shpenzojn&eu...
Donald Trump SHBA - Donald Trump u ka ofruar armiqve të Amerikës një "dhuratë masive" - kështu e sheh Stephen Capus, drejtu...