9 Mars 2025, 17:33
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar atë se po merrte shumë nga SHBA-të dhe nuk i falenderoi asnjëherë. Në një intervistë në Fox News, Trump tha se presidenti ukrainas mori para nga administrata e Joe Biden “si karamele nga një fëmijë”.
I pyetur nga gazetarja e Fox News Maria Bartiromo për mundësinë që Ukraina mund të mos mbijetojë nëse SHBA tërhiqte ndihmën e saj, Trump tha se vendi mund të mos mbijetojë gjithsesi. Ai përsëriti se kjo luftë nuk duhej të ndodhte, oor ndodhi dhe ne u kapëm në këtë rrëmujë. Trump gjithashtu pretendoi se askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se ai.
Ai po ashtu u shfaq pozitiv në lidhje me mundësinë e shkurtimit të shpenzimeve të mbrojtjes amerikane. Trump tha më tej se armët bërthamore janë një kërcënim më i madh se ndryshimi i klimës dhe se njerëzit po flasin për klimën në vend të armëve bërthamore. Sa i përket Iranit, ai tha se mund të merret me të ose ushtarakisht ose me marrëveshje.
"Unë preferoj marrëveshjen sepse nuk dua të dëmtoj popullin iranian," shpjegoi ai.
Së fundi, duke justifikuar tarifat, Trump tha se për vite me radhë, globalistët kanë vjedhur nga Shtetet e Bashkuara. Ai la të kuptohet gjithashtu se tarifat kundër Meksikës dhe Kanadasë mund të rriten në të ardhmen.
"Ata na marrin para dhe ne bëjmë vetëm një pjesë të tyre dhe ne do ta trajtojmë vendin tonë me drejtësi. Ky vend është vjedhur nga çdo komb në botë dhe çdo kompani në botë. Ata na kanë vjedhur në nivele që nuk i kemi parë kurrë më parë dhe ajo që do të bëjmë është ta kthejmë atë," tha Trump.
donald trump
Bota
9 Mars 2025, 16:53
E. D
Karina Gould, Frank Baylis, Chrystia Freeland dhe Mark Carney
KANADA- Kanadaja pritet të ketë një kryeministër të ri ndërsa ...
Bota
9 Mars 2025, 16:51
B.Z
Foto ilustruese
IZRAEL - Izraeli tha se do të dërgojë një delegacion në Katar të hënën “në përpjekj...
Bota
9 Mars 2025, 16:42
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia ka kryer qindra sulme kundër ukrainas...
Bota
9 Mars 2025, 16:34
E. D
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se BE mbetet e përkushtuar ndaj strategjisë s...
Bota
9 Mars 2025, 16:12
B.Z
Foto ilustruese
KALIFORNI - Në një fitore për kompaninë X të miliarderit Elon Musk. Shteti i Kalifornisë nuk do t’u k&e...
Bota
9 Mars 2025, 16:03
E. D
Papa Françesku
ROMË- Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku po tregon një përmisim gradual pas më shumë se tre ...
Bota
9 Mars 2025, 14:57
I.A
SIRI- Udhëheqësi sirian Ahmed Sharaa bëri thirrje për paqe të dielën pasi qindra vetë u vranë në dhunën m&eu...
Bota
9 Mars 2025, 14:40
I.A
Elon Musk
SHBA- Miliarderi Elon Musk ka kërkuar daljen së SHBA-së nga NATO, duke thënë në platformën e tij të media...
Bota
9 Mars 2025, 14:05
I.A
SHBA- Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova i bashkohet deklaratës së sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe rithekson mbështet...
Bota
9 Mars 2025, 13:47
I.A
AUSTRALI- Një puntore ndërtimi femër ka nxjerrë në pah standardet e dyfishta midis djemve që mund të punojnë pa kë...