31 Dhjetor 2025, 07:39
Nga D.S
foto nga vendngjarja
PERU- Një makinist treni ka vdekur dhe të paktën 40 persona janë plagosur në një përplasje hekurudhore ballë për ballë pranë atraksionit turistik më të njohur të Perusë, Machu Picchu. Dy trena u përplasën në shinën e vetme që të çon në qytetin e lashtë Inka të martën, sipas një deklarate nga qeveria lokale.
Mediat e huaja shkruajnë se, 20 ambulanca kishin mbërritur në vendngjarje dhe se të plagosurit ishin transferuar në mjediset mjekësore në qytetin fqinj të Cuscos. Ambasada amerikane në Peru tha se qytetarë amerikanë u plagosën në aksident, por policia ende nuk ka konfirmuar identitetin e askujt të përfshirë në incident.
Sipas mediave peruane, qindra turistë mbeten në vendngjarje duke pritur evakuimin, i cili është penguar nga terreni i vështirë përreth vendit të rrëzimit. Të paktën 20 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, tha një zyrtar shëndetësor për agjencinë e lajmeve Reuters.
Përplasja ndodhi në binarë që lidh stacionin Ollantaytambo dhe Aguas Calientes, qytetin më të afërt me Machu Picchu. Udhëtimi midis dy stacioneve zakonisht zgjat rreth 90 minuta. Dy trenat e përfshirë në aksident operoheshin përkatësisht nga PeruRail dhe Inca Rail.
“Na vjen shumë keq për atë që ka ndodhur”, tha PeruRail në një deklaratë, duke shtuar se stafi i saj kishte ofruar menjëherë ndihmën e parë për makinistin e trenit, drejtuesin e trenit dhe pasagjerët e përfshirë në incident. Shkaku i aksidentit nuk është bërë ende i qartë.
BBC shkruan se, aksidenti vjen në mes të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme midis ofruesve të transportit për në vendin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, me komunitetet lokale të pakënaqura me atë që ata e quajnë një proces tenderimi jo mjaftueshëm të hapur. Trenat dhe autobusët që çojnë turistët në qytetin e lashtë kanë çmime të larta biletash dhe mund të jenë shumë fitimprurës për shkak të aksesit të kufizuar.
I ndërtuar në Andet Peruviane në shekullin e 15-të, qyteti Inkas i Machu Picchu është një nga Shtatë Mrekullitë Moderne të Botës. Vizitorët mund të marrin një seri trenash dhe autobusësh për të arritur në vend, ose të bëjnë një shëtitje përgjatë shtegut Inka me një operator turistik të regjistruar. Në vitin 2011, zyrtarët zbatuan një kufizim ditor të vizitorëve për të mbrojtur dhe ruajtur vendin, por shqetësimet mbeten në lidhje me turizmin e tepërt./Dosja.al
aksident ne machu pichu aksident hekurudhor
Bota
30 Dhjetor 2025, 22:53
I.A
GJERMANI- Hajdutët përdorën një shpues të madh për të thyer një kasafortë në një degë banke në...
Bota
30 Dhjetor 2025, 21:58
I.A
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se një vizitë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump n&eu...
Bota
30 Dhjetor 2025, 21:15
I.A
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të martën se kushti i vetëm që Serbia ka lidhur me shitjen e In...
Bota
30 Dhjetor 2025, 20:49
E.d
Tatiana Schlossberg
SHBA- Tatiana Schlossberg, mbesa më e vogël e Presidentit John F. Kennedy, ka vdekur në moshën 35-vjeça...
Bota
30 Dhjetor 2025, 20:42
E.d
Foto ilustruse
TURQI- Dy anije cisternë janë përplasur në Detin e Marmarasë. Në lagjen Floria të Stambollit, d...
Bota
30 Dhjetor 2025, 19:37
E.d
Foto ilustruse
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha nënjë konferencë se, njohja e Somalilandit nga Izraeli ës...
Bota
30 Dhjetor 2025, 19:26
E.d
Foto ilustruse
HOLANDA- Policia holandeze ka arrestuar një 29-vjeçar sirian, i cili besohet të jetë anëtar i...
Bota
30 Dhjetor 2025, 18:17
E.d
Foto ilustruse
ARABIA SAUDITE- Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan tërheqjen e forcave të tyre të mbetura nga Jemeni , pas nj...
Bota
30 Dhjetor 2025, 18:13
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme pre...
Bota
30 Dhjetor 2025, 17:24
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Persona të panjohur hynë me forcë në një degë banke në zonën e Gelsenkirchenit në Nor...