Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vdekja e Prigozhin/ Zyrtari ukrainas: Një terrorist më pak është më mirë për ne
Autoriteti rus i Aviacionit Civil zyrtarisht deklaroi se Prigozhin dhe njeriu i tij i afërt Dmitry Utkin ishin në bordin e avionit, ndërsa kanali Telegram Grey Zone i lidhur me Wagner, tha gjithashtu se trupi i liderit të tyre u gjet në rrënoja.
24 Gusht 2023, 12:59Nga a.l
Prigozhin
RUSI- Një këshiltar i ministrit të Mbrojtjes së vendit u shpreh se vdekja e Prigozhin është një lajm i mirë për Ukrainën, ka thënë një këshilltar i ministrit të mbrojtjes të vendit, shkruajnë mediat e huaja.
"Një terrorist më pak do të thotë më shumë destabilitet në Rusi. Është përsëri një shenjë tjetër e Rusisë duke u bërë një shtet i dështuar i cili drejtohet nga një terrorist që ka frikë nga populli i tij. Dhe nga ku e shohim, çdo gjë që e bën Rusinë të dobët, na bën më të fortë," tha Yuri Sak për programin Today të Radio 4 më herët.
Autoriteti rus i Aviacionit Civil zyrtarisht deklaroi se Prigozhin dhe njeriu i tij i afërt Dmitry Utkin ishin në bordin e avionit, ndërsa kanali Telegram Grey Zone i lidhur me Wagner, tha gjithashtu se trupi i liderit të tyre u gjet në rrënoja.
Kujtojmë se pasi miliarderi 62-vjeçar drejtoi një grusht shteti kundër pushtetit të Vladimir Putin dy muaj më parë dhe ishte paralajmëruar se jeta e tij ishte në rrezik.