LIVE UPDATES
Bota

Vance: SHBA po punon për të caktuar një takim Trump-Putin-Zelensky dhe për të diskutuar fundin e luftës në Ukrainë

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe fuqive të Kontinentit të Vjetër këmbëngulën dje që Kievi të marrë pjesë në negociatat SHBA-Rusi, disa ditë para samitit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin të planifikuar për të premten në Alaska.

11 Gusht 2025, 11:38 Nga r.ll
Vance: SHBA po punon për të caktuar një takim
vance

SHBA- Shtetet e Bashkuara po punojnë për të caktuar një takim midis Donald Trump dhe homologëve të tij nga Rusia, Vladimir Putin dhe Ukraina, Volodymyr Zelenskyy. Kështu ka deklaruar zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance, ndërsa aleatët evropianë të Ukrainës ushtruan presion mbi Zelenskyn që të merrte pjesë në samitin SHBA-Rusi në Alaska.

“Një nga pengesat më të mëdha është se Vladimir Putin ka thënë se nuk do të ulet kurrë në të njëjtën tryezë me Zelenskyn, udhëheqësin ukrainas, dhe presidenti (Trump) ka arritur ta ndryshojë këtë”, tha J.D. Vance në një intervistë me rrjetin konservator Fox News që u transmetua të dielën.

Qeveria amerikane, shtoi ai, tani po punon për të caktuar momentin kur këta tre udhëheqës mund të ulen dhe të diskutojnë fundin e konfliktit në Ukrainë. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe fuqive të Kontinentit të Vjetër këmbëngulën dje që Kievi të marrë pjesë në negociatat SHBA-Rusi, disa ditë para samitit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin të planifikuar për të premten në Alaska.

Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje gjithashtu aleatëve të tij evropianë, kryesisht Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat gjithashtu janë lënë mënjanë nga bisedimet, të përcaktojnë një qasje të përbashkët.  Një “takim urgjent” me anë të videokonferencës është planifikuar gjithashtu për sot midis ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së dhe homologut të tyre ukrainas.

Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, nga ana e tij, la të kuptohej gjithashtu dje, të dielën, se presidenti ukrainas mund të marrë pjesë në samit.

“Po, mendoj pa dyshim se është e mundur”, u përgjigj diplomati amerikan, kur u pyet nga CNN nëse kreu i shtetit ukrainas mund të jetë i pranishëm në Alaska.

“Nuk mund të ketë marrëveshje, sigurisht, nëse të gjitha palët nuk e nënshkruajnë atë. Dhe padyshim përparësia absolute është t’i japim fund luftës”, tha Whitaker.

Megjithatë, në fund të fundit, Donald Trump do të jetë ai që do të vendosë, paralajmëroi ambasadori i SHBA-së në NATO.

“Nëse ai mendon se ftesa e Zelensky-t është skenari më i mirë, atëherë do ta bëjë”, siguroi ai. Por nuk është marrë asnjë vendim, theksoi Whitaker, një ish-prokuror federal.

vance shba ukraine rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës