LIVE UPDATES
Bota

Vëzhguesi global i urisë: Qyteti i Gazës është përfshirë zyrtarisht nga zia e bukës! Netanyahu: Një gënjeshtër e madhe

Ky përcaktim i IPC-së vjen pasi për muaj të të tërë organizatat humanitare paralajmëruan se kufizimet që Izraeli i ka vendosur ndaj ushqimit dhe ndihmave të tjera në Gazë, si dhe lufta e ushtrisë izraelite, po shkaktonin shkallë të larta të urisë mes civilëve palestinezë, sidomos fëmijëve.

22 Gusht 2025, 18:02 Nga r.ll
Vëzhguesi global i urisë: Qyteti i Gazës është
foto ilustruese

GAZA- Autoriteti kryesor botëror për krizat ushqimore njoftoi të premten se qyteti më i madh i Rripit të Gazës është përfshirë nga zia e bukës dhe se ajo ka gjasa të përhapet në të gjithë Gazën, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për armëpushim dhe për heqjen e kufizimeve ndaj ndihmave humanitare.

Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore, apo IPC, tha se zia e bukës po ndodh në Qytetin e Gazës, ku jetojnë qindra mijëra palestinezë, dhe se ajo mund të përhapet drejt jugut në Deir al-Balah dhe Han Junis deri në fund të muajit të ardhshëm.

Ky përcaktim i IPC-së vjen pasi për muaj të të tërë organizatat humanitare paralajmëruan se kufizimet që Izraeli i ka vendosur ndaj ushqimit dhe ndihmave të tjera në Gazë, si dhe lufta e ushtrisë izraelite, po shkaktonin shkallë të larta të urisë mes civilëve palestinezë, sidomos fëmijëve.

Izraeli e hodhi poshtë qëndrimin e IPC-së. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e quajti atë “gënjeshtër të hapur”. Kjo është hera e parë që IPC-ja konfirmon zyrtarisht zi buke në Lindjen e Mesme. Raporti i IPC-së pritet ta rrisë trysninë ndërkombëtare mbi Izraelin, i cili është në një luftë të përgjakshme me Hamasin që nga sulmi që grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE e kreu në Izrael më 7 tetor 2023.

Izraeli thotë se ka për qëllim ta ashpërsojë luftën duke rimarrë nën kontroll Qytetin e Gazës dhe bastionet e tjera të Hamasit, pavarësisht se ekspertët paralajmërojnë se kjo do ta rëndojë edhe më shumë krizën e urisë.

IPC-ja theksoi se uria është shkaktuar nga luftimet dhe bllokimi i ndihmave, si dhe është përkeqësuar nga shpërnguljet e mëdha dhe dështimi i prodhimit ushqimor në Gazë, duke e çuar urinë në shkallë kërcënuese për jetën banorëve në të gjithë vendin pas 22 muajsh lufte.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gazë, rreth një e katërta e popullsisë, po përballen me shkallë katastrofike të urisë dhe shumë prej tyre rrezikojnë të vdesin nga shkaqe të lidhura me kequshqyerjen, tha raporti i IPC-së.

Muajin e kaluar, IPC-ja paralajmëroi se “skenari më i keq i urisë” po zhvillohej në Gazë, por nuk kishte bërë përcaktim zyrtar. Netanyahu mohon se ka uri në Gazë, duke i quajtur raportet për urinë “gënjeshtra” të promovuara nga Hamasi.

“Raporti i IPC-së është një gënjeshtër e hapur. Izraeli nuk ka politikë të urisë. Izraeli ka politikë për të parandaluar urinë”, tha zyra e tij në një postim në X.

Edhe Ministria e Jashtme e Izraelit hodhi poshtë gjetjet, duke thënë se mbi 100.000 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gazë që nga nisja e luftës, përfshirë një rritje të madhe në javët e fundit.

Por, ekspertët theksojnë se Gaza është ende duke u rimëkëmbur nga forcimi i bllokadës prej fillimit të marsit deri në mesin e majit, kur Izraeli ndaloi futjen e ushqimeve, barnave dhe mallrave të tjera.

“Një numër gjithnjë në rritje i njerëzve, sidomos fëmijët e vegjël, po vdesin nga uria dhe sëmundje të parandalueshme, sepse Izraeli e ka bërë urinë pjesë thelbësore të fushatës për të kontrolluar Rripin”, tha Chris Newton, analist i Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

Ai shtoi se plani i Izraelit për ta përshkallëzuar luftën në Qytetin e Gazës vetëm disa javë pasi u dha paralajmërimi për fillimin e urisë tregon se “uria është e qëllimshme dhe se Izraeli po e përdor atë si armë”.

Netanyahu thotë se nevojitet më shumë trysni ushtarak për t’i arritur synimet e Izraelit: lirimin e pengjeve që mbahet nga Hamasi dhe asgjësimin përfundimtar të grupit militant.

Si përcaktohet zia e bukës?

IPC-ja tha se raporti i publikuar të premten përfshin vetëm njerëzit që jetojnë në qarqet e Gazës, Deir al-Balah dhe Han Junis. Nuk u arrit të klasifikohej qarku i Gazës veriore për shkak të mungesës së qasjes dhe të dhënave, ndërsa popullsia e mbetur në Rafah u përjashtua, pasi është kryesisht e pabanuar.

OKB-ja është ankuar për pengesa në shpërndarjen e ndihmës në Gazë, duke fajësuar Izraelin dhe gjendjen e pasigurt. Nga ana tjetër, Izraeli ka kritikuar operacionin e udhëhequr nga OKB dhe akuzon Hamasin për vjedhjen e ndihmave, gjë që ky i fundit e mohon.

Ky është rasti i pestë në 14 vjetët e fundit që IPC-ja shpall zyrtarisht zinë e bukës - një iniciativë që përfshin 21 organizata ndihmash, agjenci të OKB-së dhe organizata rajonale, e financuar nga Bashkimi Evropian, Gjermania, Britania dhe Kanadaja.

FotogaleriBota lëshon ndihma nga ajri për ta lehtësuar zinë e bukës në Gazë
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi vrau 1.200 njerëz në jug të Izraelit dhe mori rreth 250 pengje, sipas shifrave izraelite.

Prej atëherë, më shumë se 62.122 palestinezë janë vrarë gjatë luftës së Izraelit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila është pjesë e qeverisjes së Hamasit dhe e përbërë nga profesionistë mjekësorë.

Përveç këtij bilanci, 154 të rritur kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me kequshqyerjen nga fundi i qershorit, kur Ministria nisi t’i llogariste këto raste, dhe 112 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja që prej fillimit të luftës. Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti po përpiqen të ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund konfliktit./REL

uria ne gaza benjamin netanyahu lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës