LIVE UPDATES
Bota

Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë

Forcat ajrore ukrainase thanë se arritën të rrëzonin 510 dronë dhe 38 raketa, megjithatë pesë raketa dhe 24 dronë goditën shtatë lokacione.

30 Gusht 2025, 16:41 Nga r.ll
Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë
foto ilustruese

UKRAINË- Forcat ukrainase goditën me dronë dy rafineri të mëdha nafte në Rusi – Krasnodarin në jug dhe Syzranin në rajonin e Samaras – gjatë natës së 30 gushtit, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në objekte kyçe për furnizimin me karburant të njësive ushtarake ruse.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, operacionet, të zhvilluara në bashkërendim me Forcat e Operacioneve Speciale, kishin për qëllim t’i zvogëlonin mundësitë ofensive të Rusisë dhe ta vështirësonin furnizimin e trupave të saj me karburant.

Rafineria e Krasnodarit prodhon rreth 3 milionë tonë benzinë, naftë dhe karburant aviacioni në vit, ndërsa uzina e Syzranit mund të përpunojë deri në 8.5 milionë tonë çdo vit.

Ende nuk janë bërë vlerësimet e dëmeve dhe nuk është raportuar për viktima.

Ndërkohë, forcat ruse ndërmorën një nga ofensivat më të mëdha ajrore të javëve të fundit, duke lëshuar 537 dronë dhe 45 raketa në objektiva në mbarë Ukrainën.

Forcat ajrore ukrainase thanë se arritën të rrëzonin 510 dronë dhe 38 raketa, megjithatë pesë raketa dhe 24 dronë goditën shtatë lokacione.

Në Zaporizhja, sulmet ruse vranë një person dhe plagosën 22 të tjerë, mes tyre tre fëmijë. U dëmtuan zona banimi, pallate dhe objekte industriale.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Moskën për përdorimin e vonesave diplomatike për të intensifikuar sulmet dhe bëri thirrje për sanksione më të forta ndaj sektorëve bankarë dhe energjetikë rusë.

Nuk është caktuar ende ndonjë datë e re për bisedime të mëtejshme mes dy qeverive.

Ukraina e ka pranuar një propozim amerikan për armëpushim dhe kërkon një takim mes Putinit dhe Zelenskyt, por Moska nuk është pajtuar.

“E vetmja mënyrë për të rihapur një dritare mundësish për diplomacinë është përmes masave të ashpra ndaj të gjithë atyre që financojnë ushtrinë ruse dhe përmes sanksioneve efektive ndaj vetë Moskës – sanksione bankare dhe energjetike”, shkroi Zelensky në X më 30 gusht.

Një ditë më parë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti qëndrimin e Moskës se presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi me Zelenskyn, por theksoi se një takim i tillë do të ndodhte vetëm pasi të bëhej përparim “në nivel ekspertësh.”

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara miratuan një marrëveshje prej 8.5 miliardë dollarësh për shitjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në Danimarkë, e cila planifikon t’ia dërgojë ato Ukrainës për të forcuar mbrojtjen ajrore.

Vende të tjera të NATO-s po mbajnë qëndrime të ngjashme, duke iu përgjigjur kërcënimeve të shtuara, ndërsa financimi amerikan për transferimin e armëve mbetet i pasigurt./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë