LIVE UPDATES
Bota

Verdikt i vonuar por historik, Gjykata Federale: Sekretarja e kampit ka ndihmuar krimet naziste!

Ajo ishte 18 vjeç kur filloi të punonte si stenografe në kampin e përqendrimitStutthof pranë Danzigut. Por a ishte përgjegjëse Irmgard Furchner për tmerrin që ndodhte nën dritaren e saj në këtë kamp ku u vranë dhjetëra mijëra njerëz?

20 Gusht 2024, 22:55 Nga N.F
Verdikt i vonuar por historik, Gjykata Federale: Sekretarja e kampit ka ndihmuar
Irmgard Furchner

GJERMANI- Në procesin mbase të fundit për krimet e nazizmit merret vendimi për dënim. Gjykata Federale konstatoi se sekretarja e kampit të përqendrimit ishte fajtore. Ajo ishte 18 vjeç kur filloi të punonte si stenografe në kampin e përqendrimit Stutthof pranë Danzigut. Por a ishte përgjegjëse Irmgard Furchner për tmerrin që ndodhte nën dritaren e saj në këtë kamp ku u vranë dhjetëra mijëra njerëz?

Gjykata Federale e Drejtësisë (BGH), që është gjykata më e lartë në Republikën Federale, të martën konfirmoi një vendim të mëparshëm të gjykatave më të ulëta kundër Irmgard Furchner tani 99-vjeçare. Ish-sekretarja u dënua me dy vjet dënim me kusht nga Gjykata Rajonale e Itzehoe në dhjetor 2022 për ndihmën dhe nxitjen e vrasjeve në 10.505 raste.

BGH konfirmon vendimin e mëparshëm

BGH hodhi poshtë ankesën e Furchner kundër dënimit të saj nga gjykata rajonale. Trupi gjykues e sheh si të provuar se Furchner dha një kontribut vendimtar në funksionimin e kampit të përqendrimit përmes punës së saj si sekretare e komandantit të kampit Paul Werner Hoppe. Sipas BGH, përmes punës së saj ajo ndau përgjegjësinë për vrasjen sistematike të të burgosurve. Rreth 65.000 njerëz vdiqën në kampin gjerman të përqendrimit Stutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj, partizanë polakë dhe robër lufte nga vendet sovjetike.

Avokatët e Furchner argumentonin se ajo nuk ishte në dijeni se ishte pjesë e aparatit vrasës. Ajo e kishte kryer punën e saj si "punë normale sekretareje”. Për më tepër, bashkëpunimi i saj konkret në vrasje nuk mund të provohet, sepse mbeti e paqartë se cilat urdhra dhe çfarë letrash ka shkruar ajo në mënyrë specifike.

Skeretarja në "qendrën" e kampit

Megjithatë, BGH ndoqi argumentet e Prokurorisë Federale dhe hodhi poshtë argumentin e mbrotjes se aktiviteti i saj ishte thjesht i natyrës së përditshme. Ajo kishte "njohuri për veprimet kriminale të vrasësve kryesorë që ajo mbështeti” dhe "se ajo ka shprehur solidaritet me ta përmes shërbimeve që ajo ofronte”.

Ose, siç tha Udo Weiß në emër të aktakuzës: Irmgard Furchner u ul drejtpërdrejt dhe vullnetarisht në "qendrën" e kampit të përqendrimit. Në proces u fol edhe për dimensionin historik të procesit.

Verdikt i vonuar por historik

Në gjyqin kundër Irmgard Furchner, për herë të parë është akuzuar dhe dnuar një punonjës civil në kampe. Me këtë vendim, Gjykata Federale e Drejtësisë, dërgon një sinjal të mëtejshëm se edhe personat që kanë bërë "vetëm” veprimtari administrative në kampet e përqendrimit mund të mbahen përgjegjës për krimet e regjimit nazist. Gjyqi i Irmgard Furchner u regjistrua për qëllime historike, sepse konsiderohet të jetë me "rëndësi të jashtëzakonshme historike bashkëkohore". Mosha e vjetër e autorëve të mundshëm mund të jetë një problem i madh dhe një garë me kohën, për rastet e tjera.

Për Christoph Heubner, kryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Aushvicit, ky gjykim është shumë i rëndësishëm. Duke pasur parasysh kriminelët e paktë që kanë dalë para gjykatave në Gjermani, ky vendim ka një rëndësi të veçantë. Procesi ka rëndësi edhe për shumë autorë të tjerë të krimeve "që ndanë përgjegjësinë në aparatin e vrasjeve të kampeve të përqendrimit dhe nuk u nxorën kurrë para drejtësisë në Gjermani. Në vend të përgjegjësisë, ata mundën të gëzonin pensionin e tyre në paqe"./DW

 

gjykata federale krime naziste irmgard furchner

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet